OFL i kërkon deklarimin e pasurisë ish-kreut të bandës së Niklës dhe grabitësit të Rinasit

28 Shkurt 2020, 14:44Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit i dërgon formularin e vetëdeklarimit të policisë Flamur Hakës në Nikël dhe Talo Çelë në Elbasan.

Haka është  ënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”  si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”.

Ndërsa Çela është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” si dhe akuzohet edhe për grabitjen e Rinasit.

Deklarata e policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje