Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë masat gjysmake të Albin Kurtit

27 Shkurt 2020, 22:56Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Gazeta Express ka mësuar në natën e së enjtes, nga burimet e saj të besueshme, se masat gjysmake të Kurtit janë kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka refuzuar propozimet e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të dialogut, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Express.

Masat gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar i ka refuzuar dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, kanë treguar burimet.

Para se të vinte reagimi nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth trysnisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit për heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

8 komente në “Shtëpia e Bardhë: Grenell dhe O’Brien refuzojnë masat gjysmake të Albin Kurtit”

  1. lisi says:

    Nuk e kuptoj cfare duan ameriganet.Po u mohua reciprociteti atehere me mire te sjellin prap serbin ne Kosove e mbaroj filmi se po na bejne budallenj ne te gjithe shqipetareve.Kjo eshte e pamoralshme e dashakeqese per ne si komb nga ana e tyre,.

  2. armand says:

    C’tu desh o Albin posti i KM. Jep doreheqje te shpetosh fytyren te pakten se do behesh personi me i urryer nga shqiptaret. Po’ i shpalle lufte amerikes vetem dorezimi pa kushte te pret. Jep doreheqje se s’ben per ty politika.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Armand nuk e kuptoj tek kush pjesë e shqiptarëve do bëhet i urryer Kurti tek patriotët dhe ata që luftuan për liri apo tek gjakprishurit dhe ‘çunat e anastasit ‘?
      Albini po mundohet të mos i gjunjëzohet sërbisë sepse gjendet midis dy zjarreve. .Amerika ka bërë kompromise me Rusinë pa pyetur qeverrinë në Kosovë prandaj edhe nënshkruan marrëveshje formalisht njëherë me x politikan e njëherë me një tjetër. . Është e qartë se Amerika nuk po punon për konsolidimin e shtetit të Kosovës sepse po të punonte në këtë drejtim sërbia as që mund ta kalonte në mëndje të bënte fushate kundra njohjeve të Kosovës apo të armatosej me një armatim shumë modern dhe të sofistikuar. .Albini ka fatkeqësinë që mori pushtetin në një moment shumë të vështirë për Kosovën dhe nuk ka asnjë shans apo asnjë përkrahje kudo në botë. .madje edhe ato pehlivanllëqe që bën edi rama me Ramushin dhe me Albinin kanë nënkuptimin e tyre. .pra edi është i pari që u ka thënë këtyre dorëzohuni sepse skeni nga ia mbani. .turp për tradhëtarin edi rama, Shqipëria në këto momente duhet të ishte palë e implikuar në bisedime dhe të ishte një me Kosovën dhe jo përballë saj. .turp..sa bukur di të rrijë jashtë loje sharlatani edi rama. .pastaj thoni se Ramushi dhe Albin po na prishin me Amerikën. .për t’iu bindur Amerikës është fare e thjeshtë por për të ruajtur paprekshmërinë e Kosovës është e vështirë. .heqja e taksës dhe e reprocitetit ndaj sërbisë nënkupton gjunjëzim dhe kthim mbrapa. .një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje është fakti se miqtë amerikanë të Kosovës si psh deputeti Engel apo Xhoe di guardi nuk po ndjehen fare. .sigurisht që ata dinë diçka më tepër dhe tërheqja e tyre është shumë e dyshimtë. .kështu ndodh kur nuk ke shtet..Kosovës i falet që ndodhet në këtë pozicion sepse është një shtet në proçese konsolidimi por faji më i madh është i Shqipërisë dhe i sharlatanit edi rama që punon kundra interesave kombëtare tani kërkon të nxjerri zbuluar Kosovën..shumë turp për shqiptarët që kanë në krye të shtetit vetëm sharlatanë. .e ripërsëris Shqipëria gjithmonë duhej të ishte palë me Kosovën dhe jo të bënte lodra me sërbinë. .jam rezultati ku të çon kur populli voton persona të papërgjegjshëm. .

  3. Timi says:

    Alpini 25 % nuk i njeh mire labirintet e politiles dhe kujton se nd amerikanet eshte sikir po i flet katunareve t kosoves . Ha ha ha!

    1. am says:

      Ah mer cun mer cun. E shate Ramen si tradhetar se kerkoi qe ta hiqnit taksen. Atehere mund ta benit me dinjitet dhe jo te poshteruar si tani dhe duke vene ne tensjon politikat me aleatet. Po mire tju behet o bebat e politikes. Ska gje se soji juaj llap lloj lloj idjotlliqesh dhe ne fund nuk mbani pergjegjsi. Rrace funderrinash jeni.

  4. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    Me falni po nji gjo skuptoj une, si ka mundesi shprehet Katundari Grenell perpara se te shprehet pederasti Vucic dhe Europianet ndaj propozimit te Albinit?!! Kjo eshte nje ceshtje midis Kosoves dhe Serbise, pse e paragjykon Katunari Grenell pergjigjen e pederastit Vucic ndaj propozimit te Albinit, ku i dihej, mund të thoshte po psh Vucic. Nqs Amerika i ka lene hapesire te dy paleve per tu marre vesh ath Katnari Grenell duhet te priste reagimin e pderastit serb. Pra me sa kuptohet nga gjithe ky muhabet i vetmi shtet qe e ka me nxitim ket pune duket Amerika dhe me sa duket Grenell e ka deadline diku nga fundi shtatorit perpara zgjedhjeve presidenciale ne nentor, perndryshe nuk kuptohet gjithe ky nxitim, ndoshta pjese e kornizes eshte dhe Rusia si pjese e nje marreveshje me te gjere qe perfshin jo vetem kosoven por edhe krimene dhe ndoshta edhe ceshtjen midis palestines dhe izraelit. Albini po avancon me nje heqje graduale dhe te kushtezuar c’ka duket llogjike per strategjine e Albinit per ta shtyre dhe zvarritur sa me gjate historine e takses per ta ezauruar nervozuar dhe lodhur sa me shume palen serbe. Sa per LDK Mustafes uroj ta prishi qeverine qe të shkohet ne zgjedhje te reja dhe aty do e shikoj LDK e pickes se somes vet Mustafa se sa vota do marri me at surrat qe ka. Gjithsesi levizja e fundit e Albinit pati nje gje pozitive, beri qe te marrim vesh se kush eshte pas historive me shkembime territoresh dhe bile e kan me nxitim ket pjese, dhe kush eshte pas vendosjes se Takses 100% duke bllokuar keshtu planet kokeportokallit per ndarje te kosoves, dhe ktu se kam fjalen per Ramushin po per nje ose dy shtete te fuqishme europiane.

  5. ml says:

    Amerikanet duan nji koalicion ndermjet LDK dhe PDK per lehtesimin e negociatave. Nuk mendoj qe Albin Kurti e ka gjate ne pushtet.

  6. Ceni says:

    Cfare do te kuptosh, o Lisi! Kur jetonim vecuar nga bota kosovaret nuk gezonin te drejta po vriteshin nga serbia. Kur u hapem, kosova fitoi pavarsine e u be shtet me vete. Tani kuptoje vet nga vjen e keqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje