U gjet sot i masakruar, çfarë thoshte ish-pjesëtari i UÇK-së për Berishën, UDB-n, Haklajt dhe vrasjen e Azemit

27 Shkurt 2020, 11:35Rajoni TEMA

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi u gjet sot i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.

Në një intervistë të dhënë për DITA-n në vitin 2013, ai i rrëfen detaje të këtyre kohëve, duke e akuzuar madje Berishën edhe për një takim që sipas Kelmendit ai ka zhvilluar me Zhelko Raznatoviç Arkanin në Shkodër në vitin 1992.

Më tej Kelmendi hidhet në ngjarjet mes viteve 1997-1999 ku ndër të tjera sqaron edhe rolin e Berishës gjatë luftës së Kosovës.

Gjatë intervistës, Kelmendi përmend edhe natyrën e lidhjeve mes UÇK-së dhe familjes Haklaj në Tropojë, veçanërisht Fatmir Haklajt.

Zoti Kelmendi, një libër i studiuesve James Pettifer dhe Miranda Vickers përmend faktin se kur Berisha ishte President në Tiranë u arrestua Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Përmendet dhe një antentat ndaj Hashim Thaçit ku mbeti i vrarë shoku i tij i dhomës gazetari Ali Uka. Ju keni qenë ndër themeluesit kryesorë të UÇK-së asokohe, i konfirmoni ju këto analiza dhe cili ka qenë aktiviteti i kësaj organizate në fillim të viteve 90’ në Shqipëri?

Në fund të vitit 1991,në dimrin e egër të këtij viti,një grup i ish-antarëve të LPK-së(Lëvizja Popullore e Kosovës), një organizat ë klandestine në Kosovë, ne jemi nisur maleve të Gjeravicës, dhe mbetëm në dëborë dhe nuk mundëm të depërtojmë në Shqipëri. Për peripecitë e atij udhëtimi dhe të udhëtimeve tjera nuk do marrë kohë të rrëfehem sot. Në janar të vitit 1992, në përpjekjen tjetër, po në borën mbi një metër, ia dalim të shkojmë në Shqipëri. Në Shqipëri, meqënëse shkuam sëbashku me vëllain e Adrian Krasniqit (tani i shpallur Dëshmor dhe Hero), pra me Ilir Krasniqin, i cili në atë kohë ishte antar i LPK-së u vendosëm tek një familjar i afërt i Ilir dhe Adrian Krasniqit, pra u vendosëm tek vëllezrit Besnik, Agim, Lul dhe Edi Krasniqi (i aksidentuar në vitin 1992 në komunikacion dhe i vdekur). Kjo familje shqiptare e Kosovës ishte detyruar të shpërngulej nga Kosova për në Shqipëri, gjatë aksionit famëkeq të armëve, që e drejtonte krimineli i atëbotshëm Rankoviçi, në vitin 1956. Në Bajram Curri kemi ndejtur dhe u çlodhëm me sa mbaj mend nja dy-tre ditë. Iliri dhe Ramadan Kastrati qëndruan në Bajram Curri ndërsa unë dhe Sali Kelmendi (djali i vëllait tim) vazhduam rrugën në Tiranë sepse misioni konsistonte në vendosjen e lidhjeve të organizatës tonë, për të parë mundësitë, se si mund të organizonim bartjen e armëve në Kosovë.

Në Tiranë takova vëllain tim Ibrahim Kelmendi, që është i njohur për opinionin si themelues i LPK-së sëbashku me Kadri Zekën dhe Jusuf Gërvallën. Kur shkuam atje ishte koha e kaosit dhe u skandalizuam me situatën në Shqipëri. Në Shqipëri ishim nisur me kërkesën e Nënkrytarit të LKP-së, Dega Jashtë Vendit, pra ishim nisur me kërkesë të Muhamet Kelmendit, i cili kishte dërguar mesazhe përmes dikujt tjetër, me qëllim që antarë të LPK-së të vinin e të organizonin bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë. Koha dhe hapësira kur shkuam në Shqipëri ishte plot kaos, me zhvillime të neveritshme politike, me gangsterë që kishin përçudnuar jetën e shqiptarëve në Tiranë e gjetiu. Me Ibrahim Kelmendin (vëllain tim) u dakorduam që të takohemi me një oficer të Kosovës, që kishte qenë i burgosur në Jugosllavi. Meqë Xhafer Jasharaj kishte afërsi dhe miqësi me Zv.Kryeministrin e Kosovës Ramush Tahirin, na propozoi që t’i trokasim në derë dhe me ndërmjetësimin e Jashar Salihut, në Sheshin Skënderbej, aty tek një qoshe e çimentos, ku ishte tregu i valutës, takohem me Zv. Kryeministrin Ramush Tahiri. Natyrisht nuk kishte nevojë të prezantohesha meqë mestar i takimit tonë ishte oficeri Xhafer Jashari.

Të them të drejtën, Ramush Tahiri më mirëpriti dhe e vlerësoi gatishmërinë e të rinjve të LPK-së që kishin filluar të mendonin për armatosjen e njësiteve. Z.Ramush Tahiri më tha se në Shqipëri është një situatë kaotike dhe sugjeroi që të presim zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 dhe të shpresojmë se po fiton Sali Berisha , (që konsiderohej në atë kohë si dora jonë) dhe nëse fiton Sali Berisha atëherë çështja e armatimit të grupeve në Kosovë do të jetë një çështje e lehtë teknike. Ramush Tahiri më propozoi që takimin tjetër ta mbajmë pas zgjedhjeve, 3 javë ose 4 javë pas zgjedhjeve. Meqë kisha marrë premtime të mëdha nga parashikimet e Ramush Tahirit, duke patur parasysh se ai ishte dhe Zv.Kryeministër në qeverinë Bukoshi u ngazëlleva dhe nuk përmbahesha nga gëzimi.

A u realizua takimi?

Krejt këtë përshkrim të zgjeruar e bëra për të ardhur tek ky detaj. Vjen koha dhe diku pas 5 javësh bëhet takimi i dytë në mes meje dhe Zv.Kryeministrit Ramush Tahiri dhe ishte një takim që nuk do e dëshiroja kurrë, sepse Ramush Tahiri erdhi me fytyrë të mërzitur që reflektonte keqardhje dhe zhgënjim. Priste një takim rezultati i të cilit do na angazhonte dhe do na gëzonte të gjithëve, por ndodhi e kundërta nga takimi u përcoll vetëm zhgënjim. Kur erdhi për të më përcjellë mua rezultatet e takimit Ramush Tahiri më tha tekstualisht këto fjalë : “Ju lumshin krahët juve të ilegales,dhe mos shpresoni te Sali Berisha, sepse na ka zhgënjyer. Ai po preferon të mbajë dhe të krijojë kontakte vetëm me strukturat sekrete shqiptare, që ishin pjesë e UDB-së”. Më pas Ramush Tahiri më kërkoi ndjesë që më kishte mbajtur me shpresë për disa javë me radhë.

Unë u theva shumë nga ky takim dhe nuk di si kam arritur tek banesa ku banonte vëllai im Ibrahimi, ku e njoftova për epilogun e takimit tim me Ramush Tahirin. Gjatë qëndrimit tim kam patur rastin që të takoj udhëheqësit e studentëve, që e quanin veten Studentët e Dhjetorit, duke filluar nga Azem Hajdari, Arben Lika, Miftar Gjanaj dhe gjithë të tjerët. Në takimet me disa nga këta jam zhgënjyer shumë sepse jam befasuar se si rastisën këta njerëz që të jenë në krye të këtyre ndryshimeve kaq të rëndësishme? Me përpjekje e pa sukses kam qëndruar në Tiranë deri më datën 18 gusht. Aty kemi qëndruar bashkë edhe me shokët tanë të LPK-së, si me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Naser Krasniqin, të cilët kishin ardhur në Tiranë që të hulumtonin rrugët dhe mënyrat për të krijuar lidhje dhe për të parë mënyrat se si mund të realizonim furnizimin me mjete luftarake.

Pra grupi i rezistencës kosovare nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri në kohën kur Shqipëria kontrollohej nga ish-presidenti Berisha?

Pas fitores së Sali Berishës në vitin 1992 është bërë një listë e zezë kundër ilegalëve dhe pjestarëve të LPK-së dhe është penguar dhe ndaluar kushdo që ka bërë përpjekje që në Kosovë të kalonte ilegalisht armatim për njësitet ilegale të LPK-së në atë kohë. Presidenti Sali Berisha në Shqipëri i strukturoi mirë pacifistët dhe strukturat e UDB-së të cilat ishin filiale të UDB-së së Prishtinës dhe Beogradit.

Për këto zhvillime, besoj se është koha të shprehen dhe flasin ata njerëz që kanë qenë më kompetent se unë. Edhe Lista e Zeze e patriotëve të organizuar në LPK, por edhe të organizuar në LKÇK ekziston dhe është mirë të bëhet transparente.

Po thoni që shteti shqiptar asokohe ka patur lista të zeza me emrat e veprimtarëve ilegalë të Kosovës për t’i neutralizuar?

Më lejoni t’iu shpjegoj një rast. Nga Kosova në 1991 kanë shkuar drejt Shqipërisë dy grupe të organizuara,me vullnetarë nga Kosova dhe nga diaspora. Meqë tani Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u bënë figura të njohura, sot këto dy grupe për të cilat po flas etiketohen si grupi e Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit. Gjatë qëndrimit dhe kontakteve në Shqipëri njëri nga grupet ka dhënë informacione të sakta për antarët e në Kosovë dhe me të arritur në Kosovë kanë nisur ti arrestojnë dhe ti përndjekin. Ndërsa grupi tjetër që nuk dha emrat e vërtetë të veprimtarëve të tij gjatë vizitës në Tiranë, u shpëtoi arrestimeve dhe përndjekjes. Si pasojë e dekonspirimit në atë kohë, ka filluar dhe përndjekja e Adem Jasharit në Drenicë.

Çfarë mendonin ish udhëheqësit e UÇK-së Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti për Berishën? Si e shikonin ata Berishën?

Përshtypjet dhe pikëpamjet e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit por edhe gjithë bartësve të organizmit të celulave të para të UÇK-së në lidhje me Sali Berishën kanë qenë të qarta.

Vazhdimisht ia kemi bërë me dije kujtdo që ka lidhje me UÇK-në se në Shqiperi, ku drejtonte Sali Berisha, të bëjmë kujdes të madh sepse nga shteti i Sali Berishës dhe nga zyra e Kosovës që ishte instaluar aty duhet të bënim kujdes njësoj sikur të ishim në Kosovë dhe vazhdimisht kemi marrë masa mbrojtëse, nga survijimet dhe përndjekjet e mundshme.

Edhe Adrian Krasniqi, në muajin shkurt 1997 është prangosur dhe i është marrë armatimi personal që dispononte nga larot e Berishës. Në muajin tetor 1997 Adriani është vrarë. Por ky arrestim mund të ketë qenë edhe i rastësishëm ndaj nuk dua të spekuloj me këtë rast. Me keqardhje e them se sheti i Sali Berishës, qeveria Bukoshi, Zyra e Kosovës, kishin ndërlidhje me nëntokën e zezë të UDB-së. E them me bindje dhe mendoj edhe sot e kësaj dite kështu.

Për lidhje të tilla të kësaj natyre ka materiale edhe shteti shqiptar dhe kur arkivat të hapen do vërtetohet kjo që po ju them unë.

Në ç’rrethana u vra miku juaj Ilir Konushevci në vitin 1998? Si i kishit ju të dhënat për vrasjen e tij?

Ilir Konushevci është vrarë nga banda e Demir Demirit që ishte mik i Azem i Hajdarit dhe për detajet e kësaj vrasje ekzistojnë shënime të evidentuara në zyrat e shtetit, në prokurori dhe në policinë e atëhershme të Shqipërisë.

Konushevci ishte një mik edhe i familjes Haklaj në Shqipëri apo jo?

Ilir Konushevci e ka njohur shkurtimisht Fatmir Haklajn dhe nuk kanë patur ndonjë lidhje të veçantë. Fatmir Haklaj, që në vitin 1997 endej gjysmë-ilegal ne Bajram Curri dhe Tropojë. Ka ardhur tek ne dhe na është vënë në dispozicion, që të ndihmonte nga pengesat që na ishin krijuar pas konsolidimit të bazës që e kishim në Bajram Curri tek vëllezërit Krasniqi, të cilët i përmenda më herët.

Një tjetër bazë ne e kishim tek familja e Sylejman Berishës, që ishte një i afërm i Sali Berishës, por shkaku pse jemi lidhur me të ishte miqësia që familja Krasniqi ka patur me familjen e Bacës Sylejman Berisha, meqë vajza e Sylejman Berishës, Zyraja, ishte e martuar me Lul Krasniqin, një i afërm i Adrian Krasniqit.

Pra siç ju thashë Fatmir Haklaj ka shprehur dëshirën me na dal në ndihmë, neve si UÇK, por unë personalisht gjatë një takimi i kam thënë tekstualisht: “Fatmir, ti sot je në gjak me një pjesë të kësaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mirë nga kundërshtarët e shumtë që ti ke, ndaj më e udhës është që me ne të rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis të jemi në sy të keq nga një pjesë e Malësisë së Madhe”. Fatmiri e ka mirëpritur këtë këshillë timen. Madje atë natë ai ka ardhur vonë në takim dhe mbante kapuç, dhe ja vura në dukje këtë fakt duke i thënë : “a po shef se edhe tek ne po vjen gjysëm i fshehur, ilegal”.

Në disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qenë një periudhë kur Fatos Nano kishte urdhëruar që bazat tona të mbyllen medeomos për shkak të presionit që i bënin ndërkombëtarët e sidomos anglezet dhe italianët. Sepse deri atëherë edhe ndërkombtarët që më vonë u rreshtuan me ne, ishin kundër nesh dhe akoma po përkrahnin Serbinë dhe politikën e Rugovës dhe ishin katërcipërisht kundër UÇK-së.

Në ç’mënyrë i mbanit lidhjet me krerët e shtetit shqiptar në vitin 1998?

Gjatë kohës që kam drejtuar ose më mirë të them bashkëdrejtuar furnizimin me armatim, kam mbajtur lidhje me oficerët e SHIK-ut, veçanërisht me Fatos Klosin,Vangjush Thimjon, Artan Meçkën, më pas edhe me disa të tjerë. Natyrisht lidhje me shtetin shqiptar mbante edhe Kryesia e LPK-së që luante edhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të LPK-së, e në veçanti lidhje më të konsoliduara mbante sektori i posaçëm i LPK-së që ishte ngarkuar me këtë detyrë. Unë dhe Ilir Konushevci jemi lidhur me Fatos Klosin nëpërmjet vëllait tim Ibrahim Kelmendi.

Me shtetin shqiptar që në atë kohë po drejtohej nga PS-ja, e veçanërisht me shërbimin sekret që ishte autorizuar nga presidenti Mejdani që të mbështeste UÇK-në, kemi gjetur mirëkuptim, ndonëse ndërkombëtarët që operonin në Tiranë na kanë marrë shpesh armatim në Portin e Durrësit. Por jo vetëm ata, por edhe disa policë shqiptarë që për motive të dobëta apo dhe nga deliri i madhështisë, shpesh na kanë dëmtuar duke na konfiskuar armë të shumta. Fatet e një Kombi thuhet se dalin nga dyert e tragjedisë së tij dhe tragjedia e ngjarjeve të marsit 1997, thyrja e depove, ishte fati më i madh që krijoi rrethanat për t’u organizuar UÇK-ja dhe për të fituar Kosova. Thyerja e depove dhe rënia e familjes Jasharaj janë dy tërmete të dhimbshme që ia kthyen faqen dhe fatin e mirë historisë së Kosovës. Jo më kot thuhet, fat në fatkeqësi.

Ju po thoni se vrasja e Azem Hajdarit ishte një kombinacion i shërbimeve serbe për luftë civile në Shqipëri dhe se në krye të këtij kombinacioni në Shqipëri ishte Berisha?

Pikërisht këtë po them. Koha do ta dëshmojë këtë fakt dhe zbardhja e këtij grushti shtetëror do ta forcojë këtë të dhënë, këtë të vërtetë. Pak rëndësi ka se si u vra Azem Hajdari, sepse Fatmir Haklaj, po të paguhej mirë mund të vriste këdo edhe në Beograd, sepse vërtet ai ka qenë trim dhe ka patur strategji. Ama, në rastin e Azemit, ai është vetëm një i porositur, ndërsa skenaristët janë aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së. Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori.

Përse jeni i bindur se Berisha ka patur lidhje me këta eksponentë të rëndësishëm serbë. Ku bazoheni?

Ne kemi patur asokohe të dhëna të sakta në lidhje me këto marrëdhënie. Po ju jap një detaj. Në mënyrë operative dhe të sigurt, ne jemi informuar se Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren. Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit “Vllaznia” dikur.

Ka patur rol Remzi Hoxha në organizimin e rezistencës së UÇK-së?

Asokohe në projektin e LPK-UÇK-së përfshiheshin tre zona. Zona e parë ishte Kosova. Zona e dytë ishte Maqedonia. Ndërsa zona e tretë ishte Presheva dhe viset shqiptare në Malin e Zi. Ky ishte projekti fillestar që më pas u reduktua vetëm në zonën e parë, atë të Kosovës. Sali Berisha është urdhëruesi direkt i pengmarrjes së Remzi Hoxhës. Madje vrasja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë ne sepse pas vrasjes së Remziut ishte e qartë se nëse do guxonim të operonim në Shqipërinë e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim të njëjtin fat dhe të njëjtin trajtim si ai që na bënte UDB-ja në Kosovë. Por jo vetëm këto akte por dhe një sërë veprimesh të tjera të Berishës në vite e tregojnë qartë se kujt ka zgjedhur ti shërbejë ai.

Për cilat veprime e keni fjalën?

Shikojeni me vëmendje të gjithë trajektoren e ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri sa herë që ai ka drejtuar vendin. Berisha ishte ai që ndërtoi sistemin piramidal, ky sistem ishte një projekt i financuar nga Serbia dhe 70 % e kapitalit të mbledhur në këto firma, nëpërmjet bandave të SHIK-ut të Gazidedes dhe Milicës (vjehrrës së Berishës) janë përcjellë thasët me lekë për në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë. Faktet do ta vërtetojnë një ditë këtë konstatim timin, i cili kurrë nuk është ndriçuar nga prokuroria shqiptare. Berisha është përgjegjës, jo vetëm për vjedhjen e votave dhe zjarrëvënien e Shqipërisë, masakrimin e opozitës, por edhe përgjegjës për 4000 të vrarë në vitin 1997. Gërdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetarëve me duar në xhepa. Shpërblimi që i bëri ekipit të të rinjve që punuan në UNMIK-un e Kosovës, e që drejtohej nga vajza dhe dhëndri i tij, të cilët në UNMIK u punësuan përmes lidhjeve serbe. Ata punuan në departamentin e UNMIK-ut që mblidhte fakte dhe falsifikonte prova për kriminalizimin e luftës në Kosovë, janë dëshmi të qarta, janë fakte të pamohueshme, se Berisha është kokë e këmbë i lidhur me Bogradin.

Po përmend vetëm disa nga puntorët e shtetit shqiptar që u punësuan në UNMIK, në Departamentin për kriminalizimin e luftës së UÇK-së. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarbër apo Jamserb Malltezi. Analizojeni pak se ku janë këta njerëz sot dhe çfarë peshe kanë ata sot brenda shtetit të Shqipërisë. Pra, i gjithë ekipi i këtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijnë në krye të Shqiperisë ata që në UNMIK u punësuan përmes Beogradit. Sepse njohës të gjuhës angleze ka me mijëra, unë pyes si u gjendën pikërisht këta për ta bërë atë punë. Të jetë rastësi?

34 komente në “U gjet sot i masakruar, çfarë thoshte ish-pjesëtari i UÇK-së për Berishën, UDB-n, Haklajt dhe vrasjen e Azemit”

  1. Kosta says:

    Sali Berisha dihet qe eshte agjent dhe spiun i vjeter i Serbise dhe ka punuar per Serbine jo per para se mjek me rroge te mire ka qene po se eshte antishqiptar deri ne palce.Rreth tij pastaj ka mblodhi tradhtar antishqiptar te tjere si vetja e vete por edhe bythegrisur qe nuk mbushnin barkun me buke se ishin dembela dhe nuk kane aq tru qe te kuptojne ku fillon Atdheu dhe ku fillon tradhtia.

    1. E zhduku UDB-ja says:

      E zhduku UDB-ja. Uau!

  2. Kalec Dega says:

    Mblidhni tregime nga lufta dhe boni nje roman te titulluar Lufta Nacionalclirimtare dhe Lufta per Demokraci nga Komunistat e Sigurimit te Shtetit ne bashkpunim me cecenat e bjeshkeve te Tropojes me shkrimtar Taku Avukatin dhe Spartak Brahon .

    1. Tanguli says:

      Karlec, na duhet edhe jot’eme, per ti dhene erotizem tregimeve …

      1. ben says:

        Trangulli-lere laviren qe ka pjelle nnje bastard si Kaleci te rrije ne shtepi se nuk i ben me marmida per ato pune, por si pederast, Kaleci mund te jete me i pershtatshem per erotizem.
        Pastaj, ky miku me kete intervisten nuk na ka thene ndonje gje te re. E dine te gjithe se Sali Ram Berisha eshte agjent serb.

    2. Malo says:

      Edhe pake me shume duhet te bejne,ne liber te shkruajne se si u vrane shume Burra per tregetine e armeve drejte Kosoves ne Tropoje e gjetke,Edhe kushe e drejtonte kete Tregeti,Edhe mose te Harrojne te shkruajne ne liber se Gjithe keta tradhetere qe na rendite i ka ne poste kyce ne Kosove,

  3. Filmi "DORA e NGRHTE" says:

    Relisti
    “Dora e ngrohte ” e ketij qe e mbanit dhe nje pjese akoma e mban si patriot vetem per faktin se eshte nga Malesia e Gjakoves dhe kjo interviste ja moren jeten edhe ketij deshmitari okular te bemave te S…S..erbit .U prefsh ne paqe dhe Zoti marte hak per Ty dhe te gjithe viktimat e tjera si JU

  4. Marjana says:

    Te degjoshe kosovaret dhe historite e tyre kur pijne caje ne odat e tyre si ne arabine saudite thua uuuuuu keta qenkan trima te zgjuar te beses kuptojet kur pijne caje se lur mbarone caji jane afgane te vertet .

