SONDAZHI: 1/3 e votuesve të LSI sot janë me PS, pjesa tjetër janë të djathtë

4 Mars 2020, 10:40Politika TEMA

Analisti Eduard Zaloshnja tha në emisionin “Real Story” se ndryshimi i sistemit elektoral në vitin 2008-2009 i krijoi mundësinë Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishonte votat e veta.

Por, sipas Zaloshnjës, 1/3 e votuesve e atyre që kanë votuar herën e fundit për LSI, sot janë me Partinë Socialiste, ndërsa pjesa tjetër me të djathtën.

“Që kur u ndryshua sistemi elektoral, më 2008-2009, LSI i ka trefishuar votat e veta. Por, 1/3 e atyre që kanë votuar herën e fundit për LSI, sot janë me PS.

Pjesa tjetër sot janë me të djathtën. Po t’i shohësh zonat se ku janë shtuar, në Lezhë, në disa fshatra të Pogradecit, Korçës, që janë të djathtë kapriçozë, janë votues shumë të vështirë t’i mbash të lidhur pas qerres, sepse janë pragmatistë.

Nuk e di sa e aftë mund të jetë tani LSI, kur nuk i ka më votuesit, ata njerëzit që ka pasur në punë, sot i janë bërë me PS”, tha Zaloshnja.

4 komente në “SONDAZHI: 1/3 e votuesve të LSI sot janë me PS, pjesa tjetër janë të djathtë”

  1. Marjana says:

    1/3 sot me influence partie po neser qe LSI do te zhduket si parti mbi 2/3 jane votues te PS.
    Edi Rama eshte stratge ne kete histori e humbur eshte PD parti pa visione ose e dombinuar nga familja kriminale berrisha ku partia eshte fasade per tu mbrojtur nga krimet .

  2. Soni says:

    Prape ky me kto sondazhe fake…jane me Ps se ruejne vendin e punes ne tatime e dogana. Shume kane dhene e japin leke…I ke dhe drejtora bile…per budalla na mer ky neve….

  3. socialisti says:

    Ha ha je i madhe zt Zloshnja nje dyzin e mire e ketyre sahan lepirsve jane kudo dhe si zgerlaqesh dhe spiun te devoteshem perseri kane zen vende te mira e bejne detyren mire dhe pa gabime (ne vlore ka goxha)

  4. Jordi El Nino Polla says:

    Po ate po kerkon edhe opozita. Te behen zgjedhjet dhe te shihet pesha reale e cdo partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje