Jo vetëm Berisha e Meta: Ja kush nga politikanët e tjerë, ka vilë në Gjirin e Lalzit (i mbajnë fshehur dhe nuk denoncojnë as kur i grabisin)

4 Mars 2020, 09:43Politika TEMA

Pasanikët që janë banorë sezonalë Lalz, zonë kjo e shndërruar tashmë në oazin e politikanëve të të gjithë krahëve, oligarkëve, dhe sigurisht të fortëve.

Në fshatin turistik Lura, banori më i famshëm sezonal aty është ish-kryeministri Sali Berisha. Vila më madhështore aty është pikërisht kjo që shihni.

Aty strehohet Berisha i cili në fakt kurrë nuk ka pranuar të jetë pronari. Berisha është fotografua disa herë teksa ecën pikërisht para shëtitores së vilës së familjes.

Ai ka deklaruar se vila është e familjes Malltezi, pra, vajzës së tij Argitës e cila është e martuar me Jamarbër Malltezin.

Referuar të dhënave të publikuara nga Open Data për deklarimin e pasurisë, aty pasqyrohen shpenzimet e vajzës së Berishës për vilën në Gjirin e Lalzit. Vetëm për rikonstruksion në një rast Argita ka shpenzuar plot 45 mijë euro.

Megjithatë vila vanitoze, kërkon një shpjegim për burimin e të ardhurave. Në media ka qarkulluar se dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi, është aksioner i një kompleksi pallatesh në zonën e 21 dhjetorit, me vlerë 20 milionë euro. Edhe burimi i këtyre parave është sërish i paqartë.

Prej vitit 2010, Berisha ka fqinj në Gjirin e Lalzit aleatin e ngushtë të asaj kohe, ish kreun e LSI Ilir Meta, sot president. Familja Meta, deklaron një kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura Shpk për një godinë banimi 2-katëshe 317 metra katrorë në Gjirin e Lalzit.

Ndryshe nga Berisha, në fakt familja Meta thotë se vilën luksoze dhe është blerë me paratë e trashëguara.

Për të kuptuar vlerën, mjafton të shohim njoftimin për shitjen e një vile pranë atyre të ish-kryeministrit dhe presidentit. Çmimi shkon plot 5 milionë euro dhe ka pak a shumë të njëjtën madhësi dhe komoditet me to.

Lajmi për grabitjen e vilave të politikanëve në Gjirin e Lalzit bëri mjaft bujë në korrik të vitit 2015. Njoftimi i policisë zbuloi dy pronarë politikanë që nuk i kanë të pasqyruara vilat në deklaratat e pasurive.

Mes vilave të grabitura ishin edhe ato të ish-ministrit Flamur Noka dhe ish-kreut të KQZ, Arben Ristani. Po ashtu, u konfirmua edhe grabitja në vilën e një gazetari të njohur.

Mes pronarëve në Gjirin e Lalzit është edhe kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete. Në vitin 2007, ai ka deklaruar blerjen e një trualli prej 500 metrash katrorë, por nuk jepen të dhëna nëse prona është zhvilluar me ndërtim.

35 komente në “Jo vetëm Berisha e Meta: Ja kush nga politikanët e tjerë, ka vilë në Gjirin e Lalzit (i mbajnë fshehur dhe nuk denoncojnë as kur i grabisin)”

  1. Salbeu says:

    Dhe ata 2000 morracakët dolën në bulevard për të mbrojtur vilat e këtyre hajdutëve. Mirë budinave kapexhinjve e liçajve i kuptoj se i kanë mbushur mirë xhepat po këta 2000 mjeranët e tjerë që i gënjen mëndja se do u hedhin ndonjë kockë . Ju gënjen mëndja o të mjerë .

    1. SALIKRIMINELI KUQI says:

      Aty kane vila vetem ata te PD – se e LSI -se dmth ata te PPSH.Cudi asnje nga PS nuk ka vila ne Lalz, i kane ne Karavasta, BYROJA POLITIKE.

    2. Shinjestra says:

      Keta qe kane bere vila ne lalez,i kane mare masat per te justifikuar pasurine e tyre.Ai qe bene shtemben,i ve dhe vegjen per ta kapur.Pra keta jane te mençem.Por a do jene me te mençem ata te SPAK-ut qe t’u nxierin te palarat ne shesh? E verteta eshte se njerzit qe punojn ne SPAK jane me te mençem,me profesionista,me te zgjuar,por varet sa te shitur jane te Berisha,Meta dhe shume te tjere, qe kane bere vila ne Lalez.Ketu do shikohet zotesia e SPAK-ut,BKH apo organizmave te tjera te drejtesise.Populli shpreson.

  2. Ton says:

    Ouuuu vetem Mete nga maxhoranca……po nja 8 I di une…..ne fakt ata investojne ne Karaibe

    1. Lona says:

      Meqense i di deklaroje kush jane ?

  3. Gjiri i Llumit says:

    Ja dhe Gjiri i LLumit, ku shushunjat rrinë krah njëri-tjetrit…Prokuroria e di po bën sikur nuk i sheh, ngaqë mban syze dielli?
    Të gjithë Shushunjat e Gjirit të Llumit mbajnë njëri-tjetrin?- Populli mban veten?
    Mjerë ne…pa ata shijojnë miliardat që i kanë vjedhur popullit dhe truri për hir të miliardave ua zbret çdo ditë e me shumë pikë koeficentin e inteligjencës, duke i shndërruar në këta derra që shihni sot, pa tru, pa cipë, pa turp dhe pa sqimë…

  4. taksapaguesi says:

    Aty kane vila gjykates, gazetare, analista dhe pronare mediash e portalesh.. nuk jane vetem POLITIKANE!! Nuk eshte vetem gjiri I lazit, jane pallate, dyqane dhe toka ne mes te Tiranes. Te pangopurit e Saliut dhe Ilirit nuk lane gje pa vjedh sepse kujtuan se u be deti kos..

    1. Agim says:

      Po shoku te drejte ke nuk jane vetem politikane, shih Rolling Hill vilat e tyre shih vilat Kodra e Diellit. Elitat intelektuale ikin jashte per mbijetese dhe elitat e llumit jane ngritur si shkurret mbi malin, duke i marre frymen dhe fytyren ketij vendi.

  5. Komentatori njohur says:

    Kush eshte gazetari i njohur?! Te thuash i panjohur, te besojme qe s’e di. Por te thuash “i njohur” Ju jeni bythecer. Te fala nga nje komentator shume i njohur

  6. gjergji says:

    Para SPAK.Hajdutat mashtruesit e te gjithe ato qe flasin per e bejne moral jane pikerisht shumica e deputeteve te PD e te LSI e sigurisht turlija e mediave kazanit jo vetem te pasuruar ne Kulm por edhe te korruptuar scenarist e opinionistat e skenareve te frikeshem “babale”(teper I frikshem,bile mafioz ku turli vagabondash politik te PD I mbrojten eliten e partis,skenaristat e vertete te skandalit.Prandaj jane kunder reformes ne DREJTESI,PRANDAJ KUNDERSHTOJNE SHPEJTIMIN E FUNKSIONIMIT TE SAJ ME LLOJ LLOJ PARAGJYKIMESH,MENTALITETESH,THASH E THEMESH KU BAZA E TYRE ESHTE FRIGA.Shpejtimi I implementimit te reformes ne drejtesi eshte baza per konsolidimin e demokracis ns Shqiperi.

  7. Emigrante says:

    Te gjithe hajdutet. Spak tju coje letrat ne vado vile se do te iene roje dhe dalin pronaret. ne te kundert ti sekuesyroje te gjitha. U qane per Enverin o popull,por mos harroni se me i pasuri kishte maksimumin rrogen me te l’arte dyfish te nje punetori. Po’ sot? Beni llogarite kush nuk ka sju shkon mbrapa ketyre hajduteve

  8. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Titulli bombastik,dhe na del vetem emri mulit me pijanecin…
    Po fatmir gerdeci e co ,po analistet,po hajdutet e lsi.
    Vila e salehut eshte si e princit dubait…
    Mul noka nxjer nje cader ne bregdet si ato te sulltanit ku mund te rrije gjysma e kuksit
    E sa kane vjedh keta dhe ziguri me co shkojne ne miting e hane fara kungulli

  9. Jep says:

    Ja pra I ndershmi berisha, te pakten kta qe e ndjekin ti bene gishtin kokes se do behen Mish per top per serbet e familjes berisha.
    Te shohim ofl nqs doni coj formularet ktyre qofshin majtas a djathtas Se me siguri aty ka dhe nga ps.

  10. buj says:

    te lumte ` komentatori njohur` keta kane fikr te publikojne emrin e gazetarit, edhe na thone per vilen e Berishes e Metes, ata i dihen

  11. SHIKOJINI MIRE TE GJITHA KTO

    DHE KUPTONI SE AMBASADORET E SHEB-ve dhe BE-se ,
    —-

    JANE ATA QE KAE PRERE SHIRITET E INAGURIMIT TE KTYRE VILAVE

    DHE QE — [ JANE SIGURACIONI I PASURIVE TE POLITIKANEVE SHQIPTARE ]

    PRA EDHE SPAK- ESHTE PJES E SIGURACIONIT TE PASURIVE TE VJEDHURA SHTETIT SHQIPTARE
    BANDA E SALI BERISHES -PPRESIDENTIT MUTA -LULEZIME BASHES ETJ ETJ ETJ

    PRA E KUPTOJN ATSHME SHQIPTARET SE KU FLE LEUPRI ?

    E KUPTONI PERSE PRESIDENTI MUTA DHE BANDA E MALOQEIAS SHPELLARIOS

    U DUNDEN E JU BASHKUAN KLLOOUNIT TE PRESIDENCES NE SHESH ?
    JA PER KTO PRONA
    QE T’I BEJN PRESION SHTETIT DHE NDERKOMBETAREVE SIEDHE PROVOKOOJNE POPULLIN SHQIPTARE
    !

    KJO ESHTE KAUZA E OLIR METES ME DALJET E TIJ E SHESHE
    JO BROCKULLAT QE PELLET NGA AJO HALE
    PTU
    Z J A R R I IN – SHTEPIVE E VILAVE TE MASKARENJEVE
    RRAFSH ME TOKEN TE BEHEN
    SI BONI SALI BERISHA SHTEPITE E HAKLAJVE
    ASHTU I DUHET BO GJITHE POLTIKAEVE E GJIRIN E PUTANES POLITIKE LALZ

  12. FATMIRI says:

    KU ESHTE DREJTESIA E RE KU ESHTE PROKURORI I PERGJITHSHEM NA RROFSHIN KARIN KETU TE GJITH JAN TE KAPUR DHE ASGHE SKA OER TE NDODHUR KETU E HA VETEM POPULLI DHE MIRE JA BEJN KUR JU SHKOJN NGA MBRAPA

  13. ideali says:

    Gjiri i llumit. A do te goditet ndonjehere nga rrufete e zotit. Nga askush tjeter nuk pritet, se eshe ana tjeter eshte e dgjere gjer ne gryke. Historia e komunizmit qesharak, e te pabrekeve qe zbriten nga malet dhe rrembyen punen dhe djersen e ndershme. Njelloj edhe ne Kosove ata te UCK me Thacin e kompani.Mjera ne! Thoini te gjitha TEMA, jo te nje anshem. Keshtu beheni te pabesueshem. Shilaksit thone se Malltezet para lufte kishin prone nje bujtine kuplara. Kjo eshte pasuria qe u polli miliona euro sot? Hahaha dhe Ho ho ho … Do bejme sehir. Mjera ne!

  14. Bardhyl says:

    Mos i gezofshin i kane bere me leket e popullit.

  15. Shoqeri leshi says:

    Shikoni dhe Rolling Hillsin me Kodren e Diellit se aty kane vilat kryesore gjithe leshrat e shoqerise.

  16. floriri i krrabes me vule presidenciale says:

    Nuk ke si t’ja vesh emrin politikes amerikane dhe europiane karshi vendit tone qe ka 30 vjet qe i lerohet nena para mrapa. Aq me teper kur shikon emisione te cilet vertetojne paster me ze e figure se si politika, krimi, media e blere, dhe drejtesia e gjyqtareve dhe prokurorve te plepave bashkpunojne ne harmoni te plote me nj-tjetrin per te mbajtur ne kembe nje sistem banditesh dhe te korruptuarish si ky i yni, Burre shteti quhet nje horr e vrases si Sali serbi, Kim shushka ve buzen vesh me vesh me Lul tocin qe eshte po aq pergjegjes sa bosi i tij per 21-Janarin, Gerdecin, Rrugen e kombit e sa e sa bema te ditura e te paditura. Ky i gjati i PPPve dhe me vile betoni nxjerr ligj komunist anti-media dhe perseri konsiderohet per hapje negociatash nga demokracite boterore. Nuk e di se si do zgjidhet kjo meseleja jone or miq po kjo vjen er.

  17. Johnny says:

    Gazetari I njohur eshte njeshi “Blendi Fevziu”

  18. Per SPAK-un, qytetari digjital says:

    Jo vetem Gjiri i Llumit po kqyrni vilat e tyre tek Rolling Hill:

    https://www.google.com/search?q=tirane+rolling+hills+vila&tbm=isch&ved=2ahUKEwiZ96Xp5oDoAhVCg6QKHXjcAhgQ2-cCegQIABAA&oq=tirane+rolling+hills+vila&gs_l=img.3…14142.15985..16175…0.0..0.0.0…….0….1..gws-wiz-img.yw7x9SkcORU&ei=uZxfXtm2DsKGkgX4uIvAAQ&bih=674&biw=1261

    Kqyrni vilat te Kodra e Diellit:

    https://www.google.com/search?q=tirane+vila+Kodra+e+Diellit&tbm=isch&ved=2ahUKEwjW5Mfy5oDoAhWUD-wKHUhGD7cQ2-cCegQIABAA&oq=tirane+vila+Kodra+e+Diellit&gs_l=img.3…185802.190384..190788…1.0..0.115.1221.20j1……0….1..gws-wiz-img…….0i5i30j0i8i30.70P9c9-ijrs&ei=zJxfXtbOKJSfsAfIjL24Cw&bih=674&biw=1261

  19. Shinjestra says:

    Keta qe kane bere vila ne lalez,i kane mare masat per te justifikuar pasurine e tyre.Ai qe bene shtemben,i ve dhe vegjen per ta kapur.Pra keta jane te mençem.Por a do jene me te mençem ata te SPAK-ut qe t’u nxierin te palarat ne shesh? E verteta eshte se njerzit qe punojn ne SPAK jane me te mençem,me profesionista,me te zgjuar,por varet sa te shitur jane te Berisha,Meta dhe shume te tjere, qe kane bere vila ne Lalez.Ketu do shikohet zotesia e SPAK-ut,BKH apo organizmave te tjera te drejtesise.Populli shpreson.

  20. rexha 10 says:

    C’FARE KUJTONI JU SE NUKE I DINE ATA SE KUSHE JA VJEDHE VILAT?
    KURRE NUKE E DENONCON KRIMINELI-KRIMINELIN,DHE HAJDUTI HAJDUTIN.ATA DIJNE SE SI TE LAJNE HESAPET. UNE MENDOJ QE TI BEJNE SHTEPITE TE GJITHE BASHKE SEPSE ,KESHTU VJEDHIN NJERI TJETRIN,DHE RRINE URTE ,SE NUJKE KANE SURRATE E FAQE QE TI KERKOJNE LLOGARI.NE TE KUNDERTEN DO TA FILLOJNE SHERRIN NGA E KANE NISUR VJEDHJEN PER HERE TE PARE
    DHE ZOTI E KA ME MIRE QE TI FUSE NDONJE TERMET TE FORTE NE ATE VENDE DHE TI SHFAROSE TE GJITHE KETA LOPCARE. U BE FLAMUR NOKA TE NDERTOJE VILE NE GJIRIN E LALZIT ,QE AKOMA NUKE DI TE NOTOJE ,APO BERISHA QE KURE PI UJE DETI THOTE:MOSE E PINI UJIN SE I KANE HEDHUR KRIPE.

  21. Eg says:

    Keta qe u ngriten per te permbysur bllokun ngriten nje bllok me te madh dhe luksoz per vete
    All animals are equal but some are more equals than others

  22. katarakti says:

    A e mbani mend kohen kur ulurinim te qyteti “Studenti’ : Poshte blloku dhe bllokmenet! Na dukej padrejtesi e madhe qe ata jetonin në vila dhe ne në apartamente të thjeshta. Nuk na pelqeu “pabarazia” komuniste dhe kerkuam “barazine” kapitaliste! Ata të perparshmit i kishin vilat me qira dhe nje ditë të bukur ia dorezuan shtetit. Por keta të sotmit i kane edhe per brezat e ardhshem. Shitën Shqiperine dhe u pasuruan vetë. Dhe na bejne sot edhe demonstrata per të “mbrojtur” Kushtetuten! Pa bien edhe në gjunje duke na berë edhe shqiponjen! Kur kane bere WC edhe per macet. Njehere u genjyem nga komunistet me “lugen e florinjte”, heren e dyte na genjyen prape komunistet e skalionit të dyte me lirine, demokracine dhe begatinë! Me sa duket keshtu i dashka mushka drutë! Bravo u qofte. Politikanet, pronaret e mediave, anetaret e sistemit të drejtesise dhe oligarket e lidhur me pushtetin – perbejne sot borgjezine e re kapitaliste. E cila eshte tashme e paprekshme dhe e perjetshme. Nuk ka as Veting, as SPAK as Byro Hetimesh që tê mund tua shkule nga dora pasuritë. Jane ata tani qe e sundojne ketë vend. Pergjithmonë.

  23. Xha Bafti says:

    C`mut njerzish ishin ne bulevard, ata jane fundurrinat e ketij populli, u mbodhen tere hajdutet, batakcinjte, mashtrues ordinere qe jane ne hall nga reforma ne drejtesi dhe po perpiqen te mbrojne gjene e vjedhur keto 30 vjet demokraci ku me kryehajdutet jane Salimuti e Ilirbytha. I kam pare me syte e mi vilat qe kane ne Lalez: Iliri ka vile 2kateshe me 11 dhoma me nje oborr te madh, prinderit e ilirit vile me vete, motra e ilirit vile per vete, dy vajzat e ilirit vile sejcila perballe njera tjetres, vile prinderit e monokes, vile vellai i monikes per te mos vazhduar me te afermit e tyre. Sali Berisha vile 2kateshe me oborr teper te madh e shume luksoze, vila me vete Zeni dhe Argita, pastaj me rradhe kane vila te gjithe plehrat qe u shkojne nga mbrapa me gazetare e analista, Ylli Rakipi, Andi Bushati, Adi Krasta, Ben Ristani, Artur Zheji, Arjan Cani………………eshume te tjere. Keto jane ato qe shohim me sy, te tjerat qe si shohim ne. Ka ardhur dita ti dorezojne, dhe po nuk ndodhi kjo kurre s`ka per tu bere ky vend. Por fajin e kemi vete ne njerzit e thjeshte dhe te ndershem qe kemi 30 vjet qe vidhemi nga keto plehra, ne duhet te protestojme dhe te mbushim sheshet dhe ti shporrim keta maskarenj, kete kaste politike si majtas e djathtas qe vetem vjedhin kur vijne ne pushtet. Eshte koha e duhur per ta bere kete, prandaj mos rrini duarkryq duke pare TV nga shtepia, por cohuni tu tregojme vendin ketyre plerave qe kane mbytur vendin dhe po ja marrin frymen

  24. Llafe pazari says:

    Lajme te pa vertetuara, dmth lajme jo zyrtare, thone se aty ka mundesi qe te cahet deti, per shkak te ketyre vilave te renda. Duhen marre masa, se nuk i thone shaka, qe nje cunam si ai indoneziani, na demton shendetin, humorin dhe harxhimet me djersen e bullit te udheheqesve tane te dashur jo komuniste…

  25. Donald says:

    Prokurorise, SPAC – DENONCIM: Ne Amerike Realestate Tax ( Taksa e pasurise se patundshme – toka dhe ndertesa) eshte rotull 1.2 % e vleres ne vit. Te verfikohet $ 5.000.000 x .012=$ 60.000 ne vit nese Jane paguar rregullisht per cdo vit. Per zona speciale si kjo ,% eshte shume me e madhe ketu ne Amerike. Si specialist munt te them afersisht $ 150.000 – $ 250.000 ne vit.

  26. Donald says:

    Prokurorise, SPAK – DENONCIM: Ne Amerike Realestate Tax ( Taksa e pasurise se patundshme – toka dhe ndertesa) eshte rotull 1.2 % e vleres ne vit. Te verfikohet $ 5.000.000 x .012=$ 60.000 ne vit nese Jane paguar rregullisht per cdo vit. Per zona speciale si kjo ,% eshte shume me e madhe ketu ne Amerike. Si specialist munt te them afersisht $ 150.000 – $ 250.000 ne vit.

  27. Melhemi says:

    Dy rruge ndajne dhene:
    Keto pasuri o duhet ti shkaterroj SPAK ose thjeshte fare ti shkaterroj populli.
    Populli shkaterroi gjith ato derr uzina dhe fabrika jo me pese apo njezetee pese vila dhe me kaq merr fund ky muhabet.

  28. Lanabregesi says:

    Ja pra kush jane bllokmenet qe krijoj komunisti Sali Berisha,bllokmenet e komunizmit emrin kishin se me tapi kishin lesht e currit,dhe ato ishin shtepi banimi,jo vila pushimi,besoj eshte ndryshim I madh.

  29. Ndroqi says:

    Ca bohet keshtu mor jahu,Saliu pretendon se na hoqi shiun(diktaturen)por na coj ne bresher,para ketij lluksi te ketyre bllokmeneve te rinj ata te Enverit ishin pese me hic.Bllokmenet Sali -Meta ja kane leruar nanen dhe baben ketij populli,ptuuuuu,rrasat qensh.

  30. shtoja 1 tas supe popullit says:

    jane 200 petrita qe kerdhejne 2 miljone debila!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje