Punimet për rehabilitimet e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës se re drejt Rinasit parashikohet të nisin brenda muajit korrik.
Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli thotë për TV SCAN se aktualisht po vlerësohen ofertat teknike dhe ato ekonomike të 6 kompanive ndërkombëtare që janë në garë për këtë vepër infarstrukturore.
Kosto totale këtij projekti kap vlerën e 90 mln eurove, nga të cilat 36 mln euro janë hua e BERZH dhe 35.4 mln euro grant I Bashkimit Evropian. Ndërkohë që, qeveria shqiptare duhet të financojë vlerën TVSH-së, që arrin në 16 mln euro. Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 kjo vlerë nuk u akordua, por sipas Shkrelit me rishikimin e buxhetit kjo shumë do të jetë në dispozicion të projektit.
Zv.ministri thotë se çmimi i biletës do të përcaktohet pas nisjes së operimit të veprës, që mund të jetë nga shteti apo nga privati, por qeveria do të synojë që ajo të jetë në vlerën 1.5 euro.
Zbatimi i këtij projekti është zvarritur prej vitesh, teksa më herët zyrtarë të ministrisë kanë deklaruar se deri në fund të 2018-ës do të duhej të ishte nënshkruar kontrata, teksa fundi I vitit 2020 duhet të shënonte përmbylljen e punimeve.
Ministria e infrastruktures apo e energjise duhet mbi te gjitha te komandohet nga specialiste potenciale qe te terheqin investitore. Pra, jo nga hajdute pazarxhinj te kesaj ministrie qe pa ardhur mire nje kompani i kerkojne 50 000 euro qe ta takojne me nivelet me te larta.
Jo vetem qe i kerkojne por i percaktojne dhe njerezit me te cilet do bashkepunojne. Hajde merr guximin ti afrohesh shqiperise
Rama do paguaje 420 EURO ne muaj per emigrantet e huj per ta ndertuar, shkruante Tema sot por qe e zhduku menjehere shkrimin se ISHTE SHUME I BESUSHEM.
Ti jepet kazma patrioteve te medhenj, Sali Birisha, dhe Like Skenderbe Floriri. Se ata e dun ket ven kaq shume, sa jane gati te marrin kazmen per te. Oburra, kzmen dhe zinxhirat per qentë.