Epidemia globale e koronavirusit ka zhytur në kolaps të plotë sektorin e turizmit edhe në Shqipëri. Alarmin e japin agjencitë e udhëtimeve.
“Ne jemi në bllok total. Grupet e udhëtimit janë kanceluar si në ardhje ashtu dhe në ikje. Nuk ka asnjë prenotim në festat e marsit dhe as për aktivitetet e tjera”, shprehet për Top Channel, Enver Mehmeti, Shoqata Shqiptare e Turizmit.
Zak Topouzi, që drejton shoqatën e hoteleri-turizmit në Shqipëri thotë se ekonomia po humbet miliona euro në ditë.
“Prenotimet në hotele kanë rënë me 20 përqind. Janë bllokuar totalisht konferencat dhe turet, të cilat për këtë periudhë janë burimi kryesor i hoteleve”, tha Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri – Turizmit.
Turizmi sjell gati 2 miliardë euro të ardhura në vit për ekonominë shqiptare duke qenë burimi kryesor i valutës në vend, edhe më shumë se investimet e huaja. Agjencitë turistike tani i druhen skenarit se bllokada e udhëtimeve mund të shtrihet edhe gjatë muajve të verës, që është piku i sezonit.
“Nuk bëhet fjalë vetëm në ardhje. Shpresa ishte se do të zgjidhej shpejt, por situata kaotike e marsit ka krijuar më shumë shqetësim për sezoni”, vijon Enver Mehmeti.
Operatorët turistikë thonë se po pësojnë humbje të mëdha dhe do të kërkojnë ndihmën e qeverisë, ashtu si në Itali.
Vitet e fundit turizmi ka qenë sektori kryesor që ka mbajtur në këmbë rritjen ekonomike, teksa energjia dhe ndërtimi kanë patur ecuri më të luhatshme. Situata e krijuar nga epidemia globale e koronavirusit mund të jetë një goditje jo e vogël për rritjen ekonomike të këtij viti, duke frenuar pikërisht sektorin lokomotiv të saj, atë të turizmit.
Eh, c’vete? Te tjeret po mbyllin kufijte, ne ankohemi se po mungojne turistet!
Keshtu eshte kur genjeni se ska raste koronavirusi ne shqiperi
Nje pozitiv qe hyri ne spital ne itali infektoi krejt spitalin perfshi dhe stafin mjeksor
Te ne hyjne 10 mij vete ne dite nga italia dhe ju thoni qe ska asnje rast
Nje ushtar zviceran shkoi ne milano per nje vizete ditore sapo u kthye ne zvicer i bene testin dhe rezultoi pozitiv
Ne shqiperi i gjithe stafi mjeksor eshte gati te le spitalet nqs dikush do dale pozitiv sepse nuk po i mundesohet asnje mase mbrojtese pikerisht ketu qendron mohimi i rasteve pozitive
Edhe kina komuniste pranoi qe bene gabim qe e mbajten fshehur
Ndihmen e shtetit?! Po kur keni fitime ai ia dergoni shtetit?! Beni vete kasen tuaj nga paret e juaja nje fond rezerve per raste te tilla! Pse te paguajne te tjeret per perfitimet tuaja?!
Hajt ma ne fund do perfitojne pak ndoshta shqiptaret: do ulni çmimet tash qe te kenaqeni pak per fitim me turiste shqiptare?!
Sa te kini Ameriken ju shqipot qe “mendon” dite e nate per ju,mos e cani koken fare.
Ngrini flamujt e saj ne cdo shtepi se do ju marre me lloto te gjithe ju qe kini shkolle te larte apo gjimnas.
Cfare “dashurie” per Albanistanin e “lashte” te Osmaneve!.
Kur tju vijne Mend nuk do i hane as qente.
Amerika qe mbeshteti turqit si Ismail Beun,Frashellinjte dhe krijuan kete Pashallek e dinte mire se cfare bente.
Po te respektonte Kombin tone Epirote Amerika do mbeshteste Luften Heroike te Arvanitasve Epirote dhe Grekeve per tu cliruar nga Osmanet.
Shqipot nuk e kuptojne qe perdoren nga Italianet Turqit,Amerikanet Austriaket etj.
Gjermanet duan specialiste nga Shqiperia kurse ketu do sjellin Afrikane,Bangladeshe,Siriane,Turq,Pakistaneze.
Rrofte Albanistani i “lashte”.