    1. Shqip says:

      I njihke mire odat dhe ibriket e cajit te kosovareve moj Marjane!

  5. katarakti says:

    Ma merr mendja se do jete vrare nga agjentet e UDB-se në Kosovë. Siç ka ngjarë me Gervallat dhe të tjere. Nje pjese e mire e kosovareve jane të regjistruar në zyrat e UDB-se qe para vitit 1999. Serbia ka agjente të shumte dhe tê pergatitur që veprojne sa ne vendet europiane, por po aq edhe në Kosove dhe Shqiperi.

  6. Nelo says:

    Jo ore je gabim saliu dhe meta bashk “vdesin” per kosoven.
    Vec shif kush ri Mas sales, Sala tjeter luzha qe te kuptosh se udb e ka drejtuar ket vend si ti donte bytha.
    Ah po harrova Jane dhe nja 1 perqind e kuksian eve sllavefoles qe I shkojn nga mbrapa.

  7. sokoli says:

    Kjo eshte dora e kriminelit me te madh ne historine e ketij vendi Sali Ram Berisha…..
    Sa ka paguar nuk dihet por qe eshte dora e tije dhe e kriminelit Ramush nuk diskutohet…..
    O Kosovare vetem shpellaret, kriminelat dhe hajdutet i shkojne mbrapa ketij vrasesi…
    Hiqeni dore o Kosovare se po lini nam, mos vrisni njeri tjetrin per kete kerme.

  8. Shinjestra says:

    A nuk Jane materjale per SPAK qe ta Marin te pandehur dhe ta fusin burg kete poliagjent,kete kryekriminel per te gjitha keto krime.Sali Berisha ka shume gjynahe.

  9. drino says:

    E TMERRSHMEBANDA BERISHA JA KA KALUAR DHE ENVERIT….
    UDB KA PUNUAR MIRE NE KOSOVE SEPSE AGJENTET E SAJ PAGUHESHIN SHUM MIRE….
    KA PAS DHE KA PLOT KOSOVARE AGJENT TE UDB POR TANI JANE KUDO NE PUSHTET E NE MEDJA….
    TANI KETA PLERA PO PERPIQEN TE PERCAJNE KOMBIN DHE DERI DIKU JA KANE HARRITUR…
    KA MEDJA TE NDYRA NE KOSOVE QE I MBAJNE….

    1. Komentuesi pa pagese says:

      Enverit t’i hash mune ti bashke me Berishen dhe Ramen.

  10. aleko says:

    Rreshtimi I ngjarjeve dhe fakteve qe sillen ne kete intrviste e ben te qarte pa asnje dyshim se jo vec SAliu eshte agjent I UDB se por krejt familja e tij.Por me e rrezikshmja eshte se Ky Saliu ne bashkepunim me UDB ne munden qe te vene ne krye te PD se Lulezim Bashen ne menyre qe te sigurohet dhe vazhdimesia antikombetare e PDse ne te artyhmen pas renjes se Berishes.Pra sic duket edhe Luli eshte nje agjent I sherbimeve te fshata serbe dhe sigurisht kejo perben nje rrezik te madhe per shqiperine , kosoven dhe mbare kombin shqipetare.Vrasja e ketij pjestari te UCK se eshte nje tjeter alarm qe ndjell fatkeqesi per arthmerin tone.Vrasja e tij u be pikerisht kur shpresohet per nje ringritje te drejtesise ne shqiperi dhe shpura berishjane dhe vet at ka filluar te tronditet.Prandaj duhet te jete direktiva e UDB dhe saliut vrasja e ketij luftetari qe sic shihet ne intervist di shume gjera keta kucedra qe po mbysin shqiperine ..

  11. Shkodrani says:

    Sali Berisha eshte kavia ma e ndyre qe ka qit kjo toke , nje pusht nje batakqi , nje i pabese nje krijese e ndyre e krijume ne magjen e Beogradit .Zoti i madh e marrt hakun e Shqiptarve ndej tij , e pafsha duke dhjer gjak per gojet e duke e shkel e peshtu gjithe njerzia .Kurr mos ja baft Zoti i madh dy te mira bashke .Kurr mos paft mire ne femijt e tij e ne familjen e ndyre te tij .Gjynahi e dhimbja e njerzve mos e lashin rehat ne vorr kur te shkojne .I QIFSHA cfar ka per zemer , duke ja nis nga Desara e deri te Argita .At familje e pafsha me KANCER NE FYT .Mallku qofte ajo rrace e NDYRE qe e beri kete kombe te vuaj me ndyrsin e veprimeve te tyre !

  12. Bujar says:

    Nuk ka ngjarje qe ndodh ne shqiperi e kosove qe nuk akuzojne berishen, e ktij spo I hun gjemb ne kembe o ne si popull kemi luajtur mendesh o nuk funksionon as i lloj ligji ate her.

  13. Fuck it says:

    Po e vertete Haklajt donin te Bénin tregti armesh me kosovaret, por iu prish puna see kosovaret nuk I preferonin me armet e Shqiperise , kur kallashit i shtremrohej tyta nga zjari vazhdushem. I blinin armet nga gjermania. Tregoni te verteten se ngelet duke shpifur

  14. kodrasadikit says:

    Fatkeqesisht partite politike e rendojne njera tjetren e fajsojne njera tjetren per pushtet e per pozitat e veta !! Edhe ne luften e dyte botrore keshtu ka ndodhur dhe ne mbetem ne ferre e ne socializem ku jeta e njeriut u degradu e njeriu u zbut dhe u tjetersu tejmase duke mbetur pa asnji atribut e vyrtyt te merefillet kombetare.Veprimtarija e sherbimeve te huaja po duket gjithandej ne Kosove e ne Shqipni ..Me keqardhje nese se marrim vehten e si hapim syte qofte large do ta pesojme edhe tani pas aleances se mirfillet me SHBA E BOTEN perendimore e vetmja variante per ne .

    1. TIRONA says:

      Kondrasadikit-Nuk e di c’moshe ke,familja ime ka nxjerre deshmore dhe kurre komuniste ,por rri shtrember dhe fole drejt:Ne kohen e enverit ,nuk ka guxuar njeri t’ju sherbente te huajve,other way enveri
      nuk do te ishte lider per 50 vjet. Mendoj se sigurimi i shtetit krahas te keqijave, ka qene ne nivel te larte profesional.

  15. Agroni says:

    Lereni dokrrat dhe perrallat me LPK/UCK te vellazerve Kelmendi. Kosova i njeh fare mire te gjithe. Ishte po ky patriot qe martoi vajzen e xhaxhait te vet, qe vuri harrac tregtarve ne Peje, qe u konfrontue me “shoket e idealit” pasi ata e perjashtuan ate dhe vellaun e ti I brahimin. Nuk kishte dhe as qe ka dicka idealiste ne keta njerez. Kishte dhe ka vetem ambicje, uzurpim, pozite, para. Jame keta qe e xhvaten Kosoven, e ropen me keq se serbi. Soji i tyre qe kurr nuk bene nje dite pune as jasht e as ne Kosove tani jane multimilioner.

    1. Agron felleqesira - Kush je Shkerdheni? says:

      Sa bukur hedhke helm kunder UCK more te befte nenen dhe motren serbi ore ti Agroni i leshit! Me siguri je Shkerdheni se nuk ka gjak shqiptari qe te sulmoje nje luftetar te UCK-se sic e sulmon ti. Pftuuu maskara!

  16. USA says:

    Lufte klanesh mafioze, asgje tjeter s’ka ketu.

  17. Atdhetari says:

    Ç’farë nuk është Thënë e Stër’thënë për BANDITIN dhe KOBIN E ZI të Shqiptarëve. TRADHËTARIN Sali Berisha. Ku Nuk ka vënë Gisht e Dorë Ky (ç’farë të thuash as I nxihet as I zverdhet fytyra Tradhëtarit). Në Ç’do Tradhëti, Krim, Vjedhje e Shkatërrim është Dora, Gjaku dhe Emri i Tij. Faktet janë KOKËFORTE por si duket Akoma Nuk ka Dalë Ndonjë Djalë Hetues apo Prokuror DOÇ dhe i Zoti i Punës. Ajo që Lë për të Dyshuar se: Përse Nuk Hetohet dhe Arrestohet Ky KOB I ZI Patjetër që Shtetet (Sërbia dhe Rusia që u ka Shërbyer Jashtëzakonisht Shumë) po e Mbrojnë me Ç’do Formë e Mënyrë. Është e Pamundur të ketë Arsye tjetër.

  18. Popull says:

    Shikojeni kush eshte gjyshi biologjik i sali berishss Karaxhici vuk dhe kuptoni se gjaku i serbit ka 200 vjete qe punon kunder Shqiperise , ne cilkim duke vjedhur traditat dhe kulturen gojdhenat dhe kenget e vallet veshjet duke i pervetesuar e duke i paraqitur ne letra si serbe me nje fjalor te shpikur cirilik. Serbia shtet artificial ku babai i saj i jugosllavis i mbreteris Serbe eshte Vuk Karaxhici babai i Vuko Karaxhicit dhe gjyshi i Radovan karaxhicit legal dhe Sali Berishes Ilegal.

  19. Tironci says:

    U prefsh ne paqe Qerim djali.
    Ngushellime familjes nga miku juaj nga Tirona.
    Po me vjen shume keq, nuk po gjej mo dot fjale ngushellimi
    Populli dhe cunat e UCK se duhet te hapin syte e te bohen vigjilent se sapo mora informacion qe ky nuk eshte rasti i pare.
    Lufta nuk ka mbaruar akoma ajo vazhdon dhe do vazhdoje deri sa serbia nuk heq dore nga kosova dhe trojet tona. Lavdi cunave qe rane per atdhe.

  20. Jevgu ke fusha e loparit says:

    Kar,lec Dega merr abetaren e meso shqip

  21. lilu says:

    DIKTATORI ENVER TE VRISTE ME LIGJ NDERSA PASARDHESI I TIJE SALI BERISHA ESHRE NJE GANGESTER E KRIMINEL QE TE VRET NATEN E TE QAN DITEN BILE TE BEN DHE HERO SI AZEM HAJDARIN QE E VRAU DHE E SHPALL DESHMOR. KY ESHTE SALI BERISHA.

  22. Shqipja says:

    Ore nje pietje kisha per Ramush hajradinaj ……mikun e lul bashuqit e Likja I Mona se sali ram berishacic I ka vene né rrjesht.
    Ramush Pse nuk Po bashkoheni me trimat e UCK si dikur. Bej nje analize bre burre mjaft me lukse …..

  23. Bimi says:

    Keto jane fantazira. Eshte si ajo barsaleta e vjeter qe thuhej ecte elefanti e milingonat thonin dridhet toka nen kembet tona. Kosova u be sepse Amerikes ne ate moment i duhej. Berisha, Nano etj kane qene te paperfillshem. Jeni te lire ti urreni apo ti doni po t’ju japesh kredi per te mire apo te keq politikaneve shqiptare per Kosoven eshte lajthitje intelektuale. Nese lufta ne Kosove u be qe te hiqej mendja nga skandali i Monika Lewinskit apo ishte ne interesin gjeopolitik te USA etj mund te merret vesh vetem pas 30 vitesh. Nje gje eshte e qarte. Ndersa USA i duhen vende muslimane aleate si Kosova dhe Shqiperia interesi i USA per Ballkanin eshte shume i ulet pra nese ata qe drejtojne Kosoven sot kujtojne “se dridhet toke ne kembet e tyre” Kosova merr fund. Por si duket Kurti e mesoi kete shume shpejt. Trumpit nuk i kercet as per Kosove e as per Siri. Edhe sikur Rusi ti marri Trump nuk telashe. Qekur Amerika u be independente ne energji nuk po pyet as per Lindjen e mesme jo per Kosoven qe as qymyrin nuk e shet dot se ndot ambientin e ka dale jashte mode se nuk e duan te gjelberit.

  24. TIRONA says:

    Qerim Kelmendi te qofte dheu i lehte,me dhimbje ngushelloj familjen,te afermit,miqt.
    Zemra te dhemb dhe urrejtja leshon lot.
    Perse kaq tradhetare shqiptare?
    Vritini pa meshire spiuno-tradhetaret!

  25. DRENICA E KUQE says:

    Shqiptare dhe shtet shqiptar! Shih urrejtjen shtazore te “shqiptarve” te UDB dhe KOS ndaj luftetarit te oreve te para te UÇK dhe kete urrejtje e deshmon bindshem vrasja kriminale dhe djegja e e pameshirshme e nje luftetari te lirise Qerim Kelmendit. Ajo qe ka thene ne kete interviste qendron per 100%…
    Lavdi jetes dhe vepres se tij shqiptare!
    Ngushellime familjes Kelmendi, miqve shokve e bashkeluftarve te Qerimit!

    DRENICA E KUQE

  26. endri says:

    Azemi,saliu,memia,gazidede,avdyl matoshi etj kane qene ne sherbim te udb-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje