Alket Voshtina, i biri i Artan Voshtinës, dhe Bledar Voshtina, vëllai, i ftuar në emisionin Shqipëria Live, flasin se çfarë ndodhi me 23 shkurt.
Të ftuarit thanë se donin të jepnin dritë për humbjen e familjarit të tyre.
Vdekja e tij u bë mediatike, pas një statusi të ish-deputetit të PD-së së Fierit, Luan Baci, ku sipas familjarëve, është politizuar dhe keqpërdorur.
Bledari i thotë se Artani ka qenë protestues, që nga të parët, madje ditën që ndërroi jetë ka qenë në protestë në Ballsh dhe pas asaj shkoi në shtëpinë e tij në Fier. Artani nuk ka qenë pjesë e grevës, kur ka ndodhur fatkeqësia, arresti kardiak ka qenë në gjumë. Ai ishte i lumtur, pasi kishte dhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij. Artani është përshkruar si një njeri i mjerë, kur nuk është e vërtetë. Naftëtarët janë në gjendje të vështirë, por Artani nuk ishte pa bukë.
“Luan Baci e politizojë e bëri mediatike, ai ka thënë që e njihte, po nëse e njihte di ishte prezent në varrimin e tij, ose në shtëpi. Pres të kërkojë ndjesë, ose nëse Luani do vazhdojë do e ndjek në rrugë ligjore.” tha Bledari, i cili e ka pyetur ish deputetin:
” Pse e bërë atë status,- ai nuk e pranon që është politike – e ka bërë sipas tij për të ndihmuar naftëtarët e Mallakastrës, por kjo tragjedi nuk duhej të përdorej. Le të shkojë atje të gjej zgjidhje.” tha Ai.
I biri i të ndjerit, Alketi u shpreh se:”Në datën 23 shkurt, në bënë përshtypjen pse është politizuar se në mediat thuhej se stresi e vrau. Ai ishte i lumtur, mami kishte ditelindjen. Madje para gjumit i kishte thënë mamit ndihem shumë i lumtur dhe shumë i plotësuar. Babi ka qenë gjithmonë i qetë, se kam parë kurrë të stresuar. ”
Alketit i ka bërë përshtypje se në media u fol edhe për gjendjen jo të mirë ekonomike, “ndërkohë-thotë ai- nuk është e vërtetë, askush nuk e di gjendjen tonë ekonomike. Kam lexuar tituj që thonë babai nuk iku në spital se nuk kishim të ardhura, nuk është e vërtetë edhe nëse babait kishte rroga të prapambetura , unë dhe mami punonim. Ku i ka gjetur Luan Baci faktet që flet për prindin tim, të dalësh në protestë nuk do të thotë që s ke bukë por që kërkon të drejtat e tij.”
Ndërsa përsa i përket pengjeve të Artanit, familjarët shprehen:” Babi nuk ka ikur me pengje, babi e shijonte jetën në maksimum” thotë Alketi. Prej disa muajsh naftëtarët e Ballshit protestojnë për shlyerjen e 5 pagave të prapambetura dhe vazhdimësinë e punës së Uzinë. 10 prej tyre që nga data 18 janar kanë hyrë në grevë urie.
Një ndër 870 punonjës të rafinerisë së Ballshit që ka marrë pjesë në protesta ka qëne edhe Artan Voshtina, i cili natën e 23 shkurtit ndërroi jetë, si pasojë e atakut kardiak
Kjo ngjarje nga politika si fillim e më pa nga media u referua se ndodhi për arsye se i ndjeri kishte qenë në grevë urie.
U shkrua se Artani nuk u ndie mirë ne greve, se vuante prej kohësh, se ndërrojë jetë nga trishtimi, të gjitha këto fjalë e morën zanafillën nga një status i Deputetit të PD-së se Fierit Luan Baci në rrjetin e tij:
“Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur, i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.
Teknolog specialist prej shumë vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keqtrajtuar si shumë kolegë të tij të punës….”
Mjaftoi kjo deklaratë, që media të vazhdonte të keqpërdorte situatën e mortit në familjen Voshtina.
Saliu dhe nga te vdekurit do perfitime politike,keshtu ka qene,keshtu eshte,sa per kete Luan Bacin dhe gjithe bacerit e tjere nuk ja vlen me u mar,thjesht jane numura te Saliut.
Teknike e vjeter e berrishes
Me kujtohet kur vrau nje protestues te PD ne shkoder te ndjerin broci dhe i shkoje ne shtepi kaq gomare ishte berrisha sa i tha : jam i lumtur qe mare pjese ne varimin e djalit tuaj . Komplete idiote i dale nga shpella
Nuk e di ti sa i stresuar ka qene babai yt, s’merr vesh ti nga keto pune. Kete e di Partia. Partia ja ndjen dhimbjen birit te saj si nje nene e vertete. Parti Sali, jemi gati kur t’dush ti!
Mos iu ndani! Zeni një avokat të mirë , hidheni në gjyq dhe kërkoni për dëmtim moral të familjes maksimumin që ligji jep për këto raste. Vetëm sorrat dhe hienat veprojnë si ai mender ish deputeti i Fierit.
Jane njerez te zinj, jane funderrina te shoqerise shqiptare, genjeshtare, mashtrues qe nxijne gjithçka kur nuk jane ne pushtet, po e nxijne Shqiperine neper bote, hajdute e vrases prandaj dhe populli i ndershem shqiptar nuk i ka votuar asnjehere kete llum.
Me vjene shume keq dhe ngushellime per njeriun tuaj.
Ne naftetaret jemi njerezit me te persekutuar ne kete vend gjate ketyre 30 vjeteve. Punuam forte ne industrine e naftes dhe nuk fituam asgje. Ashtu si u zhduken rafinerit e naftes u zhduken gjithe ato vendburime me rezerva kolosale, qe po te ishin vene ne shfrytezim normal nga keto paleo qeveri shqiperia nuk do ishte sot ne kete gjendje ku diskutohet buka e gojes. I kame ndjekur me vemendje greven ne uzinen e ballshit dhe ne ate te pocemit, jo se kame gje ne dore por midis jush shikoj dhe fatin tone si naftetar ku perfunduam ne dhe gjithe ajo pasuri kombetare. Nuk me ka ardhur mire qe keni pranuar ne greven tuaj kete bacin ose lulzim bashen qe tju perrallisi dhe tju mashtroj me premtime boshe.
Jane pikerisht keta te PD qe e katandisen uzinen e ballshit ne ate gjendje qe ju sot keni dal ne rruge te madhe dhe kerkoni te drejten tuaj, vendin e punes ku keni nje jete te tere dhe buken e kalamajeve ashtu si gjithe ne te tjeret. Uzinen tuaj e dha falas sali berisha tek hajduti Taci dhe ndanin fitimet bashke. Ai , ilir meta, lulzim basha, gence ruli, fatos nano, ylli bufi, drejtoret e alpetrolit etj., jane hajdutet me te medhenje ne pasurit natyrore te naftes dhe ne ato te mineraleve te ngurta dhe rama qe nuk i denoncon ata bene nje gabim shume te madh. Qe ne kohen e shitjes, ne krye qendronte Taci por prapa tij kishte disa zyrtar te ministrise, dhe politikan e drejtor qe doroviteshin me fitimet e uzines dhe nuk tepronte me per rrogat tuaja dhe keshtu ai ja shiti disa te tjereve e keshtu me radhe u ndan fitimet dhe uzina ka arritur sot qe te jet prone e nje klani mafiozesh shqiptare qe bejne gjithe keto lojra me uzinen dhe ju. Keshtu eshte bere edhe ne vendburimet e naftes, gjoja jane dhene me koncension ne kompanit e huaja por pas tyre fshihen qeveritar dhe deputet qe jane bashke pronar me te huajet. Ata politikan, qeveritar dhe deputet kane aksione ne keto kompani dhe marrin fitimet dhe bejne ligjin dhe drejtojne gjithe kompanine. Bankers petroleum eshte nje nga kompanite qe ka mafjozet me te medhenje shqiptar nga pas, ministra deputet ose ish deputet te njohur ne zonat e naftes, drejtor dhe qeveritar dhe te gjithe keta se bashku nepermjet aksioneve qe kane marrin fitimet dhe drejtojne kompanit e naftes dhe uzinen e Ballshit bile dhe minierat e kromit, bakrrit, hekur nikelit etj. Klanet mafjoze te uzines jane prishur me ato te bankersit dhe ky i fundit i preu naften uzines, keshtu ka vazhduar deri me sot dhe keshtu do vazhdoj, terhiq dhe lesho dhe pasurohu. Ne kete situat nuk gjene derman as uzina as vendburimet e naftes dhe mineraleve ne shqiperi dhe qeveria bene sehir te shtyj sa te shtyj dhe pasurit tona pasurojne boten dhe klanet mafjoze qeveritare dhe te politikes dhe shteti nuk merr asnje fitim.
Kjo ka vetem nje zgjidhje te pakten sot per uzinen e ballshit: Uzina duhet te shtetezohet nga Albpetroli, pra nga shteti, pa paguar klanet mafioze qe ka nga pas dhe keshtu do behet prone shteterore. Kjo duhet tu lihet punonjesve te uzines dhe keta te zgjedhin stafin drejtues te uzines, ku te kete nga punonjesit dhe specialistet me te mire qe punojne aty ose qe jane ne shqiperi. Keta te drejtojne gjithe aktivitetin e uzines dhuke lidhur kontrata me kompanit e nxjerrjes naftes ose duke importuar nafte dhe te perpunohet ne Ballsh. Por une mendoj se ne shqiperi nxirret nafte dhe e mbulon plotesisht kapacitetin e uzines. Por kompanit e nxjerrjes duhet te detyrohen me ligje per te shitur naften ne uzine dhe jo te eksportojne ate. Por atyre nuk u intereson te shesin naften ne uzine sepse nuk abuzojne dot se gjerat jane te kontrollueshme, kurse nepermjet eksportit dhe mardheniet e kompanive me doganat behen plote allishverishe. Bile ka 30 vjete qe nuk dihet sa nafte prodhohet nga cdo kpmpani ne vendburimet tona por vetem genjejne dhe mashtrojne per te mbuluar fitimet dhe per mos paguar taksat.
Pra ju duhet te merrni uzinen ne dore nepermjet ketij stafi si nje kompani me vete financim, duke mbuluar gjithe shpenzimet, duke permiresuar teknologjine e perpunimit, duke mirembajtur uzinen, etj, dhe ti dorezoni shtetit perqindjen mbi fitimin. Por uzina eshte prape pasuri shteterore qe duhet te jete nen mbikqyrje te forte nga ana e Albpetrolit dhe shtetit. Keshtu punojne keto ne gjithe vendet e botes. Greqia nxjerrr shume pak nafte ose fare me mire me thene por ka uzina perpunimi shume te fuqishme, importon nafte bruto dhe shet nenprodukte. Ka shume shtete te tjera rreth nesh dhe ne gjithe boten qe bejne kete gje.
Kjo eshte e vetmja rruge qe te shkaterrohen klanet mafjoze te uzines dhe uzina te punoj per punonjesit dhe shteti te marr fitimin, rruget e tjera jane mafjoze. Pse fitimin duhet ta marri i huaji, mos valle ai eshte me i mencur se ju bile ata nuk kane as kapital per te investuar por genjejne do investojme e keshtu me radhe. Vije pasurohen me naften dhe punen tone, nuk paguajne rrogat dhe sigurimet dhe taksat dhe ikin pa bere asnje investim. Pse te mos e drejtoni vete ju kete biznes??
Kjo duhet te jete kembngulja per uzinen e ballshit qe ju te siguroni punen dhe djersen tuaj, mos u genjeni jo do e marri kjo kompani jo do e marri ajo, te gjitha dhe prapa tyre ka klane mafjoze. Jane njerzit tane dhe te tjere gjoja te huaj qe kerkojne te marrin uzinen per te vjedhur dhe pasuruar vetem.