Hashim Thaçi reagon ndaj akuzave të Albin Kurtit: Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos

27 Shkurt 2020, 00:42Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi ky e akuzoi gjatë ditës se sa kishte qenë kryeministër, kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me NATO’n. Ndonëse nuk ia ka përmendur atij emrin, Thaçi i ka çuar një këshillë Kurtit nga Uashingtoni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit, se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA.

Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

“Nuk është i këshillueshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës.

Zoti Thaçi tha se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e Natos, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike.”

Zoti Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhnëniet e FSK-së me NATO-n, Presidenti i Kosovës tha: “Kosova është e bekuar që ka Naton në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e Natos. Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos.”

Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes.

3 komente në “Hashim Thaçi reagon ndaj akuzave të Albin Kurtit: Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos”

  1. Lili says:

    Dallimi midis thacit e kurtit shihet ketu e pohoet nga vete Thaci: thaci zbaton urdherat e te huajve, kurtit zbaton urdherat qe populli i vete i dha : fuqizimin e mbrotjen e shtetit!

  2. Lili says:

    Dallimi midis thacit e kurtit shihet ketu e pohoet nga vete Thaci: thaci zbaton urdherat e te huajve, kurtit zbaton urdherat qe populli i vete i dha : fuqizimin e mbrotjen e shtetit!
    Njenji eshte produkt i agjentaturave , tjetri i popullit te vete .

  3. Ziguri i qorrit says:

    Keshtu asht kur populli i Kosoves voton per nje idiot qe nxjerr sekretet shteterore.Une desha Ti beje nje pytje ktij mender kryeministri me c’fare do ta mbronte Kosoven e veriut me naton e Ameriken a me p……e nanes tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje