Negociatat, avokatia ndryshe e Kroacisë: Pse “te dera” Shqipëria me 60 përqind muslimanë?

28 Shkurt 2020, 09:36Rajoni TEMA

Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Milanoviç dhe  Borut Pahor, u takuan mes tyre për të diskutuar çështjet e kufirit për të cilin dy vendet kanë mospajtime, por ata trajtuan dhe çështjen e zgjerimit, duke u ndalur te negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, si vende të rajonit ku dhe ato bëjnë pjesë.

“Ne mbështesim zgjerimin në këto dy vende, të cilat janë mbajtur prej kohësh, dhe mbajtja e tyre pezullështë kundërproduktive dhe e rrezikshme,” tha Milanoviç, vendi i të cilit mban Presidencën e BE-së.

Ai mendon se të dy vendet kanë bërë një rrugë të gjatë, madje dhe duke u jenë shantazhuar, siç në rastin e Shkupit, duke ndërruar emrin e shtetit.

“Dhe tani, dërgoni një mesazh se kjo nuk mjafton? Nuk është kjo se si ndërtohet një Evropë e përbashkët dhe një shtëpi e përbashkët,” përfundoi Milanoviç.

Ai iu referua problemeve të trashëguar rë Shqipërisë, që siç tha, “nuk mund të fshihen brenda natës”.  E në këtë avokati ndaj Tiranës, veçoi faktin e një shumice muslimane në shoqërinë shqiptare, që sipas tij, mu për këtë fakt, duhej integruar.

“Cili është mesazhi për një vend me 60 përqind të besimit islam që mbahen në dhomën e pritjes për kaq kohë?”, tha Milanoviç.

Ai shprehu shqetësimin se kjo nuk do të interpretohej se zgjerimi vlen vetëm për vende të krishtera.

3 komente në “Negociatat, avokatia ndryshe e Kroacisë: Pse “te dera” Shqipëria me 60 përqind muslimanë?”

  1. poshte ramozani o gjerman aga says:

    …dhe kush te tha ty qe 60 perqind jane muslymqener , kush e thot, jooooooo jane vetem nje grup qe fshine bythen me gisht , joooooo shumica e shqiptareve jane ateist .

  2. PATRIOTI says:

    SHQIPERIA KA SHQIPTARE DHE JO MUTLUMAN AS KOQELIK AS PORDHODOKS.SHQIPERIA ESHTE SHQIPTARI DHE JO BASTARDLLEK I FEVE.

  3. i relaksuar says:

    As 6% nuk jane myslimane ne Shqiperi, e jo me shume! Per faktin e thjeshte se 90% jane ateiste e agnostike!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje