Ndalimi i Henri Çilit, reagon profesorati i universitetit Europian të Tiranës

28 Shkurt 2020, 14:27Kronika TEMA
Ndalimi i Henri Çilit, reagon profesorati i universitetit Europian

Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës ka reaguar pas arrestimit të gazetarit dhe botuesit Henri Çili.

Në një deklarata për median Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës sqaron se ndalimi Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

Deklarata e plotë:

Në interes të informimit të drejtë publik, Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës sqaron se ndalimi i z. Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

Si një institucion me përvojë 15 vjeçare në arsimin e lartë në Shqipëri, UET gëzon reputacion të lartë dhe vlerësim maksimal sa u përket standarteve të cilësisë, të njohura nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, prej të cilave është licensuar dhe akredituar, ligjërisht.

Performanca ekselente i ka dhënë këtij Universiteti statusin e një aktori publik me rëndësi kombëtare dhe më gjerë, ndaj ne si anëtarë të Senatit Akademik reagojmë me indinjatë ndaj pasaktësive, spekulimeve ose dashakeqësive në raportimin e ngjarjes së sotme, duke sqaruar se thirrja e z. Cili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës.

UET është universiteti më i madh privat në vend, me numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në ciklin e parë, Bachelor, për vitin akademik 2019-2020 dhe renditet i gjashti për numrin e studentëve, ndër të gjitha universitetet publike dhe private, në rang kombëtar.

UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e mirëadministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët. Ky institucion u është nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar.

Senati Akademik i UET garanton opinionin publik se i gjithë stafi akademik i Universitetit, mbi 100 pedagogë të brendshëm, profesorë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave mbeten të përkushtuar për të vijuar misionin e këtij institucioni të arsimit të lartë, në raport me studentët dhe shoqërinë. (TemA)

7 komente në “Ndalimi i Henri Çilit, reagon profesorati i universitetit Europian të Tiranës”

  1. Lanabregesi says:

    OK -ej,po pronar na qenka nje drogaxhi,si ai universiteti I llsmarines be kombinat me pronar nje grades so Arben Frroku.

    1. Niku says:

      Ku e ke mesuar shqipen ti?

  2. Tulipan says:

    Shkoni mo se u diskredituat fare! Jo universiteti i Evropes por i Korleones dolet. U arrestua themeluesi i lashte dhe shefi juridik e ju flusni per standarte.
    Zaten mire beni qe distancogeni.
    Korobavirusi eshte hiç para demit qe do shkaktoje dominoja e rrenimit te Cilit dhe babezis se langaraqev meskine e fodulle shqiptare

  3. Kasemi says:

    Nje mut jenii!

  4. Qytetar says:

    Nuk mbulohet dielli me shoshe per te mos me keq nuk lahet……..

  5. USA says:

    Henri Cili (Naimi) ky zvaranik I Saliut,ish kopist I tij ne 2005-en,ne tete vitet e qeverise se tij nga hici u be i pasur.Henri Cili,mbas 2005 shkonte nga studio ne studio per te mbrojte Saliun,edhe sot eunuket e tij dalin cdo nate ne studiot televizive ne mbrojtje te Saliut dhe kunder reformes ne drejtesi.

  6. h says:

    Universitet,janë organizatat kriminale më të korruptuara që shitën dipllomat si kjoska,
    dhe vranë të gjitha standartet e arsimit dhe kultures .
    Të mbyllen urgjentisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje