Taulant Balla: S’mund ta parashikonim se Ilir Meta do katandisej si Ver Llapa

29 Shkurt 2020, 11:20Politika TEMA

Në ditën e dytë të Kongresit të Partisë Socialiste,  sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla, ka ironizuar presidentin Ilir Meta.

Ai tha se kur socialistët e votuan atë për president, nuk e dinin se si do vepronte ai pastaj.

Balla e krahasoi presidentin Meta me Ver Llapën, personazhin që lyp në “Rrugën e Kavajës” dhe në zonën e “21 Dhjetorit”.

“Ka disa që na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën president.

Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë pazar për objektivat në mandatin e parë.

Ne bëmë punë të mira në atë Koalicion dhe Ilir Metës i dhamë thjesht hakun, si pjesë e koalicionit, pasi presidentin me vetëm votat tona se zgjidhnim dot, po edhe si më i miri president nga radhët e opozitës realisht.

Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, që Ilir Meta do katandisej si Veri që u nxjerr gjuhën njerëzve tek udhëkryqi i 21 dhjetorit!

Por mos e harroni që ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI-në për shkak të Reformës në Drejtësi, sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet vetëm më pas, sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës”– u shpreh Balla.

8 komente në “Taulant Balla: S’mund ta parashikonim se Ilir Meta do katandisej si Ver Llapa”

  1. M says:

    Fshati qe duket nuk do kallauze zoti Balla.
    Kur mbi nje person rendojne akuza te renda dhe eshte ne hetim( atekohe) ceshtja e cez, floriri, armatosjen e “popullit “ne Lezhe, akuzat kurre isht minister, 21 janari ” koke pa laret”, blloku me Priftin e shume e shume te tjera pavaresisht se nuk qe bere reforma ne drejtesi dhe kjo ishte e kapur ( vete numri i gjyjatesve dhe prokuroreve qe ben direhje dhe ngelen jashte vitinguttregojne)si ky ishte me i ” miri” me mire pa…. Se sa me nje ” djall” ite 99- ve , ndaje mos kerko te shfaqesoheni , kjo esht pa aftesi ose e qellimshme ose” ha te ham ” sic eshte bere per29 – vjet ose per te djegur polin e trete lavires here me njerin e here me tjetrin., bare nuk ham ate tjetren le ta han” politikant”dhe zagaret e tyre qe sundojne vitit poskomuniste.

  2. Lona says:

    E paska diskretituar fare psikopatin meta .

  3. Kalec Dega says:

    Ai ja ka kaluar Ver Llapes, nje llapaqen i veshtire qe nuk le njeri te flase duke llomotitur papushim m’fal, m’fal, m’ fal, m’ fal m’ fal.

  4. Zigur Qarri says:

    Ilir Floriri nje llapaqen qe nuk le njeri te flase me shprehjet idiote m’fal, m’fal, m’fal, m’fal m’fal m’fal.

  5. Grand says:

    Ore ti Taulant! Je ne vehte!
    C’eshte ky krahasim!
    Cfare ka Ver Llapa! Nuk di qe ai te kete vjedhur dhe te jete i korruptuar! Ai eshte nje person qe sipas principeve njerezore eshte nje qenje njerezore nd jeten e tij! Cfare ka dhe cfare te ka bere?
    Ai del cdo dite tek tek 21. Bisedon me drejtues automjtesh, paqesisht dhe bene humor! Perpiqet te menaxhoj jeten e tij te perditeshme!
    Mesa di njerzit nuk mund te krahasohen me njeri tjetrin! Per vecori qe specifika te natyres se tij qe lidhen me organizmin mendjen, etj. Sejcili ka natyren e tij! Por ne rastin tend krahasimi eshte ne konteks percmimi per presidentin dhe Ver Llapen!
    Pyetja eshte e thjeshte: Perse mendon se Veri eshte etalon negativ dhe ti mund ta perdoresh te denigruar njerezit, cilindo! Mbi cfare baze apo faktesh e perdor Verin? Ke degjuar gje per te drejta njerezore? Po sikur nje Avokate vullnetar ne emer te Verit te te padis ne gjykate per fyerje denigrim dhe diskretitim te ketij personi, a mendon se do te ishte e drejte?
    Besoj se minimalisht duhet t’i kerkosh ndjese per fyerje dhe denigrim te figures se Verit!
    Personalisht mendoj se ti je nje politikane i dobet, pa vlera derisa sa ti lufton kundershtarin politike duke perdorur nje qytetar shqiptar, qe jeton, qe nga afer eshte nje person me vlera njerezore por qe sipas trurit tend eshte “i mete”!
    Turp te keshe Taulant Balla! Turp edhe per PS nese nuk mban qendrim ndaj teje dhe ti kerkoj ndjese Ver Llapes!
    Ps duhet te alarmohet! Apel Zoti Rama!
    Ndjese Ver Llapes! Thjeshte per aqe dinjitet sa ka ! Ai nuk eshte politikan!

  6. Drejte says:

    Besoj se Taulanti ka gabuar rend!
    Njerzit nuk krahasohen!
    Ver Llapa eshte “lypes” i mire qe lufton per jeten e tij! Nuk vjedh, nuk eshte i korruptuar! Nuk eshte politikan! Eshte nje njeri i gjalle me parametrat e tij qe i ka dhene natyra! Te lypesh nuk eshte korrupsion! Ai nuk eshte i akuzuar per vjedhje apo korrupsion sikurse z. President apo vete Taulanti!
    Besoj se percka PS pretendon duhet te reagoj dhe ti kerkoj falje ketij njeriu te thjeshte!
    Njerez mbrojeni Ver Llapen! Si qenje njerezore!
    Rama behu gjigand! Duket gje e vogel! Por ka te beje me dinjitetin e njeriut te thjeshte shqiptar kushdo qofte ai!
    Kjo s’duhet te kaloj me nje verejtje Taulantit! Duhet ndjese publike!
    Shqiperia pas kesaj do te duket me dinjitoze! Politika do behet me e pergjegjshme!
    MbronI lypsin e thjeshte e te ndershem! Ver Llapa eshte pasqyr per politikanet e piset dhe te korruptuar!

  7. Gjovalin says:

    Nje perkufizim real, me ndryshimin se veri lyp ke 21dhjetori, ky lyp nga presidenca. Lyp ky, lyp e shoqja, lypin ate qe sja dhane dot popullit, por perkundrazi e vodhen, e poshtruan edhe kur kerkonin te drejtat e tyre si kok pa lare. Sot Meta dhe e shoqja, kakarisin neper ambjente te paguara nga taksat e popullit, ku hipokrizia e ç’do pjesemarresi ne ate takim, di qe, mashtrimi i tyre me fjalen shqiperia shtepia e shqiptareve e thene te pakten nga goja e ketyre dy vemjeve me te rrezikshme por me te pasur nga te gjithe. Distancohuni o njerez, thirrini ndergjegjes edhe kur te tjere bene punen e denoncimit me figure dhe ze, ku prej tyre u shantazhuan dhe poshtruan nga keto dy vemje te se keqes ketij populli dhe asaj drejtesie qe kerkon gjithkush. Nuk mundet qe Ilir Meta, ti drejtohet popullit kur ka nevoje per popullin, populli nuk eshte dele, ku meta mona ti therradin, ti mjelin keto dele, me pas u vene gjoba ketyre deleve per sherbimim qe u jepnin. Te jesh, sa ta drejtojne partine familjare keta te dy ne LSI, eshte mekat per ata qe u vrane ne bulevard dhe gerdec, eshte mekat kundrejt atyre qe fuqishem, kerkojne drejtesi mbi keta dy vemje Ilir dhe mona.

  8. Dee says:

    Z,balla krahasimi juaj, duke permendur nje njeri fatkeq, eshte me shume se nje poshtersi.
    Jam simpatizant i ps. Mendoj se z, Rama duhet ta shkarkoj nga funksionet qe mban, qe te mos humb simpatizantet qe mendojne si une.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje