(Pas)vdekja: Ikja e Nexhmijes si ateiste, ç’thanë në “frymën e fundit” disa pararendës të saj në mosbesim

29 Shkurt 2020, 15:49Sociale TEMA

Ditë më parë, dha frymën e fundit Nexhmije Hoxha. Iku duke lënë pas një testament ku e deklaronte veten ateiste, thënë tekstualisht se nuk njihte Zot.

Kjo është dhe sfida më e madhe e mendjes dhe e shprtit njerëzor; ajo se ç’ka pas vdekjes, gjë që lidhet pazgjidhshmërisht me besimin në Zot. Shumë njerëz më gjykim ngushtësisht material, bazohen te materialja për mosbesim – meqë nuk shohin gjë, Zotin pra – por jetojnë me një shpirtin që po ashtu as e prekin e as e shohin, madje as mundet ta artikulojnë si përkufizim se ç’është. E ky shpirt një ditë del, duke e bërë të pamundur riaktivizimin e materiaes – organizmit; punës së organeve dhe trurit.

E te ajo bota pas vdekjes, ndodhet dhe drejtësia hyjnore, ajo që për të cilën shumë njerëz që e urrenin të venë e diktatorit, u zhgënjyen se ajo iku pa u ndëshkuar. Kështu besojnë ata që besojnë…në Zot.

Por cilat janë disa nga përvojat e atyre që kaluan jetën pa Zot, e në çastet e fundit, në atë moment ku thuhet se “bie perdja” e njeriu ballafaqohet me të “vërtetën e mbrame”, thënë ndryshe me atë reale, pa dilema, u ballafaquan me atë që nuk besonin.

Ja disa:

Cesare Borgia (politikan italian, 1475-1507): “Në jetë, unë po përgatitesha për gjithçka përveç vdekjes, dhe tani po vdes dhe nuk jam gati për të”.

Thomas Hobbes (filozof anglez, 1588-1679), tha: “Unë së shpejti do të hidhem në errësirë, dhe nëse do ta kisha të gjithë botën në dispozicionin tim për momentin, do t’a jepja për të blerë vetëm një ditë të jetës”.

Thomas Paine (një aktivist politik dhe revolucionar amerikan i shekullit të 18-të, i cili e deklaroi veten ateist) tha në çastet e fundit: “Ju lutem, mos më lini vetëm! O Zoti im! Do ta jepja gjithë botën dhe më shumë vetëm të shpëtoj veten nga kjo torturë. Jam në prag të ferrit!”.

Sir Thomas Scott (politikan anglez, 1535-1594) tha ndërsa ishte duke vdekur: “Unë nuk besoja në ekzistencën e Zotit dhe ferrit deri para disa çastesh më parë, por tani ndjej se këto janë të vërteta të pakundërshtueshme. Tani jam në prag të ferrit dhe kjo është drejtësia hyjnore.”

Volteri (filozof dhe ateist francez, 1694-1778), duke iu drejtuar mjekut të tij, tha: “Zoti dhe njerëzit më kanë lënë pas dore. Unë do t’ju jepja gjysmën e asaj që zotëroj nëse do më mbanit gjallë për gjashtë muaj. Por ndjej që po vdes dhe të shkoj drejt ferrit! ”

Napoleon Bonaparte: “Po i ktehem tokës, unë perandori më i madh. Ekziston një ndryshim i madh midis humnerës në të cilën po bie dhe parajsës së përjetshme. ”

Francis Newport (politikan anglez, 1620-1708), u tha atyre që ishin rreth shtratit të tij në çastin e vdekjes: “Mos më thuaj që nuk ka Zot, unë e ndiej praninë e Tij tani dhe mos më thuaj që nuk ka ferr, sepse kam ndjenjën se po rrëshqas në të “.

David Strauss (filozof dhe shkrimtar protestant gjerman, 1808-1874): “Filozofia më ka dështuar dhe ndjej se jam në nofullën e një makinerie që ka dhëmbë dhe nuk e di në cilën pikë do të më grijë.”

Në një intervistë për US Neësëeek, Svetlana Stalin, vajza e diktatorit komunist rus Joseph Stalin, foli për momentin kur babai i saj vdiq, dhe tha: “Vdekja e babait tim ishte e tmerrshme. Në momentin e vdekjes së tij, ai papritmas hapi sytë dhe na hikoi ne të pranishmit rreth tij me vështrim të çakërryer, duke treguar diçka me dorën e lart mbi ne. Më pas vdiq. (tesheshi)

18 komente në “(Pas)vdekja: Ikja e Nexhmijes si ateiste, ç’thanë në “frymën e fundit” disa pararendës të saj në mosbesim”

  1. alba says:

    Secili e zgjedh vete nese beson apo jo!

    1. Antonio says:

      Jam ateist dhe gjykoj se ata qe besojne se ka zot jane injorante vet mashtrues!
      Une i besoj shkences dhe jo utopive me zot!
      FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN!

  2. Seriozi says:

    U mbars mali , dhe polli nje mi . Po c’jane keto shkrime apstrakte .as mish as peshk .

  3. Ervin says:

    Hajde shkrim, hajde! Sponsorizuar nga kisha e ungjellizimit, apo xhamia e Mahmut Beut? Apo nga budistet e Librazhdit?

  4. buj says:

    BUDALLACKE QE NA MORI ME QAFE, EDHE CA ME TEPER ATA QE NJOHEN NGA AFER

  5. elton says:

    Car jane mer kto? Argumente qe ka Zot? Deshmite e disa njereze para se te vdesin? Asnje deshmi pas vdekjes?

  6. mik says:

    Te gjitha keto thanje nuk kan asnje kuptim. Ne pergjithsi, ç’do njeri qe asht i ndergjegjeshem ne prag te vdekjes mundohet te thote diçka, i shtyre nga nje arsye qe ndofta as ai vete se kupton.
    Simbas artikullit ( gja qe asht e diskutueshme ) Nexhmije Hoxha duket se deri ne momentin e fundit, ka qene e vetedijshme per ç’ka po ndodh me te’, e prap se prap nuk ka ndryshu !! Nje njeri qe nuk ndryshon kurre, nuk asht normal.
    Gjithsesi ! Kush erdhi nga vdekja te na tregoje se ç’ndodh atje poshte apo atje lart ?

  7. Veshi says:

    Kleriket jane mashtrues me rroge, kurse keta pseudointelektual qe reklamojne besimin tek bota qiellore jane te manget ne arsyetim dhe pllake gramafoni e predikimeve stereotipe te klerikeve qe i shperndajne kundrejt pageses mepaturpesi, sikur teishin psallte.

  8. MAJAKOVSKI says:

    Edhe Dritero Agolli mbeti ateist. Ai me vargjet e Tij te famshme luante dhe sfidonte vdekjen. U prehte ne paqe poeti yne i mrekullueshem.

  9. Veshi says:

    Turp per reklamen e botesshpirterore qiellore tek Perendis apo te Djalli te shpirtit jashte trupit. Kyshkrim i ketij pseudo ilntelektuali eshte
    idiotizem.

    1. Star says:

      Sipas statistikave te vertetuara numri i besimtareve ne bote eshte me i madh se i ateisteve. Kur flas per besimtaret kam parasysh jo te nje feje te caktuar. Po si ka mundesi qe te gjithe komentet qe jane bere deri tashti jane bere nga ata qe nuk besojne. Apo me kete do tregoni nje gje tjeter. Nuk don shume mend se kjo provon katerciperisht se te gjithe ateistat ndihen inferior, dhe per te na mbushur mendjen ne per te kunderten bejne deklaracione nga me absurdet. Ore te mjere: Nuk vertetohet egzistenca e perendise me formula te shkeces. Doni edhe prova nga ato qe jane kthyer nga ajo bote. Dhe keto prova nuk do mjaftohen nga ju edhe po te jene per cdo njerin prej ju nje person i “kthyer”.
      Eshte ceshtje besimi. Dhe besimi eshte individual dhe i mbrendshem per cdo njerin. Lufta mes idealizmit dhe materializmit eshte me e vjeter se vete bota. Hegeli dhe perfaqesuesit e materializmit kane zhvilluar nje lufte titanike per ti vertetuar botes se kush eshte primare idea apo materia. E para ishte fjala thuhet ne BIBEL.
      Per te vertetuar egzistencen e nje fucije te mbinatyrshme do mjaftonte vetem nje prove nga vete materializmi dialektik. Qe ne kete bote asnje gje nuk krijohet,por cdo gje transformohet nga nje gjendje ne nje tjeter. Dhe tashti kthejeni filmin prapa dhe na tregoni piken e fillimit te egzistences se gjithesise nga ku filloi ky transformim nga nje gjendje ne nje tjeter, nga ku u krijuan galaktika dhe mikro organizma qe egzistojne ne gjithesi.

  10. Kush says:

    Cfare eshte shpirti o gazetar l…i? Kush me pergjigjet fiton te verteten

    1. katarakti says:

      A mund të na e provosh ekzistencen e shpirtit?

  11. Moisi Golemi says:

    Shkrim halldupësh fetarë. Ju pjerdhsha mu në fe!!!

  12. Blendi says:

    Ne zjarr ka perfunduar bushtra sepse mori shume shpirtra njerzish

  13. Vlonjati says:

    Nuk keni me gjera te tjera per te shkruar por shkruani budallalleqe. Nuk ka pasur asnjeher zot ne menyren qe e pershkruajne fetaret, per teori te tjera debati eshte i hapur.

  14. Millosh Gjergji says:

    Fakti që teksti ska autor të bënë të besosh që autori ose luan “koçe” me ne, apo edhe është vetë Bazoja që ka frikën nga bota imagjinare dhe bënë mbatjet e tija me lexuesin. Ato të thëna që kinse i than ca prominenca para vdekjes, janë të gjitha të sajuara, nga se ai që nuk ka miq imagjinar tërë jetën, nuk dorëzohet pak minuta para ikjes. Ata që besojn në përralla me lesh, ose janë injorant, ose i mungon guximi të ballafaqohen me realitetin që kemi jetë kufizuar, siq kanë të gjitha gjallesat, inkluziv edhe ato njëqelizore që në ca raste ripërtrihen por jo në pafundësi.

  15. Visi says:

    Ju që nuk besoni, duket se jeni bijë ose nipër të klikës komuniste me në krye Enver Hoxhën që e shpallët për “Zot”.
    Prandaj që kur ju vdiq “Zoti” ,s’ jeni as në qiell e as në tokë dhe u bënë 30 vjet demokraci e
    s’ po ndërtoni shtet por vetëm kaos shtetëror e moral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje