Baton Haxhiu komenton fjalimin e Metës: U duk si kryetar partie, e ka humbur ekuilibrin

3 Mars 2020, 08:20Politika TEMA

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar protestën e thirrur nga Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ai ka thënë se Meta në fjalimin e sotëm është dukur më shumë si kryetar partie, ndërsa shton se kreu i shtetit e ka humbur ekuilibrin e të qenurit president.

Haxhiu është shprehur se është heshtja e opozitës ajo që e bën presidentin të dalë më shumë në skenën politike.

“U duk si kryetar partie. Nuk përfaqësonte presidentin.

E ka humbur ekuilibrin e të qenurit president.

Tubimi ishte motivues, kishte fraza që kishin të bënin me një njeri që është lodhur me postin e presidentit.

Meta është një kafshë politike, në kuptimin politik të fjalës.

Heshtja e opozitës e bën atë që të dalë në skenën politike”, tha Baton Haxhiu në studion e Opinion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje