Nga Bledi Lumani
Më shumë se shtatë vite më parë, kur Ilir Meta ishte dukë lënë Berishën për t’u bashkuar në një koalicion “zemërthyes” me Edi Ramën, gazetari Mustafa Nano bëri thirrjen e famshme për bashkimin e gjithë qelbësirave, vetëm që të largohej Sali Berisha nga drejtimi i vendit.
Vetë Berisha e përdori me cinizëm gjatë fushatës këtë thirrje, për te demonizuar opozitën që kishte përballë dhe aleancën Rama-Meta, e etiketoi si “Aleancën e qelbësirave”.
Dhe kishte të drejtë, pasi bashkimi me njeriun që kishte të stampuar në ballë aferën më të pakundërshtueshme korruptive, të shfaqur në shtëpitë e kujtdo shqiptari me zë dhe figurë, çka më pas çoi dhe në vrasjen e 4 demonstruesve, ishte vërtet një qelbësirllëk politik.
Çfarë ndodhi më pas me “Aleancën e qelbësirave”, jemi dëshmitarë të gjithë: Nga qelbësirat nuk mund të vijë asgjë e mirë, dhe këtë gjë e provoi më së mirë edhe kjo aleancë.
Këtë të hënë, kjo aleancë e faneps sërish në Bulevard, këtë radhë për të rrëzuar Ramën, por personazhet kanë ndryshuar vendet (me përjashtim të Ilir Metës natyrisht, që është në ballë të çdo pisllëku politik).
Një nga këta gazetarët e afërt si me Berishën, ashtu edhe me Metën, proklamonte me krenari, se presidenti në largim, arriti që të bashkojë pas vetes përtej së majtës e së djathtës, socialistë e demokratë, komunistë e ballistë, lësistë e republikanë, grekë e çamë, madje dhe artistë e sportistë, për garniturë.
Me pak fjalë, siç do të shprehej Mustafa Nano, çdo qelbësirë të mundshme, për të rrëzuar Edi Ramën e për të krijuar “Aleancën e qelbësirave” numër 2.
Se emër tjetër, me Metën, Berishën, Bashën, Kryemadhin, Mediun, Dulen, Ndokën, Dukën etj, për të mos përmendur edhe gazetarët e analistët që kanë pas vetes, nuk mund t’i vësh këtij konglomerati të pangjyrë, që të përbashkët ka dëshirën për të përzënë Ramën nga pushteti dhe pse jo, edhe këta ndërkombëtarët punëprishës, që duan me domosdo të vënë në zbatim atë që iu ka prishur gjumin këtyre sovranistëve tanë, reformën në drejtësi.
Dikush shkruante, po, e dimë që Ilir Meta është qelbësirë –përcaktim i imi ky – dhe ka mëkatet e tij mbi kurriz, por në këtë rast ka të drejtë dhe duhet mbështetur, pasi ai, Edi Rama është duke zaptuar gjithë pushtetet, organet e drejtësisë mbi të gjitha (frika e tyre e madhe janë pikërisht ato).
Tani jo se Rama me të tijtë janë më të mirë se këta-ndoshta janë edhe më keq- vërtet besoni se këtë vend mund ta shpëtojnë Meta me Berishën?
Po a nuk janë këta, që kanë vjedhur e kanë korruptuar në çdo qelizë këtë vend (ndërsa isha duke shkruajtur këto radhë, TCH transmetonte pamjet e vilave të tyre në Lalëz, vlera e të cilave shkonte minimumi 5 milionë euro)?!
A nuk janë këta që kanë vrarë, fizikisht po se po, por edhe shpirtërisht, shpresën e shumë shqiptarëve, se ky vend mund të bëhet ndonjëherë?!
A nuk janë këta, që kanë shitur çdo pasuri të këtij vendi, për të marrë 3 dhe 7 përqindëshin e tyre dhe tani duan të kthehen edhe një herë tjetër, për të na shpëtuar?!
Atëhere çfarë, ende pas 30 vitesh, tek këta do t’i kemi sytë dhe shpresën, se do të na shpëtokan dhe sigurokan një jetë më të mirë këtu, për të mos marrë rrugët e Europës dhe botës?!
Nuk u gjetka dot një politikan normal, sa u dashka shkuar pas çdo qelbësire, në luftën e tyre kundër ca qelbësirave të tjera, dhe herë duhet të ndjekim Berishën e piramidave, pastaj Nanon e koncensioneve, pastaj prapë Berishën e Argitës dhe Shkëlzenit, pastaj Metën e bllokut, pastaj Ramën e PPP-ve, Pastaj Bashën e “Rrugës së Kombit”, e sërish nga fillimi prapë Berishën, Metën, gruan e tij…
Boll qelbësira kemi ndjekur! 30 vjet janë shumë, edhe për një vend si Shqipëria.
Po portokall eshte….e keqja ska fund….mjere populli
Nuk e rrezone njeri Ramen ka nje milione votues
dhe me e forta ka kandidate te perkryere per te ardhmen si erion velia ministrja e drejtesise e tanishme ish ministri bushati ka shume konkurente te persosur per kryeminister .Nuk jam socialiste po PS nuk ka konkurente per 20 vjet .
Shikoni PD sali berrisha lule basha bardha e pd BABALJA salianji mul noka apo THUTHUQI paloqe
budallai fahriut PD nuk duhet te pretendoje per pushtet por te reformohet te gjeje elemente te ndertoje programe te riparoje sjelljet te rishikoje aleancat eshte turpe dash shehi mehdiu e te tjere
undefined
Aleanca e hajduteve dhe mafjozeve:
SALI-META-RAMA-BASHA
O Bledi Lumani, ke pervetsuar mendimin e popullit, me pik edhe presje.
Nuk ka faj aleanca mor zotni. Qelbësira janë ata që i zgjedhin pa ju dridhur syri. Ky është qelbësirllëku i këtij kombi. Dhe kështu do të vazhdojë. Zgjidhnin turkun, pastaj Zogun, pastaj Enverin, pastaj Salën etj. etj. Prandaj nuk meritojmë më shumë se sa qelbësira që të na drejtojnë, vjedhin, përdhunojnë, edukojnë etj.
E mbyten qelbesirat kete vend.E dhimbshme te shohesh Meten kur ben shqiponjen me duar apo puth ne gjunje flamurin kombetar.Qelbesirlleku nuk paska fund !
Po a degjon ky popull hajdut, kriminel dhe i shperbere? Perse duhet te dilnin ne bulevard gjithe ato qelbesora qe po te kishin pak , fare pak mend per veten e tyre; le te dilnin por te benin xhiron deri tek Iliri qe u ulesh ne gjunje pastaj te largoheshin duke i kthyer bythe te gjithe ashtu si ishin. Pra, tradhetia nga brenda eshte fatkeqesia me e madhe se sa te te pushtoje Hitleri; a e kuptojne keta njerez qe i japin kurajo hajdutllekut, krimit dhe shperberjes se tyre?! Po a ka ne Shqiperi njerez qe te orientojne shqiptaret ne rrugen per jeten e tyre?! Ku jane ? Kane ikur se nuk rezistojne ne dot qe te jetojne me krimine dhe vjedhjen, nuk rezistojne dot te degjojne e shikojne krimin hapur dhe vjedhjen hapur; e sigurisht nje jete eshte, dreqi e mori, sa do rrojne. Po ata shqiptare qe na vijne si jurista nga Strasburgu apo Amerika, çfare muti duan qe i hedhin benzine zjarrit? E dini pse vijne? Qe neser te marrin llomkat e tyre maskarenjte Bianku me ata te shoqates vatra qe vetem emrin kane te tille. Ata njerez te poshter europiano shqiptare apo amerikano shqiptare qe kerkojne te marrin dhe ata nje pjese nga lekura e atij populli, me kriminele, me hajdute, me te poshter. Po e di pse erdhen? Sepse ne Amerike shkoi Monika para nje muaji dhe i mbathi me para, u preu dhe biletat per nje rruge turistike. E shikoni sa te poshter jane ju qe dilni ne bulevard si viktima qe jeni dhe tregohi edhe te pa cipe?! Pse nuk shkuat deri tek daullja qe i binte Ilir Meta ne gjunje, pastaj i kthenit bythen dhe te iknit, pa neser ose pasneser, dilnit qe permbysnit me kembe perpjete Edi rame? Pse? Pse besonit te Bujar Kapexhiu qe i shpetojne pôrdhet rruges apo ne takimin qe i organizoi Sali berisha ne pallatin e kulture per tu rizgjedhur president, vendi ishte ne flake, ndersa ky Bujar u bente thirrje qe ta provonit dhe nje here Sali Berishen! Sot i rrjedhur ky dhe ata qe e shoqeronin ne ate vend do tu jepnin juve shprese?! Sa te poshter u treguat per veten