Qeveria e Italisë ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve deri në mes të Marsit, për shkak të gjendjes së emergjencës që është shkaktuar nga koronavirusi.
Vendimi i qeverisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve do të fillojë nesër, dhe është mbështetur në vendimin e komisionit shkencor, që kishte rekomanduar tashmë mbylljen për një muaj të ngjarjeve sportive në të gjithë vendin.
Ndërkohë që ministri i Zhvillimit Ekonomik Stefano Patuanelli është në izolim, për shkak se dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi.
Udhëtimi për në Mozambik nga presidenti i republikës, Sergio Mattarella, i planifikuar për 10-12 Mars, është shtyrë.