Kërcënimi: A mundet Ilir Meta të futet fizikisht në Parlament?

5 Mars 2020, 19:05Politika TEMA
Kërcënimi: A mundet Ilir Meta të futet fizikisht në

Ilir Meta në manifestimin e 2 marsit që ai e cilësoi si “Besëlidhje” përveç denoncimeve, akuzave dhe deklaratave kundërvënëse që hodhi ndaj mazhorancës, lëshoi edhe një ultimatum të drejtëpërdrejtë për qeverinë.

Ai tha para qytetarëve se nëse mazhoranca nuk e merrte seriozisht dekretin e firmosur prej tij për kthimin e Ligjit “Për Betimin e Antarëve të Gjykatës Kushtetuese” atëherë ai “kërcënonte” se do të futej në Parlament dhe do ta firmoste aty dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Por a mundet në fakt presidenti i Republikës që të futet fizikisht vetë në parlament pa u thirrur më parë nga ky i fundit?

Në fakt për këtë nuk është se ka një parashikim të qartë kushtetues e ligjor, sepse normalisht presdienti mund të futet vetë fizikisht në Parlament në dy raste.

Së pari, kur ai thirret nga Parlamenti, pra nga një grup deputetësh për çështje që këta të fundit i konsiderojnë me rëndësi. Dhe rrethi i këtyre çështjeve mund të çmohet në varësi të zhvillimeve  e të rrethanave.

Ndërkohë që rasti i dytë lidhet me kërkesën që mund të bëjë presidenti paraprakisht që të shkojë e të marrë pjesë në një seancë në Parlament, por që më parë duhet të bëjë me dije arsyen dhe atë se çfarë ai do që të prezantojë ose të paraqesë në Kuvend.

Më pas është pikërisht Parlamenti që vlerëson si të arsyeshme ose jo kërkesën e presidentit për të marrë pjesë në seancën e parlamentit.

Kjo, në varësi të rendit të ditës që ka Parlamenti, ndaj edhe kërkesa duhet të bëhet disa ditë para datës për tu paraqitur në Parlament.

Një rast i tillë në fakt është diskutuar edhe në Kosovë vetëm pak ditë më parë, ku presidentit Thaçi iu refuzua pjesëmarrja dhe diskutimi në seancën parlamentare, sepse ai mesa duket duhet ta bënte kërkesën jo më pak se një javë para paraqitjes së tij fizike në parlament.

Por rasti i presidentit Meta është mesa duket i ndryshëm nga ai i homologut të tij kosovar. Kjo sepse tashmë Meta ka “kërcënuar” se do të futet në Parlament pa marrë lejë nga ky i fundit dhe pa u thirrur nga vetë Kuvendi.

Në fakt është edhe një moment i tretë, që lidhet me momentin e votimit dhe betimit të presidentit në Parlament, por që duhet thënë se nuk është ky rasti.

9 komente në “Kërcënimi: A mundet Ilir Meta të futet fizikisht në Parlament?”

  1. Beni says:

    Kush je ti mor bir bushtre qe rri president me votat e mazhorances dhe ben te fortin.Po ke bythe dil ne votime ta shikosh sa vlen

  2. meli says:

    Ka edhe nje rast tjetr kur mund te shkoje” preçedenti” ne parlament dhe ky rast eshte kur e urdheron Berisha qe me togat paramilitare te Al Binit mundet me e djegun Parlamentin e paskendaj me u djeg vet brenda ngrehines duke e shpallur heroin e demokracise si Hajdarin Azem !
    E bukur ishte sepse ky monstruoz “preçedent” i kishte derguar Brukselit ankesen per te mos u hapur negociatat me Shqiperine dhe ata pasi e kishin lexuar ia kishin dhene Kryetarit te OSBE per ta shqyrtuar,pra ia dhane Edi Rames!Ja çfare kellufash kemi ne sot ne piramiden me te larte shteterore,halabakun Like me zonjen e pare Tedi Blushi!

  3. Atdhetari says:

    Në gjendjen që është Shqipëria kur NUK BIE ERË SHTETI Patjetër që BANDA TRADHËTARE E KRIMINALE për Mbrojtjen e Pasurive të Jashtëzakonshme me DORDOLECIN Meta do të Përpiqet edhe mund ta bëjë. Aktualisht SPAK në Shqipëri ka Vetëm Emër dhe Pagë. Ndërsa për Shtetin është A-SPAK! në rast të kundërt dmth në qoftë se do të kishte SHTET ai do të Arrestohej pavarësisht Detyrës së Lartë Shtetërore që ka, pasi NJOLLOSI dhe SHKELI KUSHTETUTËN që kq shumë e (Trumbeton) SHTETIN dhe Flamurin.

  4. katarakti says:

    Meta duhet lejuar të hyjë në parlament. Por i vetem. Dhe le të dekretoje dhe të çdekretoje atje çfare të doje. Por ai duhet pritur me tallje, fishkellime dhe qeshje. Askush nuk duhet ta merrë seriozisht fshatarin nga çepani qe eshte mesuar të vjedhe me të dyja duart flori dhe parà. Pa u futur fashatari nga çepani në burg, së bashku me malokun nga Viçidoli, – Shqiperia nuk do të gjeje kurrë qetesi. Dhe të dy e kane bere mutin mullar.

  5. Tajari says:

    Dhe per cudi Ai ne ate kohe kishte te drejte kur mbronte deformimet e kushtetutes ne 2008.
    Une nuk e pelqej Like Duarbllokun por duhet thene e verteta.
    Like Floriri eshte nje nder kater muskutjeret we duhet te perfundoje tek 7 penxheret.

  6. zana says:

    Ky eshte ilir meta
    njeriu qe do shpetoj kushtetuten
    dhe shqipetatet per te mbrojtur pronat
    e vjedhura
    o popull ndihmijeni kete. emme familje

  7. Bureto says:

    Ky rasti që supozon @Katarakti, (nëse mund të zbatohej) do duhej të ishte më i ‘mrekullueshmi’ i mundshëm (gallatë e madhe do të ishte!), i cili do hynte në historinë, jo të Shqipërisë, por të asaj botërore.
    Por asnjë skenar nuk do të ndodhë as serioz, se për të nuk bëhet fjalë, por as dhe butaforik. Nuk do ndodhë sepse Ilir Meta, edhe pse hiqet si trim, shqiponjë apo Mic Sokol, kur ta marrin ATA (atyre që u trembet më shumë) në telefon do t’i mbushë brekët. Mbajeni mend këtë or miq. Ai vetëm sa përpiqet të krijojë mjegull, duke shpresuar se me anë të kërcënimeve kjo do mund ta ndihmojë sado pak, pra po zbaton në gjëndje alarmi të brendshëm, kur s’i mbetet më asnjë alternativë shpëtimi, t’i japë kurajo vetes me atë shprehjen e të dëshpëruarit: “O sot o kurrë!”. Zoti ia errësoftë fare dhe atë pak arsye që i ka mbetur, dhe për të zezën e vet, le ta çojë marrëzinë e vet deri në fund.

  8. Alb says:

    Kete skenar dhe ato te tjerat me luft e din mir keta qe jan te deshtuara edhe sikur tiu eci ath do japin frymen e fundit.Nga nje ane popullit ky skenar do ti sherbente si katalizator ne pershpejtimin e djegies se kesaj politike dhe ketyre plerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje