Thaçi i përgjigjet tërthorazi Kurtit per "marreveshjen sekrete" me NATO

26 Shkurt 2020, 20:56Rajoni TEMA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për zbulimin e marrëveshjes së tij sekrete me NATO-në, që e ka bërë gjatë kohës kur ishte kryeministër i Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë Kosova tashmë ka ushtrinë e vet dhe me standarde të NATO-së, raporton Gazeta Insajderi.

“Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, sot e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kosova tashmë e ka ushtrinë e vet profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme gjithmonë të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.

Tutje presidenti i vendit ka thënë se është vitale që Kosova të jetë pjesë e NATO-së.

“Ne ndamë bindjen e njëjtë se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s”, ka përfunduar Thaçi.

Gazeta Insajderi ka siguruar sot një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit, në të cilën tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013, atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-it të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar. /Insajderi.com

2 komente në “Thaçi i përgjigjet tërthorazi Kurtit per “marreveshjen sekrete” me NATO”

  1. USA says:

    Ky Albini eshte person shume I papergjegjshem,ne vend se te meret me hallet e shumta qe ka Kosova,meret me inatet personale me Thacin.

  2. USA says:

    Albin Kurti po izolon Kosoven si Enveri Shqiperine,po e arriti do jete fatkeqesija kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje