Kryetari i Gjykatës së Vlorës e akuzoi KPK-në se i ka vendosur mbi shpatulla një barrë prove të padrejtë me vlerësim të pasaktë pasurie, duke nënvizuar se kjo ishte për atë me e rëndë se dënimi me vdekje që kishte marrë nga ish-regjimi komunist.
Nga Besar Likmeta
Gjyqtari Skënder Haluci u përball të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilin e akuzoi se i kishte kaluar një barrë të padrejtë prove për vlerësimin e pasurisë, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për rihapjen e hetimeve për dy kriteret e tjera të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve – pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
“Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo është më keq” tha Haluci gjatë seancës dëgjimore. “Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë,” shtoi ai, duke u ankuar se KPK i kishte ngarkuar me pa të drejtë një barrë pasurore të barabartë me 1 miliardë lekë [të vjetra].
Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator, Valbona Sanxhktari anëtare, si dhe Elka Ermenkova si vëzhguese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Procesi rivlerësimit kalimtar të subjektit është përqendruar tek kriteri i pasurisë, ndërkohë që KPK hodhi poshtë kërkesën për rihapjen e hetimit për dy kriteret e tjera si dhe përjashtimin e trupit gjykues për shkak të mospranimit të kërkesës së parë.
Sipas ILDKPKI -së subjekti i rivlerësimit nuk ka bërë deklarim të saktë dhe ka mungesë dokumentacioni provues për pasurinë e deklaruar. Ndërkohë, hetimi i pavarur i KPK-së ka marrë në sitë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të gjyqtarit dhe të familjarëve të tij, si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës në Bosnje dhe Shtetet e Bashkuara, duke i kaluara barrën e provës për mungesë burimesh financiare, deklarime të pasakta dhe balanca negative në analizë financiare.
Haluci e kundërshtoi analizën financiare të KPK-së si të gabuar, duke nënvizuar se vlerësimet e bëra për pasurinë e tij të patundshme ishin jo realiste dhe kërkoi rihapjen e hetimeve. Në mënyrë të veçantë ai kundërshtoi me forcë vlerësimet e KPK për shkollim e vajzës së tij në Bosnje dhe SHBA, duke nënvizuar me krenari se e bija kishte marrë një burse të plotë me vlerë 247 mijë USD, që ishte paguar nga taksapaguesi amerikan dhe nuk kishte pse t’i jepte llogari shtetit shqiptar.
Në fund të seancës gjyqtari kërkoi konfirmimin e tij në detyrë, ndërsa insistoi për një ekspert të pavarur që mund ti vlerësonte pasurinë.
“Kërkoj një ekspert të pavarur, kam pasur punë të rëndësishme, nuk mund të mbaj mbi kurrizin tim 1 miliardë lekë që mi keni vënë,” deklaroi Haluci.
Probleme me pronat
Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.
Relatori i çështjes Roland Ilia deklaroi se sipas vlerësimit të ILDKPKI subjekti kishte mungesë burimesh financiare për apartamentin papafingo me sipërfaqe 242 m2 në Sauk, i cili ndodhej në një ndërtesë 3-katëshe, mbi një truall 1400 m2, me kosto ndërimi 2 milion lekë. Sipas Inspektoriatit për ndërtimin e kësaj banese subjekti nuk ka preventiv dhe as leje ndërtimi. Kosto e këtij objekti është deklaruar në deklaratën vjetore të interesave personale të vitit 2004 me vlerë 1.5 milion lekë dhe sipërfaqe ndërtimi 800 m2. Toka arë prej 1400 m2 ku është ndërtuar kjo banesë, gjithashtu nuk është deklaruar në deklaratë vjetore të vitit 2003. Sipas KPK-së sipërfaqja totale e ndërtimi është 842 m2 dhe jo 800 m2 dhe ndërtimi i banesës është bërë pa leje në një truall që në kohën ku është ndërtuar nuk ishte i regjistruar në emër të subjektit.
Sipas KPK-së kosto e ndërtimit të kësaj banese është 24,793 lekë për m2 dhe ka një vlerë totale për 842 m2 që shkon në 20.8 milionë lekë. Sipas KPK nuk ka dokumentacion provues që kjo banesë të jetë ndërtuar nga vëllezërit e gjyqtarit dhe subjekti si rrjedhojë ka një balancë negative në analizën financiare për periudhën 1997-2002. Gjithashtu, sipas kontratës noteriale toka arë ku është ndërtuar banesa 3-katëshe është blerë në vitin 2015 me vlerë 140 mijë lekë. Gjithashtu Komisioni nënvizon kontradiktat mbi koston e tokës të deklaruar në pyetësorin e KPK-së, deklaratën vjetore 2004 dhe deklaratën veting. Sipas KPK-së nuk ka dokumentacion që kjo tokë është blerë në vitin 1997, ndërkohë që vlera e deklaruar e saj është nën koston e tregut për vitin 2015. Sipas analizës financiare të KPK-së vlera e këtij trualli është 37.9 milionë lekë, duke sjellë një bilanc negativ për subjektin.
Gjithashtu, KPK u shpreh se në vitin 1999 bashkëshortja e subjektit ka blerë në tokë arë me sipërfaqe 8902 m2 dhe e ka shitur në vitin 2004. Kjo tokë nuk është deklaruar në deklaratën periodike vjetore 2003 dhe 2004 të gjyqtarit. Gjithashtu sipas analizës financiare bashkëshortja e subjektit ka pasur pamundësi financiare për blerjen e kësaj prone.
Sipas KPK-së subjekti ka bilance negative në analizat financiare për blerjen e një automjeti në vitin 2013, si dhe një mjeti tip Jaguar, për të cilin nuk është përcaktuar vlera e blerjes. Gjithashtu një mjet tip Benz-Mercedez është blerë në vitin 2012 me vlerën 200 mijë lekë dhe është shitur në vitin 2016 me vlerë 500 mijë lekë. Gjithashtu, ky mjet nuk është deklaruar në vitin 2012. Edhe për këtë aset subjekti ka një bilanc negativ në vitin 2012.
Sipas KPK-së në deklaratat vjetore të pasurisë subjekti nuk ka deklaruar shtimin dhe zvogëlimet në llogaritë bankare të bashkëshortes. Gjithashtu, sipas KPK-së në deklaratën vjetore të vitit 2016 nuk janë deklaruar kursime kesh me vlerë 1.5 milionë lekë.
Subjekti ka deklaruar në vitin 2004 blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 1.6 milionë lekë dhe sipërfaqe 106 m2 në Rr. Luigj Gurakuqi në Tiranë nga subjekti F.V. Sipas KPK-së ky çmim ishte preferencial sepse i njëjti apartament ishte blerë në vitin 2000 nga F.V me vlerë 4 milionë lekë. Gjithashtu, apartamenti ishte blerë nën vlerën mesatare të tregut dhe për këtë transaksion subjekti kishte mungesë burimesh financiare dhe bilanc negativ.
Në vitin 2000 bashkëshortja e subjektit ka blerë një apartament 65 m2 me vlerë 3 milionë lekë, i cili nuk ka certifikatë pronësie nga subjekti TID. Në deklaratën vjetore të vitit 2004, vlera e këtij apartamenti është deklaruar 27,000 USD. Burimi financiar që ka shërbyer për blerjen e këtij apartamenti është një kredi nga banka ‘Intesa San Paolo’ me vlerë 40 mijë USD. Në datë 16.02.2004 rezulton se ndaj kompanisë TID është bërë një transfertë për apartamentin me vlerë 39,064 USD. Ndërkohë, sipas administratorit të kompanisë TID, pagesa për banesën me vlerë 3 milionë lekë është bërë me këste nga viti 2000 deri në vitin 2003. Sipas KPK për këtë pasuri subjekti ka bërë deklarata kontradiktore për kredinë dhe vlerën, si dhe në analizë financiare ka një bilanc negativ.
Subjekti ka deklaruar gjithashtu shitjen në vitin 2003 të një Bar Kafe në rrugën Nikolla Tupe me vlerë 1.9 milionë lekë dhe ka paguar një kredi me vlerë 34,965 USD, që ishte marrë për blerjen e dyqanit nga Banka Islamike Arabe. KPK vë re se midis çmimit të shitjes dhe vlerës së mbetur të kredisë ka diferencë të theksuar. Edhe për këtë pasuri KPK shprehet se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe ka një bilanc negativ financiar.
Shkollimi i vajzës dhe të ardhurat bashkëshortes
Vajza e gjyqtarit Haluci ka studiuar nga vitit 2012 në vitin 2014 në ‘United World College’ në Mostar të Bosnje Hercegovinës dhe nga viti 2014 deri në vitin 2017 në Wesley College në SHBA. Në këto dy institucione sipas deklaratave në ILDPKI dhe atë veting të gjyqtarit ajo ka përfituar bursë studimi.
Në Wesley College për vitet 2014-2017 vajza e subjektit ka përfituar një bursë studimi prej 181 mijë USD. Relatori Ilia deklaroi se subjekti nuk ka dorëzuar dokumentacionin provues për këtë bursë dhe ndërkohë nuk ka deklaruar kontributin e tij familjar për shkollimin në vlerë 15 mijë USD për viti 2014-2017. Sipas KPK-së gjyqtari ka deklaruar vetëm shpenzime për shkollim në Boston të së bijës me vlerë 2500 USD në vitin 2014, 3000 USD për vitin 2015 dhe 3000 USD për vitin 2016.
Sipas analizës financiare të bërë nga Komisioni, mbeten të pajustifikuara shpenzimet për jetesën e vajzës gjatë kohës së studimit në Wesley College në SHBA.
KPK i ka kaluar gjithashtu barrën e provës subjektit për shkollimin e vajzës me një bursë të deklaruar prej 30 mijë euro në United World College në Mostar, për të cilën shprehet se ka mungesë dokumentacioni. Nuk janë deklaruar shpenzimet e subjektit në deklaratën e vitit 2011 dhe 2012 në vlerë 4800 euro për shkollimin e vajzës në Bosnje dhe nuk janë deklaruar shpenzimet e jetesës në Mostar.
Gjithashtu, KPK pretendon se subjekti nuk ka deklaruar saktë shpenzimet për një shkollë verore në Angli me vlerë 3 mijë paund. Komisioni u shpreh se nuk është e qartë nëse kjo pagesë ka përfshirë dhe shpenzimet e jetesës.
Gjithashtu sipas KPK-së subjekti dështon të provojë të ardhurat e ligjshme të deklaruara të bashkëshortes në gazetën Koha Jonë , Partinë Demokristiane dhe Federatën Shqiptare të Futbollit sepse ka mungesë deklarimesh të tatimit në burime ndër vite.
Analizat financiare për të ardhurat para vitit 2003 dhe ajo për të ardhurat pas vitit 2003 rezultojnë të dyja me vlera negative.
Analiza financiare ‘surreale’
Mbrojtja e gjyqtarit Skënder Haluci filloi me një kërkesë për marrjen e një kopje të fjalës së relatorit Roland Ilia, për të cilën ai pretendoi se kishte ndryshime nga gjetjet që kishte marrë nga KPK me shkrim. Pasi u tërhoq për vendim trupi gjykues e hodhi poshtë kërkesën, duke nënvizuar se fjala e relatorit ishte një përmbledhje e gjetjeve dhe subjekti mund te merrte një kopje të procesverbalit pas seancës.
Pas rifillimit të seancës, fjalën e mori avokati mbrojtës i subjektit i cili justifikoi deklaratat e pasakta për sipërfaqen totale të banesës 3-katëshe në Sauk, duke nënvizuar se subjekti ishte përqendruar ke pjesa e tij takuese. Ai shtoi se sipas një akt-ekspertimi të kryer nga subjekti vlera e deklaruar e banesës ishte e njëjtë me vlerën e tregut. Avokati shpjegoi se subjekti nuk kishte aplikuar për leje ndërtimi sepse nuk kishte pasur dokumentet e pronës si dhe nënvizojë se ai nuk ka detyrim të justifikojë të ardhurat e vëllezërve për ndërtimin e shtëpisë. Ndërkohë, insistoi se çmimi i blerjes së tokës është i vitit 1997, kohë kur ishte paguar kapari dhe pjesa e mbetur është paguar në vitin 2015. Sipas mbrojtjes llogaritja e vlerës së tokës me 27 mijë lejë për m2 është e gabuar, sepse në vitin 2015 është paguar vetëm diferenca e kaparit. Gjithashtu, avokati shtoi se subjekti nuk ka pasur detyrim të deklaronte një pronë të blerë nga bashkëshortja në vitin 1999 – përpara se të martoheshin, dhe të shitur në vitin 2004, përpara se të bënte deklarimin e parë në ILDKPKI. Avokati nënvizoi se analiza financiare nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e bashkëshortes së subjektit, të cilat janë cilësuar të ligjshme nga Kuvendi kur ajo është zgjedhur anëtare zëvendësuese e zyrës së Komisionerit Publik. Ai shtoi se për automjetin Jaguar vlera e blerjes prej 2 mijë paund është përcaktuar në certifikatën e nxjerrjes jashtë përdorimi, ndërsa në analizën financiare negative të automjetit Benz-Mercedez nuk është përfshirë bursa e vajzës.
Avokati shtoi se subjekti nuk kishte pasur detyrim të deklaronte në deklaratat periodike gjendjen e llogarive të bashkëshortes. Ndërkohë, për apartamentin 106 m2 në Rr. Luigj Gurakuqi e blerë nga shtetasi P.V dhe shitjen po ndaj këtij shtetasi të Bar Kafes në rrugën Nikolla Tupe, ai deklaroi se behej fjalë për një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte likuidimin e kredisë bankare, por që ishte realizuar nëpërmjet dy kontratave noteriale. Sipas avokatit subjekti kishte sjellë një vërtetim të ri nga kompania TID në lidhje me shlyerjen e apartamentit 65 m2, që përfshinte në vlerën 3 milionë lekë dhe mobilimin. Avokati shtoi se subjekti kishte pasur vështirësi të siguronte dokumentet e bursës së vajzës me vula apostile. Ai pranoi se Haluci kishte harruar të deklaronte 300 paund në vlerën totale prej 3300 paund për shkollën verore të vajzës në Angli, por shtoi se kjo shumë përfshinte dhe kostot e jetesës.
Më tej fjalën e mori gjyqtari Haluci, i cili tha se nuk duhet të penalizohej për tatimet që subjektet e ndryshme nuk i kishin paguar për të ardhurat e bashkëshortes. Ndërkohë, ai shtoi se për pronën e blerë nga bashkëshortja dhe familja e saj në vitin 1999, “nuk kam pasur asnjë lidhje.”
“Kurrë se kam pyetur bashkëshorten për pagsën e takstave, ajo ka qenë avokate e fjalës së lirë,” tha Haluci.
Haluci deklaroi se shkollimi i vajzës ishte realizuar me dy bursa të plota. Vajza e tij, sot 24 vjeçe ishte diplomuar nga Wesley College në Boston dhe jetonte në Washington D.C. Për të siguruar dokumentet e bursës me vlerë 247 mijë USD nga ky universitet kishte pasur vështirësi për shkak të distancës dhe problemeve të postës amerikane. Gjyqtari shtoi se e bija kishte shfaqur habi se pse duhet të justifikonte bursën e marrë nga taksapaguesit amerikan dhe i kishte kërkuar dokumentet vetëm me insistim e tij. Sipas gjyqtarit në mënyrë të padrejtë analiza financiare e KPK-së e ka ngarkuar me një barrë 30 milionë lekë për shkollimin e vajzës dhe 60 milionë lekë për shtëpinë e vëllezërve në Sauk.
Haluci tha se tokën në Sauk e kishte blerë me një marrëveshje xhentëlmenësh në vitin 1997, ku sëbashku me 17 shokë të gjimnazit kishin blerë një sipërfaqe prej 17,000 m2 tokë. Blerja e kësaj toke dhe ndërtimi i shtëpisë në Sauk ishte motivuar me mungesën e sigurisë në Tropojë në vitin 1997. Ai shtoi se vëllezërit nuk kanë ndërtuar pa leje por në marrëveshje me administratorët e komunës Sauk dhe mund të jenë mashtruar për ligjshmërinë. Gjyqtari tha se edhe pse kishte një pjesë takuese prej 242 m2 në këtë objekt ai nuk kishte jetuar kurrë aty, por kishte jetuar në apartamentin tek Pazari i Ri në Tiranë, në rrugën Luigj Gurakuqi. Ai nënvizoi se në vitin 1997 kishte paguar 9/10 si kapar dhe 1/10 ishte paguar në vitin 2015-të. Gjyqtari Haluci deklaroi se kishte arritur ti merrte dokumentet me vula apostile nga Bosnja për bursën e vajzës me shumë vështirësi – vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Brendshëm boshnjak, pasi kërkohej prezenca e vajzës me banim në SHBA. Vonesa kishte hasur dhe në marrjen e dokumenteve nga Ëesley College në Boston.
Subjekti insistoi se bursa e vajzës ka qenë e plotë dhe përveç kostove të jetesës apo dhe biletave për kinema, përfshinte dhe një biletë avioni të përvitshme për të ardhur në Shqipëri – të cilën e bija nuk e kishte shfrytëzuar.
“Analiza financiare është surreale,” tha Haluci, duke shtuar se ai nuk mund të penalizohet për bursën e vajzës dhe vlerën e banesës të vlerësuar nga KPK në 60 milionë lekë. “Kërkoj konfirmimin në detyrë sepse kam punuar me përkushtim dhe vendimmarrjet kanë qenë të miat, pa ndikime,” përfundoi ai.
Ky jo vetem qe si ka deklaruar te gjitha po shkoni shihni sa hyrje ka ne vlore. Ky servil i PD meriton burgun.
Ju qe qaheni nga diktatura e Hoxhes koha tregoi qe e keni merituar me teper se burgun. Te persekutuarit e vertete moren shperblimin per vuatjet dhe kurre nuk ju afruan PDse pasi e pane qe ishte nje organizate fashiste nen jorganin antikomunist. Nje tip si puna jote thoshte dikur “tani erdhi koha jone per te hipur mbi kale…”. Kete kuptonit per demokraci ju plera. Laviret e Sales!!
Sa me shume kalon koha, aq me shume del ne pah drejtesia e pushtetit komunist! Te ashtuquajturit “ish te perndjekur politike” kane qene dhe mbeten halabakeria dhe qelbsirlleku i ketij vendi. Njerezit cdo dite e me shume binden se shteti komunist ishte shteti me i drejte dhe me i ndershem qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi.
@Haluci
.
Kaq shum prona i kie
sa ti vet
s’un i majke men
pse s’thue o hafie
S’je kan xhyqtar, j
e kan biznesmen!
…
P.S.
Pabuks t’maj men
e zar t’Sals, t’maj men
tash tridhjet vite
je kan legen!
Skender Haluca,nje horr,nje halabak,nje person qe ne kohen e Berishes bente c’fare ti donte qejfi. Me pistolete ne brez bridhte lokaleve te Tiranes dhe merrej me pune te pista. Eshte shume e cudicme se si ka arritur te emerohet deri ne Vlore. Nuk ka lidhje fare me Vloren ky njeri por “Halli” e nga nxjere nga ato ane. Ka vrare e ka prere si i ka dashur trapi sepse lejen e ka patur nga PD,partia demokratike qe mblodhi rreth vehtes se saj te gjithe kriminetet e kohes apo te denuarit e rregjimit qe i liroi nga burgjet me qellim qe ti sherbenin ne ditet e saj te veshtira. Mblodhi balliste,zogiste,bashkepunetorert e fashizmit etj etj me gjithe llumrat e tjere qe u leshuan rrugeve sepse u be deti kos. PTUUUUU PLEHRA.
Sa pare paska bo juristi i plepave!Ky pa shkolle dhe paska bo 1 miliard.Po ata me shkolle qe jane ma kopila se ky kan bo 10 fish.
1 miljard lek me nje rroge modeste dhe ke fetyre te ankohesh? Ne fakt ti je per burg dhe pasuria duhet te konfiskohet. Ke vjedhur tu shufte rraca.
po pra!
me qe ka qene i perndjekur duhet ta leme qe te vjedhe… perndryshe po perndiqet prape.
Ju bastarde na rropet…harroni sa keni…leke eu doll. Ju foni varur me ligj….ju mesoi like bajga …qe i del ne enderr kushtetuta…vidhni per kushtetuten!
Ore Haluc, derisa nuk justifikon gje, duket qe sistemi komunist e ka patur te drejte me rracen tuaj, se dardha nen dardhe bije.
Jeni pasuruar duke u hyre te tjereve ne hak, Haku I tyre po ju ze, mos gezofshi as gje te padrejte.
Ku i gjete 1 miliard lekë o qafir apo në biruc ku ishe.
Ky me siguri do jetë bërë jurist në universitetin “Plepa” Durrës. E çuditshme është karriera e tij e ‘stuhishme’. Gjithsesi pasuria është açik e madhe për një rrogëtar shteti, ndaj duhet mbi të veprojë ligji anti-KÇK, si për çdo rast tjetër të ngjajshëm. Duke i përjashtuar këta nga sistemi nder u bëhet, sepse u mundëson që të gëzojnë pa punuar parajsën ekonomike.
QENKKA DENUAR ME VDEKJE NGA KOMUNIZMI!
SHYQYR QE ESHTE GJALLE.
ARSYJA QE KASHPETUAR?
KJO SHTE NJE PYETJE NJEMIJE DOLLARESHE.
Si shume e paska lene vlora pa e bere kukurec kete haluc
ky eshte vemje e berishes qe duhet
lidhur diku ne amazone dhe mos
ti behet asnje turture tjeter
trajtim e merr nga amazona
dreke e mire. per kafshet
kpk ti bej nje skaner keti plepisti te ndyer
sa keq i paska shpetar pushkatimit
duke spijunuar kusherinjet
KPK te mos terhiqet fare nga fjalet dhe presionet qe bene Haluçi,se ai do beje çeshte e mundur te ruaj vehten e tij.Eshte hajdut dhe si i till KPK te beje punen qe i takon.Shume gjykates dhe prokuror thon disa marrezira se i kame mare ca para te vellai,ca te motra ca te xhaxhaj,te dreqi e shejtani per te hedhur lumin.
Redaksiaaaaaaaaaaaaaaaa. Thoni qe ka 10 komente por une nuk shoh asnje. …..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
po ate bjonden dhe brunen sekretare mo skender qe ti di gjith vlora. Kafe me qumesht o Skender
Po ik o Skender me bisht ne shale cte duhej vetingu ty o i mjere
Ky eshte denuar si spiun i UDB-se jugosllave dhe fajsia i eshte vertetuar 100%. Te tjerat jane perralla.
Po nuk te denonte kot me vdekje qeveria Enver Hoxhes o legen , mer llumin qe qeka denu me vdekje nje her , dhe siç esht pa shkoll idjot kafsh beje jurist me kurs 6 mujor plepash , dhe njerzit kerkojn drejtesi nga kto mostra , vari k…t , ky vend ka marr fund , ,llumit i kan dhen çelsat e politokes dhe drejtesis ske çpret me nga politika dhe kjo demokraci muti ne kte vend te marr fund.
Po nuk te denonte kot me vdekje qeveria Enver Hoxhes o legen , mer llumin qe qe e kan denu me vdekje nje her , dhe siç esht pa shkoll idjot kafsh , beje jurist me kurs 6 mujor plepash , dhe njerzit kerkojn drejtesi nga kto mostra , vari k…t , ky vend ka marr fund , ,llumit i kan dhen çelsat e shtetit politokes dhe drejtesis , ske çpret me nga politika dhe kjo demokraci muti ne kte vend te marr fund, mir edhe kaq se normalisht me kta dobiça duhet te ishim zhduk si komb , shum e kemi zgjat.
O Isuf perse je denuar,cfare lloi krimesh ke konsumuar gjate viteve 1975 1985 tregoji te tmerosh.vetingun.
Si ka mundesi qe deri ne 2020 te vazhdoje te punoje nje bandit pa skrupull, pa moral, pa shkolle, pa kulture, pa asnje respekt per ligjin dhe te drejten njerezore. Mjere ne!
undefined
Kta muta i kan pas manovru njerzit e UDB qy kur ishin adoleshenta ne Tropoj e kontigjent kriminal rrugash.
Ne kohen e partis se punes ja kishte fajin sistemi,po tani ne demokraci kush ta ka fajin qe nuk rri rehat more felliqesire
Mashtrus kot, KY Ska qen I denuar me vdekje nga ish komunizmit. Kut e kan denu me vdekje Kur ishte 10 vjec?? Ndoshta familje e tij ndokush ka qene por jo KY. KY do te justifikoj miliardat Meqe ka qene I persekutuar??
Zot na ruj
Shume pasuri paske vene. Ske pse permend te shkuaren tende ne komunizem. Shpjego se si i ke gjithe keto pasuri. Persa i perket burses se vajzes, nuk ka bursa 247 mije dollare. Aq nuk ka rroga jo më bursa. Ke bere aq para sa edhe vajzen e ke derguar jashte me parate e tua.
Une them t’ja falim shoke, meqe paska qene i denuar nga komunizmi i falen te gjitha. Ska gje qe e ka shitur drejtesine si te ishte plaçke e vjeter te tezgat e gabeleve. Sa keq qe ta paskan falir denimin ne ate kohe more birbo. Do kishim patur nje hale me pak sot.
Halldup, pa shkolle, mjere sistemi drejtesise per keta gjyqtare …!
haha ky eshte nje HHHHOOOOORRRRRR !Po habitem qe kerkon te rri akoma gjykates .
Nuk gjej dot fjale per te pershkruar kete njeri ,nje maskara,nje rrugac
,nje person qe e kishte kthyer gjykaten e Vlores ne burdello dhe vend pazaresh .
Vlora prandaj u kthye ne qytetin ku krimi ben ligjin nga ky bastard .Shume zgjatet ju te KPK me kete njeri,
ky do terhequr zvare neper Vlore .Ky nuk ka 1 miliarde leke ,ky ka 100 miliarde leke te gjitha te pista .
Ky ngpi me leke dhe ato dashnoret qe mbante rreth e rreth haremit qe kishte krijuar .
Ky njeri eshte per tu varur .Ke kishte avokat ate Arjanin se me ate i bente pazaret .IK O KALLUCI KE GOJE DHE FLET TI MASKARA…..
Nje hale me pak ne kete vend te gjore…
Ky e ka merituar ndëshkimin nga Drejtësia e Pushtetit Popullor, por Ramiz Alia e liroi pa e kryer plotësisht dënimin, ndaj Xheli po e kërkon të bëjë edhe pjesën që i ka mbetur, por me shtesë : edhe për zullume të tjera që i paska me ton.
Si ky janë bërë shumë shumë në këto 30 vjet.
Ky zoteri eshte ndaluar ne vitin 2000 ne essen te gjermanise per arsye te droges
Ai ka investuar qe isa haluci ka bere mbi 500000 € me Droge dhe per kete eshte Denuar me 7,3 vjet burg
Gruaja aldona sulaj ka pronontuar ne Hotel Ibis
96 dite Hotel per 7 muaj per te mbledhur parat e droges
Haluci ka blere ne kete kohe nje lokal ne Bllok
Dhe nje shtepi 3 katshe .
Haluci ka lajmeruar nje merzendes Benz qe i perkiste Nehat kulles Pas ai u fal ne denimon e Pare dhe kete Makin e ka pasur 4 vjet ne emer te tij
Pra ky eshte nje kriminel me portofol