tuaj, per shtepine tuaj, per femijet, vellezerit, motrat dhe farefisin tuaj, per Shqiperine tuaj ae ja falet krimit dhe hajdutit ILir, Sali e kompani. Permbyseni Edi ramen edhe me arme po te jete nevoja se nje here kemi lindur e nje here do vdesim dhe kur vdes per Shqiperine ngelesh ne gjirin e saj, por jo te latoni e perkedhelni, te ruani se mos denohet krimineli e hajduti qe juve ju ka perdhunuar. Tregohi te pa bese se besen e kerkon ai qe nuk e ka. Prandaj Shqiperia vuan , lengon se ju e semurni me shume kur perkrahni mafjozet brenda dhe kur vijennga Strasburgu apo Amerika te rrembejne nje cope , ata qe betohen per ate vend qe tu hedhin hi syve tuaj. E shikoni ç’u beri Monika? Dhe ç’do tu beje me mendjen qe keni ne qoftese prape do dilni te perkrahni krimin edhe hajdutellekun si e bete me 2 mars. Edhe nje here: dilni por jo te vini ne krye ate qe u pergjunjet sot se ka frike nga burgu dhe mos i sekuestrojen ate qe u vodhi juve, por dilni dhe kerkoni te drejtenqe po u mohohet, duke larguar keto klika qe u kane mberthyer si shushenja dhe oktapodhe e s’u leshojne dhe ju prapa bythes se tyre. Organizohuni, dilni me njerez te sinqerte ne krye te beses dhe te perkushtuar per çeshtjen e te gjitheve qe drita e lirise te bjer dhe mbi ju. Kam ikur, kam 28 vjet, por tre vitet e fundit nuk me ben me zemra dhe shpirti te vij se nuk ka ngele asgje e imja aty , as shpirti njerezor, pa lere me pronat . Ju s’beni dot hije vetes, do beni qe te ndiej dhe une driten e vendit. Pse vetem me optimizmin e fjales do ta shtyjme dhe kete pjese te jetes qe ka mbetur?! Pa lufte, nuk ka paqe, pa paqe s’ka jete.
O ” i deshtuari” !
Nuk di perse heziton me shkruejte emrin tende te verte , dhe bile me shkronja te medha…. per far te keq Jane te gjitha te verteta or mik.
Qelbesirlliku qendron te shqiptaret qe nuk rrine dot pa u genjyer, qe rreshtohen pas cdo hajduti qe del ne krye dhe qe harron shpejte. Po qe se shqiptaret do ishin me karakter dhe do dallonin te bardhen nga e zeza, qelbesirat nuk do ricikloheshin.
O Shqiptar vetem nje revolucion mbare popullor kunder qelbesirave e liron kete vende nga e keqja
Kush ta beje revolucionin o shoku ?? Kush ?? Kush ?? Eshte e njejta gje sukur te thoshe dikur hajde te bejme kryengritje te armatosur te rezojme sistemin e Enver Hoxhes , ishte e mundur ?? Po e je jetuar shoku siatemin e atehershem , se sta di moshen , Kure ne bote , atehere , umagjinoe tani qe sahanlepiresit , bythlepiresit dhe servilet bejne hatane , nuk e shikon ?? Provat sheshit qe Saliu , Meta hajdute hashiqare dhe prape ka mijra qe ju shkojne nga mbrapa , svem mend ne , mire na i bejne , te tille jemi , harojme kollaj ne jemi kahil qe sikur te behen zgjedhjet neser te zgjedhim Saliun , Meten , Bashen , Bashen kryebashkiak e bene dhe erdhi me nje fudullek dhe revanshizem duke i flakur nga dritarja ounetoret e bashkise qe punonin per nje cop buke , orandaj te them or mik , lere , nuk behemi njerez ne shqipot , keshtu i duam drute , kemi IQ me te dobet ne Europe , ti si thua ?? Te ndodhnin te tilla ne Gjermani , kush e di sa pash nen toke do ishin kera politikane , kurse ketu ??? Normale , i kam trasheguar thote Monika , eshte e Malltezit thote tjetri , e kujt Malltez ?? Keshtu pra , sbehet gje me revolucion ne Shqiperi …..shoku po te lodha , sorry …..tung
Edhe ti B.Lumani, vuan nga sindromi per te barazuar qelbesirat me Ramen: si mund te thuash – tani jo se Rama me te tijte jane me te mire se keta – bile mund te jete me keq….Jo mor gazetar….Rma dhe te tijte kane plote te meta, por asnjehere nuk mund te krahasohen me qelbesirat e krahut tjeter . Me qe shumica e analisteve jane kunder Rames, edhe ty te duhet te besh -oportunistin.
“Bledi Lumani”! Për një vit të tërë nuk kam nevojë të lexoj asnjë shqiptar në Shqipëri, kaq i qartë jeni treguar me komentin tuaj! Llogjika juaj, në mjedisin e budallallepsur dhe të korruptuar shqiptar , është shumë e thjeshte, e ftohtë, por mbi të gjitha shumë e QARTË. J’u ke treguar të gjithë “deleve” të këtij vendi dhe Medias së qelbur, se kush janë në të vërtetë ! Sejcili le të mendohet 5 minuta rreth komentit tuaj. Të lumtë pena!
undefined
VRITEN E THEREN ME NJERITJERIN VETEM E VETEM PER TE MBROJTUR KETA TIPA.E KA THENE MIRE LUGATI ,POPULLIT JEPI DAJAK QE TE RRIJE URTE ,SE PER NDRYSHE TE HIPEN NE QAFE. AQE VRASJE E VJEDHJE KANE BERE ,SA QE VESHIN EDHE JELEKE ANTIPLUMBI KURE DALIN PER PUSHIME ,PLUSE EDHE ME SKORDEN E TYRE.PO PERMBYSET SISTEMI NGA DEMOKRACI NE TEKNOKRACI,KU KAMANDON BORGJEZI ME DAMKEN E KRIMINELIT ,DHE HAJDUTIT,DHE PO VUAJNE BUJKROBRIT NE KETE RASTE POPULLI.AQE ME TEPER QE PO POPULLIT PO I KERKOHET VETEM KURE DUNE ME SHPETU LEKUREN E TYRE PER ZOLLUMET QE KANE BERE.PO POPULLI NE FUNDE NA E PASKA FAJIN PER VJEDHJET E VRASJET QE KETA HARAMA BENE NE KURRIZE TE TIJE.SHIKOJENI C’FARE SKENASH BEJNE ,DHE SI GJUNJEZOHEN PERPARA ATIJE POPULLI DHE BETOHEN E STERBETOHEN SE E BEJNE VETEM PER TE MIREN E TIJE.ATHERE EDHE UNE SI I GJITHE POPULLI YNE I KERKOJ NE EMER TE POPULLIT PRESIDENTIT QE TE ME DHUROI VETEM NJE HALE NE GJIRIN E LALZIT PER TE BANUAR ,SE NUKE KAME KU TE FUSE KOKEN MBRENDA,DUKE DITUR SE KA 22 HALE NE ATE VILE.KURSE SA PER SALIUN ESHTE FUKARA SE VILEN NE GJIRIN E LALZIT NA E PASKA E BIJA ME MALTEZIN .DHE SALIU PO KERKOKA SHTEPI PER VETE.TANI QE I KA DALE KURRIZI SI PLAKU MERE.
KETA TE DY JANE KAPOBANDAT DHE KRIMINELET E SHQIPERISE QE HYNE NE POLITIKE ME NGA NJE XHAKETE DHE SOT JANE MILJARDERE.
Ham–ham!!
I rritur si politikan në skutat dhe mjediset e ndotura tē një politike ballkanase,dhe i formuar nē politikë mes ustallarëve komunisté të politikës,Meta ka marrē tërë anet mē tē zeza tē këtij mjedisi anadollak.Ndonëse vendi ka bërë disa hapa para,ndonëse nē terrenin politik ka disa tentativa për njēnpolitikē mē të hapur,transparente,të zhveshur nga marrêzitê,bajraktarizmi,krahinizmi,despotizmi,urrejtja,hakmarrja,provincionalizmi,protagonizmi i tepruar,ende një pjesë e madhe e politikês,ndêr ta dhe Meta,nuk dalin dot nga lloji që i ka pjellë.Protagonist,i acaruar,me nota thirrêse patetike,me simbolika të dala boje,qesharak me flamurin amerikan në dorë,në gjunj,sa të këput shpirtin ky atdhetar i flaktë,me kushtetutë në dorê,lutet,pêrgjêrohet,betohet,hakërrohet dhe ulêrinë,se do flijohet pêr kushtetutun,pêr shtetin,Ky kapedan,ky prijês i ri i popullit të tij dhe popullit të marrë borzh,do flijohet dhe do tretet pêr të ruajtur kushtetutën.Ai betohet se Amerikën dhe Shqipêrinë i ka në zemêr.Por oa zbritur ende nga shkallët e podiumit të bashkimit të shqiptarêve,Amerika e tall,nuk ka dêshirë që ai të trimêrohet me flamurin e saj.Dhe fill pas kêsaj,zj.Kim,takon shkelësen e kushtetutês,qê Meta e ka paditur nê SPAK.Dhe populli i tij që ka ardhur në shesh pêr kushtetuten,nuk e di seç’êshtë kushtetuts,po kanë dëgjuar se po i bêjnë një gjê,pret tê ndodhë qameti.Po ku?Prap në shesh?Jo ,jo nē shesh, po në parlament.Atje fo e dekretojëv,do e shpartallojë,do e ndêshkojë rêndë.Kjo është sofra e politikês sonë:Ilirët bajraktarê,Nardêt e paparë ,Dashët e Brrylit,Mehdijët e qylit,Shpëtimēt e Camërisê,Dulet e korofillsqisë,por dhe stani tjetêr i qylhanexhinjëve,qê hanë djersën e kêtij populli të stêrlodhur.Dhe kjo muzikë vazhdon të luhet çdo ditë,dhe populli shijon romantizmin e kohês.
Aleanca e qelbësirave është e madhe .Prangat dhe sekuestrim të menjëhershëm të pasurie Adriatik Llallës ish -kryeprokuror mafoz të krimit ,që kërcente në v.2014 në presidencë të Bujar Nishanit me kostume firmato ,mbretrore,Zogiste, në shoqërinë e Bandës hajdutve më të rrezikshëm të vatanit Sali Rum Berishoviëit ,, bashkë me Lirinë ,djalin e tij Shkelzenin , që la shtatëzënë kushrirën ,por kisht mearr të dashurën e re modelen Amina Mevlanin ,Ilir Meta me kostum -shik me Monikën me fustan bardhë -mondanë mbretror , ish -presidenti Bujar Nishani ,me zonjën e tij.
Të gjithë festonin në shoqërinë e hajdutit B.SH -ARDIAN FULLANI me bashkëshorte ku ishte në ndjekje penale ,festonin duke kërcyer vjedhjen me thasë të BSH ,në me sa duket sejcili kishte racinon në mega-vjedhjen e shekullit ,ose më saktë vjedhjen e turpit…
Për çudi kryeprokurori Adiatik Lalla kryprokuror me të vërtet kamorrë e krimit të organizuar i kapur dorë për dore kërcente sikur nuk ka ndodhur asgjë me kriminelin e hajdutin ARDIAN Fullanin guvernator i BSH ,i cili ishte në proçes penal për grabitjen 700.13 milard lek ,vjetra të BSH- me 15 gusht 2014 ,dhe nuk i hyri gjemb në këmbë ,vetë u shpërblye nga banda e prokurorve e gjykatësve gangëster .
Tani Llalla u kap në gjermani me paratë e vjedhura të krimit ,mos duhet edhe këtë ta shpërblejmë,ta shpallim hero,atëherë do qetësohet banda e kërcimit të presidencës B.Nishanit..,Sali Berish,Ilir Floriri .
Ilir Meta hajduti BSH që vodhi në prmasa të mëdha ,350 kg monedha ari në v. 2001 nga thesari kërrabës ,bashkë me 24 mandate deputetësh ,vjedhjen më të madhe në flori dhe në zgjedhje,me tanke e polici duke vra edhe njerëz në dibër por ,që të dy skandalet u mbyllën nga drejtësia ,ashtu si 700 milon eurot në tavolinë me të ndjerin Dritan Priftin ishte vetëm karamele ,përball akuzave direkt të Sali Berishës se prapa vjedhjes mbetet Ilir Floriri ,dhe ky tha se ku e dinte opozita e Saliu se sa lek u vodhën.???
Pra kemi të bëjmë me BANDA -hajdutësh e -gangësterësh polirik të rrezikshëm dhe vrasës gjakftohtë .
Pa sekuestruar pasurinë dhe neutralizuar këta BANDË KRIMINELËSH nuk ka shqipri të lirë,KËTË FIKSOEJNI MIRË NË TRU, MIQ DHE ARMIQ…