Lutfi Dervishi: 10 vendet më të sigurta për t'u mbrojtur nga koronavirusi në Shqipëri

9 Mars 2020, 12:32Sociale TEMA

Teksa në masat e marra për koronavirusin këshillohet evitimi i disa hapësirave të konsideruara si të rriskueshme, gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka hequr një paralele edhe me një pjesë tjetër të realitetit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai sjell 10 vende të dobishme të cilat shqiptarët i frekuentojnë gjithnjë e më rrallë.

I njohur për ironinë e hollë me të cilat trajton problematikat në vend, ndër të tjera ai shkruan:

“Vendet më të sigurta për t’u mbrojtur nga koronavirusi në Shqipëri:

1. Libraritë

2. Bibliotekat

3. Teatrot

4. Ekspozitat

5. Muzetë

6. Galeritë

7. Institutet shkencore

8. Kantieret e Rilindjes

9. Shtëpitë e prindërve

10. Zyrat e punësimit!”, shkruan Dervishi. (TemA)

1 komente në “Lutfi Dervishi: 10 vendet më të sigurta për t’u mbrojtur nga koronavirusi në Shqipëri”

  1. Z says:

    Tragjedia shqiptare! Luti,dervishi,na tregon rrugezgjidhjet per koronavirus?! Mediokrit kane kapur per fyti shqiptaret! Mjere ai popull qe udhehiqet nga budallenjte!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje