Në një intervistë eksluzive me Euronews, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, paralajmëron zyrtarët e Bashkimit Europian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij.
Kurti u shpreh se shefi për politikat e jashtme të BE-së Xhozef Borel, vendi i të cilit Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përfaqësojë Bashkimin Europian dhe jo qëndrimin e vendit të tij të origjinës.
“Ndoshta Borel duhet t’i japë një mendësi të re të gjithë problemit të Ballkanit Perëndimor për hir të një zgjidhjeje europiane. Kushdo që e mohon këtë realitet apo përpiqet të ofrojë ndonjë zgjidhje pa pranuar këtë shtet dhe vullnetin e popullit në Kosovë vetëm sa do të dëmtojë më shumë veten”, u shpreh Kurti.
Kurti mori pushtetin në Kosovë në fillim të muajit shkurt pas më shumë dekadash në opozitë. Një nga sfidat e tij kryesore si kryeministër janë negociatat me Serbinë. Euronews shkruan se kryeministri i ri i Kosovës as nuk e merr parasysh idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.
“Kosova nuk mund të përfshihet në projektin e të ashtuquajturit shkëmbim të territoreve. Të gjitha këto projekte kanë dështuar në të kaluarën dhe do të dështojnë dhe në të ardhmen. Zgjidhjet territoriale janë recetë për konflikte të reja, dhe jo për paqen për të cilën kemi nevojë.”
Bashkimi Europian aktualisht po përpiqet të rinisë një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit me shpresën për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.
Nuk drejtohet shteti me rrugec si Albini, plus eshte dhe i pabese.
Deomos qe jo..Zt Kurti ka shtylle kurrizore dhe ecen drejt e me kryet lart..ne na duhen lider te shantazhum qe futen brenda prej deres se qenit apo maces..pastaj s’mund t’pritet ndryshe prej jush qe sistemi i skllaverimit ju ka gjunjezue e veç ngjyra ju dallon prej sklleverve komshinj
Ky eshte si berrisha vete pyete vete pergjigjet
Kush i ka thene ketije qe kosova do ndahet edhe nese do ndahet kush e pyete kete karuce kosove kush na ka pyetur ne kur na kane ndare e coptuar o bole kosove meru me popullin se gjynah eshte i varfer i izoluar sikur te jene afrikane bolshevik i qenit
Albin Kurti po kerkon qe Kosova te trajtohet me seriozisht dhe me arsyeshem, e jo ne stilin: Shkopin per Kosoven, e karroten per Serbine.
Ore mercilitant, e para mos e keqperdor emrin USA se keto nuk jane ceshtje groshe,shko gjej ndo1 pune qe din nqs. din te besh,neqs kufizimit mendor i bashkohet edhe ai fizik ……. ndjese e dhimshuri.
Albi Kurti do te behet si Saliu qe i shpall lufte SHBA dhe BE…… Jepi se si gomari Ramush do te shkoshe.