"Gylenisti" në Tiranë, letër burgut dhe emigracionit: S’më ka mbaruar gjyqi, kallëzim nëse më deportoni

6 Mars 2020, 22:35Kronika TEMA

Avokati i Selami Simsek i ka dërguar një letër Drejtorisë se Burgut në Tiranë dhe Drejtorisë së kurfirit në Tiranë. Avokati me anë të kësaj letre i ka kërkuar dy institucioneve që klienti i tij Selami Simsek të mos deportohet, largohet apo merret ndonjë masë tjetër ndaj tij deri në përfundim të çështjes.

Avokati i Simsek i ka paraprirë situatës për të mos u përseritur i njëjti episod si në rastin e Harun Çelik duke qenë se Simsek është në prag të lirimit.

ABC News ka siguruar kërkesën e Simsek drejtuar këtyre dy institucioneve.

Në këtë kërkesë avokati i Simsek sqaron se prej Janarit 2020 është paraqitur një kërkesë për azil nga klienti i tij, pasi sipas tij ai përndiqet nga shteti turk dhe i rrezikohet jeta.

Më 27 Janar 2020 Simsek u dënua nga shkalla e parë penale e Gjykatës Tiranë ndërsa më 24 shkurt ky dënim është ankimuar.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë.

Atij ju sekuestrua pasaporta false për të cilën ai u arrestua, ndërsa Harun Çelik u deportua në mënyrë të dyshimtë dhe me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Avokati i Selami Simsek mbyll këtë letër duke paralajmëruar se me përfundimin e paraburgimit dhe dënimit në rast të deportimit apo largimit të klientit të tij drejt Turqisë pa u shprehur Gjykata e Apelit, ai do të kallëzoj penalisht zyrtarët që do e marrin këtë akt ndaj Simsek për shpërdorim detyre.

2 komente në ““Gylenisti” në Tiranë, letër burgut dhe emigracionit: S’më ka mbaruar gjyqi, kallëzim nëse më deportoni”

  1. te fala samarxhinjeve says:

    ..hiqeni mutin se vine era , largoni dhe Elvis Nacin si arixhi qe eshte. qelb i zi

  2. koktigani says:

    lufte mongolesh ,qe presin drejtesi nga nje fis tjeter mongool,drejtesia demokracia liria eshte e papershtatshme per muslimanet e gjithe botes pa perjashtime …gezuar ramazonin Selam musa Simsek sic e thote njeri ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje