"Mos ma shaj nënë Mien, mirë jua u ka bërë!", emigrantja rrëfen sherrin me Rezarta Shkurtën për Nexhmijen: Po e trajtonte si personazh pozitiv

3 Mars 2020, 16:40Sociale TEMA

Rezarta Shkurta pati një sherr virtual me Megi Manen vetëm disa ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës. Asnjëra nuk është kursyer me fjalorin ku shihet se këngëtarja i shkruan: “Ti ti hash m*** vajzës time siç ja hëngrën dhe asaj. Shko bëj foto mbi gomar se aq e ke kapacitetin. Dhe mirë ja ka bërë surretërve si puna juaj”.

Ndërsa Megi ia kthen duke i thënë se “ajo (Nexhmija) plehra e keqe më ka vrarë gjyshërit, më ka torturuar prindërit nëpër kampe internime dhe ti më flet për mirësinë e një krimineleje. Të të vijë turp që ke pranuar të bëhesh pjesë e një soji të fëlliqur si ajo. Ajo ndyrsirë që iku sot i ka duart e lara me gjakun e njerëzve tanë dhe ai gjak do rëndoj në kokën e vajzës tënde”.

Në përfundim të fjalës i uron që të gjithë të shkojnë pas Nexhmijes pasi janë familje që kanë lyer duart me gjak. Rezarta i replikon duke i thënë se i uron vetëm të mira duke i shmangur të gjitha fjalët e rënda të thëna nga Megi.

Në lidhje Skype nga Italia, ajo tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Megi tha se nuk është e penduar dhe fjalët e përdorura ishin provokim.

“Fjalët që unë kam përdorur nuk kanë qenë fjalë të rastit. Unë isha direkte në mesazhin tim fillestar. Kur e pashë që ajo kishte qejf të debatonte dhe të shtirej si një personazh pozitiv, unë gjeta shkakun që t’i përplasja të vërtetën. Fakti që unë e kapa te fëmija, unë nuk kam asgjë personale as me Rezartën, as fëmijën e Rezartës. Fëmija i Rezartës mban në kurriz një emër të rëndë, që është njollë”, tha ndër të tjera Megi.

5 komente në ““Mos ma shaj nënë Mien, mirë jua u ka bërë!”, emigrantja rrëfen sherrin me Rezarta Shkurtën për Nexhmijen: Po e trajtonte si personazh pozitiv”

  1. Prind says:

    Njerez negative, si mundesh te perdoresh ate helm per femijen e brezit te katert, cfaj ka femija. Me kete logjike I bie qe ti je po aq negative , e mos me keq se Hoxhet perderisa mban gjalle negativitwtin. I bie qe gjithe bota te jete armik me gjermanine e pas Hitlerit.
    Shani Hoxhet dhe u beni duva pseudodemokrateve qe po mbajne peng vendin dhe 35 vjet pas vdekjes se Enverit, qe prefikojne demokraci dhe mbrapa te vrasin, te vjedhin, te budallalepsin sy per sy.

  2. te fala samarxhinjeve says:

    epo na eshte bere kjo bieta sulo si korona virusi i topit, theret personazhe antipatik ne studio ,i mungon idea dhe gjykimi , program mbushes topi, kot fare , pasraqiti gruan e Elvis Nacit evgjitit si model femre , ptuuuu

  3. SHqiptari says:

    Gjyshrit e ksaj ordineres i ka vrar ligji i asaj kohe , pse nuk tregon perse jan vrar perse jan akuzuar ne at koh gjyshrit e vet , se po ngrihet llumi kombit dhe kerkon te bej santa marin , gjyshrit tuaj nese jan vrar kan tradhtuar atdheun ose kan qen bashkepuntor te pushtusit dhe kan lyer duart me gjakun e popullit , kot pse nuk na vran e ne te tjerve qe ishim korrekt me ligjet e atij shteti dhe luftuam per lirin e ksaj toke kunder pushtusit dhe zagarve tradhtar qe e meritonin plumbin se luftuan kunder kti kombi , si ne xhdo vend te planetit kte fat paten maskarenjt e tradhtaret , NEXHMIJE HOXHA luftoj per lirin e kti vendi dhe meriton rrespekt , vajza REZARTES ti rroj sa malet dhe te ket me vete te ter te mirat e ksaj bote se rrjedh nga nje familje patriote , turp te kesh ti kur ke fytyr dhe kerkon te drejten e te parve te tu qe ligji i ka dhen çfar kan merituar. Dhe jan te mbuluar me turpin e tradhtis ndaj kombit .

    1. Na myten says:

      Cfara karnash mban kjo toke! Do Zoti pjellat e tua behen kliente te burrit te Rezartes se vetem kur iu vjen tek bytha juaj kuptoni nei send.

  4. llogjika e megit says:

    ne komunizem shfaroseshin mallkoheshin edhe familjaret packa se skishin gisht ne asgje.e njejta gje vlen me shoqen megi qe vepron me te njejten mendesi .duket se komunizmi i eshte injektuar edhe kesaj vete.do te hakmerresh per nexhmijen, shko e hapi nje proces gjygjesor edhe tani e te denohet jo me gjygj fallco kafesh po per veprimet ne diktature.thjesht kjo megi ta shpifka qe meret me femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje