Memorie.al publikon historinë e panjohur të Shaban Reçit me origjinë nga Tirana, i cili gjatë periudhës së Luftës, pasi kishte bërë pjesë në njësitet guerile të Tiranës me Lym Ketën, Adnan Qatipin, Ali Kubatin etj., u inkuadrua në radhët e çetës partizanë të Pezës, me komandant Babë Myslymin, i cili me që ishte më i shkurtër se pushka, e dërgoj Shabanin që të ruante delet dhe lopët e çetës, që ia kishin marrë tregtarit tiranas, Lik Demneri. Inkuadrimi më pas në rradhët e Brigadës së Tretë Sulmuese, me të cilën morri pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo deri në Bosnjë të Jugosllavisë, dhe për kontributin që ai kishte dhënë gjatë Luftës, u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, bashkë me disa shokë të tjerë, si Myslym Keta, Bajram Radëshi, Sarandi Lulo, Sami Hadëri etj. Kthimi i Shabanit nga studimet dhe karriera ushtarake e tij deri në vitin 1974, ku ai nuk u pajtua me dënimin e udhëheqësve kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun që u akuzuan si “komplotistë” dhe pas disa debateve me kryeministrin, Mehmet Shehu, në rrethin e Beratit ku shërbente si komandan brigade, u shkarkua dhe u dërgua për edukim në rrethin e Shkodrës, ku dhe u arrestua e u dënuam me 12 vjet burg politik.
Nga Dashnor Kaloçi
“Beqir Balluku nuk është armik i popullit dhe ai nuk ka qenë frikacak. Ai ka qenë komandanti njësiteve guerile të Tiranës dhe ka marrë pjesë në disa atentate. Nuk mund të ishte kurrë një frikacak në krye të këtyre detyrave. Mua më ka thënë vetë këshilltari sovjetik, Merkulov, që kisha në Brigadën e Parë, se Beqiri e kishte paralajmëruar atasheun ushtarak rus në 1960-ën, se po t’ju ndodhte gjë Enverit, Mehmetit, Hysniut e Ramizit në Moskë, të 4000 specialistët sovjetik që ishin në Shqipëri, do t’i varte në sheshin “Skënderbej” në mes të Tiranës”. Kanë qenë këto fjalët fatale të Shaban Reçit, komandant i një prej njësive të mëdha ushtarake në rrethin e Beratit, që nga fundi i vitit 1973, do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës, e do ta dergjnin qelive të ftohta të burgjeve për më shumë se dhjetë vite, duke e akuzuar si “puçist e armik i pupollit”.
Kush ishte Shaban Reçi e cila ishte e kaluara e tij dhe përse ai ushtarak i lartë po sakrifikonte veten, duke i dalë në mbrojtje Ministrit, Beqir Balluku, që ishte në furinë e goditjeve të Enver Hoxhës, duke e shpallur “armik, puçist dhe komplotist?!
Me njësitet guerile
Shabani lindi në vitin 1926, ai ishte fëmija i pestë e Abdulla Reçit, një furtari të varfër nga një familje autoktone tiranase. Nga gjëndja e vështirë ekonomike, në vitin 1938, ai ndërpret shkollën Teknike të Fultz-it në Tiranë pas dy vitesh studimi në degën e Tipografisë dhe detyrohet të futet në punë si çirak tek Pazari i Vjetër, duke punuar si opingar tek familja e njohur, Turdiu. “Për herë të parë në vitin 1941, u njoha me Prokop Myzeqarin, Ali Vishën e Sul Bakiun, të cilët ishin komunistë dhe më aktivizuan duke më dhënë trakte për t’i shpërndarë tek Pazari i Vjetër. Në atë kohë sapo ishte formuar çeta e Pezës dhe e Dajtit, e ne mblidhnim ndihma e ja jepnim Kop Myzeqarit, i cili ua dërgonte partizanëve.
Asokohe ne nuk e njihnim Enver Hoxhën dhe s’kishim dëgjuar për të, si njeriu kryesor që udhëhiqte Luftën dhe Partinë, pasi në Tiranë kishim dëgjuar për Hysenin siç thirrej atëhere Gogo Nushi, e pas tij njihej Beqir Balluku. Ishte Ali Visha ai që më prezantoi me Shaban Sulën, komandantin e njësiteve guerile të Tiranës, ku unë u bëra anëtar që në prillin e 1943-it. Atje kam njohur dhe kam takuar për herë të parë Lym Ketën, Qamil Podën e Ali Kubatin”, kujtonte Shaban Reçi, periudhën kur ai u aktivizua për herë të parë me me lëvizjen komuniste në Tiranë.
Partizan, me Lym Pezën
Në korrik të vitit 1943, Shabani thirret nga krerët kryesor të njësiteve guerile të Tiranës, Shaban Sula e Mustafa Lapi, për t’u inkuadruar në rradhët e çetave partizane. Lidhur me këtë, Shabani tregonte: ”Shkova në çetën e Pezës, ku më caktuan në kompaninë e shtabit. Kur më pa Myslym Peza më tha: Pushka qenka më e gjatë se ti mor djal, prandaj shko me Sinan Dushkun dhe ruani delet që ja kemi marrë Lik Demnerit’, që ishte një kasap në Tiranë, të cilit i kishin marrë 40 kokë dele e 6 lopë. Pas dy javësh më dërguan në fshatin Arbanë, ku u formua Brigada e Tretë partizane, më 9 tetor 1943”.
Nga Jugosllavia student në Moskë
Në përbërje të Brigadës së Tretë partizane, Shaban Reçi mori pjesë në të gjitha luftimet, deri jashtë kufijëve në Senicë të Jugosllavisë. “Pas luftimeve në Jugosllavi, në mars të 1945-ës, Brigada jonë u kthye për në Mitrovicë dhe mua më caktuan, komisar të spitalit partizan, në Divizionin që ishte vendosur aty.
Në qershorin e po këtij viti, pasi u kthyem në Tiranë, më njoftuan se do të shkoja për studime në një nga shkollat ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Atë fund qershori së bashku me një grup të madh, ish partizanë, si: Myslym Keta, Sarandi Lulo, Bajram Radëshi, Sami Hadëri, etj., u nisëm për në Strugë dhe më pas në Beograd, nga ku me tren udhëtuam për në Bashkimin Sovjetik dhe fillimisht mbërritëm në Odesa, ku vazhduam studimet deri në tetorin e vitit 1949.
Pas kthimit në Shqipëri, mua më emëruan në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake. Ndërsa në vitin 1956, emërohem pedagog dhe shef i Katedrës së Taktikës në shkollën e Bashkuar të Oficerëve, “Enver Hoxha”, detyrë kjo që e mbajta deri në vitin 1963”, kujtonte Shaban Reçi, periudhën e pas Luftës kur ai u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe detyrat që kreu pas kthimit në Shqipëri.
Konflikti me Mehmet Shehun
Në vitin 1966, Shaban Reçi me gradën kolonel, caktohet si komandant i Brigadës së Shtatë në Uznovë të Beratit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1972. Po këtë vit, Shabani vjen përsëri në Tiranë dhe emërohet pedagog në Akademinë Ushtarake.
Në mbarim të sezonit 1974-’75-së, do të ndaheshin diplomat e studentëve të Akademisë dhe në këtë ceremoni mori pjesë Kryeministri Mehmet Shehu, që kishte dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvëndësuar Beqir Ballukun. Pas ceremonisë, Mehmeti bëri një bisedë të lirë me ushtarakët e lartë, duke i pyetur çfarë mendonin në lidhje me situatën që po kalonte Ushtria.
Aty Shabani ju drejtua Mehmetit, duke i thënë: ”Shoku kryeministër, qëndrat e zjarrit që kemi ndërtuar, janë jashtë luftimit për sa i përket mbrojtjes nga ajri dhe luftës kundër desantit ajror. Po kështu edhe transhetë lidhëse nuk janë efektive. Unë gjithashtu nuk jam dakort me atë që thotë Arti Ushtarak Popullor, se Ushtria jonë në rast të një Lufte të Tretë Botërore, duhet të mbështete në popull. Kjo nuk mund të ndodh, sepse populli nuk ka bukë për vete dhe jo të na mbajë ne”.
Pas mendimit të Shabanit, Mehmeti nuk kundërshtoi, por vetëm dëgjonte. Pas këtyre fjalëve që shkatuan habit e të gjithë ushtarakët e lartë, Mehmet Shehu luajti nga vëndi dhe ju drejtua: “Ku e dini ju këtë gjë se populli nuk ka bukë”?! Shabani iu përgjigj: ”Unë e di shoku kryeministër, sepse sa herë kemi stërvitje me rezervistët, ata vinë pa ushqim me vete, kështu ne jemi detyruar e i kemi futur në forcë që ditën e parë dhe për këtë Arif Hasko, na ka vënë në ngarkim mijra bukë”. Pas kësaj Mehmeti ju drejtua Veli Llakajt, Shef i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë që e shoqëronte duke i thënë: ”Veli mbaji shënim këto”.
Mbron Beqir Ballukun
Një nga ata oficerë që nuk u pajtua me dënimin e Beqir Ballukut dhe fliste herë pas here duke i marrë në mbrojtje grupin e ushtarakëve të lartë që u akuzuan si komplotistë, ishte Shaban Reçi. Lidhur me këtë, ai kujtonte: ”Kur isha në Berat, me detyrën e Komandantit të Brigadës, gjatë një bisede me disa kolegë, ju thashë se; Beqiri jo vetëm që nuk ka qenë frikacak dhe armik siç thuhet nga partia tani, por ai ka qenë trim, se ka udhëhequr njësitet guerile dhe ka marrë pjesë vetë në shumë aksione e atentate.
Po kështu Beqiri ka mbrojtur Partinë dhe Enver Hoxhën kur atasheu ushtarak rus, i kërkoi atij që të vijhej në krye të Partisë, Beqiri i tha atasheut se, në rast se do i ndodhte ndonjë gjë katër udhëheqësve tanë që ishin në Moskë, (Enverit, Hysniut, Mehmetit dhe Ramizit), ai do t’i ndëshkonte në sheshin “Skënderbej”, katër mijë specialistët sovjetik që ishin në Tiranë.
Po të thotë Partia se ai ka qenë armik dhe frikacak edhe unë jam dakort të them se ai ka qenë I tillë”. Pas këtyre fjalëve, kolegët e Shabanit e raportojnë atë dhe më pas ai thirret në Komitetin e Partisë, ku e përjashtojnë nga anëtar partie dhe e shkarkojnë gjithashtu edhe nga komandante brigade, duke e dërguar në rrethin e Shkodrës për edukim, si komandant batalioni.
13 vite burg politik
Pas afro 15 muajsh qëndrimi në detyrën e komandantit të batalionit, më 26 nëntorin e vitit 1974, Shabanin e arrestojnë dhe e dërgojnë në Degën e Brendëshme të Shkodrës, ku për shtatë muaj mbahet në hetuesi. Akuza ndaj tij ishte, “mbrojtja e armiqëve të popullit e të partisë, ‘Grupin Puçist’, me në krye Beqir Ballukun”. Po ashtu në hetuesi ju përmend edhe biseda që kishte bërë me kryeministrin Mehmet Shehu, duke e kundërshtuar atë dhe shprehur hapur mendimet e tija në favor të “tezave të zeza” të puçistëve, lidhur me “Teorinë e Rreshqitjes”, që ata kishin paraqitur në Këshillin e Mbrojtjes.
Gjatë hetuesisë, Shabani nuk i kundërshtoi akuzat që ju bënë, por duke iu përpbajtur pikë për pikë pikpamjve të tij, që kishte shprehur dhe më parë. Në gjyqin që u zhvillua në Shkodër më 12-13 mars 1975, ish koloneli Shaban Reçi, i mbrojti përsëri mendimet e veta në prani të një grupi oficerësh të lartë të cilët po ndiqnin zhvillimin e gjyqit të tij, të cilët ishin thirrur enkas aty, për t’ju bërë presion që t’I thërisnin mëndjes se kush do kishte ato mendime, do përfundonte aty si kolegu i tyre. Lidhur me këtë, Shabani kujtonte: “Nisur nga qëndrimi im, si prokurori ashtu dhe trupi gjykues, kërkuan dhe më dhanë dënimin maksimal, me dhjetë vite burg politik.
Përveç kësaj më shtuan dhe tre vite për armë mbajtje pa leje, pasi kur bënë kontrollin e banesës, unë ju thashë se kisha dhe një pistoletë të vogël trofe, nga koha e Luftës, duke menduar se më mirë ta merrnin ata, se mund ta gjenin fëmijët“. Pas kësaj ish kolonel Shaban Reçi komunist dhe partizan i çetës së Pezës, i diplomuar në Bashkimin Sovjetik që kishte komanduar njësi të madh ushtarak dhe pedagog në Akademinë Ushtarake, përfundon në burgun e Burrelit, Ballëshit e Zejmenit, si “armik i popullit, puçist e përkrahës i Beqir Ballukut, ish-komandantit të tij të Luftës dhe tiranasit tri, që ra viktimë e paranojës së Enver Hoxhës”.
Ore..njehere thua se nga komandant brigade vajti ne akademi ku u konfliktua me Mehmet Shehun….pastaj thua…. u perjashtu nga partia, u shkarkua edhe nga komandant brigade dhe u dergua per denim ne Shkoder. Kush eshte e verteta?
O Kaloc !
E bere remuje tregimin per Shaban Recin,qe nuk paska qene fare i mencur,ose paska qene budalla.E paska kerkuar burgun vete.Ne 1974 nuk mund te flisje me asnje ,jo me Enverin dhe Mehmetin !
I paska thene burgut HAPU.
Te lumte Shaban.
Per dijeni, cipini! E pergjithshmja eshte qe artikulli eshte korrekt, ku pershkruhet pak jeta e te ndjerit dhe e ushtarakut korrekt dhe te pregatitur z. Shaban Reci, dhe ne kohen qe eshte denuar, kemi qene te rinj dhe po per kete arsye qe thuhet ne artikull, eshte denuar. Ndofta per ty mund te ket pasaktesi te vogel, por realiteti eshte aty ne artikull, pershendetje.
Sa per mbrojtjen qe i paska bere B.Ballukut per “Teorine e rreshqitjes”,ky Shaban Reci qenka treguar komplet GOMAR!
Lerini pordhet me trimerirat partizane te tij,se ai e ka bere si lopa!
Ne se nje njeri tere jeten eshte treguar i ndershem,puntor,i dashur me shoqerine etj,por ne fund behet kriminel duke vrare nje njeri,atehere fshihen te gjitha te mirat e meparshme dhe vuloset cilesimi “KRIMUINEL”!
Kjo ndodh ne te gjithe boten,prandaj ky Shabani eshte treguar GOMAR pa samar!
B.Balluku ishte pucist se donte te hidhte poshte gjithckla ishte bere per mbrojtjen e vendit deri ate kohe,prandaj e meritonte PLUMBIN PAS KOKE e jo vetem burgun!
Qe te kesh qene partizan i Pezes nuk do te thote se te falen te gjitha fajet qe ben me pas!
Sakte!
O tomorr, akoma me tezat e anti-tezat ne trurin tend punisto-kaçurrel? Medet!
O Zaberzan s’te pelqen e verteta!? Na plasi trapi ?
zoti Tomor..ne jeten e perditshme cdo njeri ne mengjes kur zgjohet e lan fytyren,edhe kur uji ishte ne orare po ishn rezervat.po ti qenke nga ata qe orije qe te beshtynin ne surat per te lare ftyren..me vjen shume keq per ju por edhe ne vuajtje ne si famigjie perdornin ujin dhe kure spranonin beshtymen per te mbajtur faqen e paste si jashte dhe si brenda ne ndergjegje…
shabani qe nje idiot si gjithe Tironsit
or koloneli i opingave..nuk ka vdekur e nuk ka lindur ne kete bote klush moce qe te quaj burnine e tim eti ndersherine dhe forzen per te thene te drejten sic eshte ..e do te gjej per te messuar ty e skuthave si ty qe burri duet te jete ne radhe te pare i ndershem e para se te foli e shkruaj te laje mendie dhe gojen nga plerat qe ka..nuk fshehem me pseudonime por jam une e me plot nder qe jam duali i tij RECI RUBEN, e kon krenari qe sme trem e sja me me trem qe cdo te vertete te mos e them me zerin e forte..
undefined
Paska kundërshtuar haptas Mehmetin ky ???
I shkreti ti qe je “kaps”!
Shaban reci eshte trasferuar nga berati ne Akademin e Mbrijtjes ne vitin 1972, diskutimet e denimet e Grupit te ushtarakeve eshte bere 1974,Komandat Shabani ne kete periudhe ishe petagog ne Akdemin e Mbrojtje. Masat ndaj tij jane marr nga organizata e patise te katedres se pergatitjes Taktiko-Operatve, Pasi u kethye ne kandidat partie u emerua ne Vanua e Dejes’ komandat batolioni. Ketu fillon dhe ndjekja dhe burgosja e tij,
Kam qene vartesi i tij ne Berat, ruaj respekin me te madhe per komandat Shaban Recin. Ai gezonte respekin e gjithe vatesve dhe sidomos te ne oficerve te rinj qe na edukonte e mesonte me pervojen e tij te vyer.
Shaban Reci kam pasur fate ta kem pasur mik ,me kujtohet ai dhe bashke shortja e tija Vjollca njerez te mrekullushem ,nuk la pa denuar ai rregjim njerez te mire ,dhe pa dekoruar te tille kufoma si Nane Kutra ,Qebir Zeneli e te tjere qe ne saje te spiunqeqeve arrite n e gradat kolonelit
Replik pèr çipini ! Sh ,Reçi qè ishte K/ Brigade kètè nuk mund t’a mohoj asnjè sepse ekzistojn shokèt e vet dhe dokumenta.Pèr tu qartèsuar mik i dashur, frika e diktatorit nè 1973/4 bèri qè nè rradhèt e ushtris tè eleminonte me dhjetra komandant,si dhe K/brigade,gjithashtu njè pjes tè mir tè Ministris sè Mbrojtjes.Nuk kishte logjik nè rradh tè parè me tè verfèrin Beqir Balluku qè ishte njè njeri babaxhan ,i urtè dhe i dashur pastaj nqse kalojm tek V,Llaka e shumè e shumè tè tjerè ndonjè kishte pak atè arrogancèn por mendoj se kurrèn e kurrès kèta djem nènash ishin kundèr vendit tè vet.Ishte çmènduria e E,Hoxhès i cili jetonte me èndra se do tè rrèzohej me puç,nqse ishte pèr tè eleminuar e kishin vrar 1000 mij her .Ishte sistemi i çmendur stalinist qè prodhonte armiq pèr vet faktin se pushtetin e kishte krijuar me anèn e frikès,internime,vrasje dhe si rezultat e,hoxha jetonte gjithmon me frikèn se do tè vritej prandaj dhe ne si njè popull as 3 miljon na ndau me njèri tjetrin sikur kètu nè shqipèri tè pèrpunoheshin idet M,Leniniste dhe staliniste .Duhej tè ishim vendi mè i lumtur nè europè por pèr fatkeqèsin tonè ende paguajm fajet e diktaturès qè pèrçau mbar kombin shqiptar si dhe kosovèn,maqedonin,arvanitèt,arbèreshèt.
O analfabet Nik, po ik o rrot cari se vetem idiotizma shkruan! Po je i c’ekuilibruar menderisht o pyk, do te japesh edhe vleresim e mendim. O DEBIL, shko bej ndonje pune se per keto muhabete je RROT CARI komplet!
Zagare komentues,E DISKUTONI QE BEQIR BALLUKU ISHTE TRADHETAR ??? NEVER ,AI ISHTE NJE BURRE I VERTETE.
PUCET E FSHEHTA MAFIOZE PER KARRIGE-POST,SIC U PANE ME VONE EDHE TEK MEHMETI EDHE TEK KADRIU, ISHIN VETEM E VERTETA.
ENVERI ISHTE NE ATE BOTE,AKTORET ISHIN HIENA RAMIZ DHE NEXHMIJA MAKBETHJANE!
Te lumte Tirona se e paske ditur qe Balluku paska qene burre,se sic duket e ke provuar ate me nenen,gruan,motren apo vajzen tende!
Me fakte dhe dokumente Beqir Balluku ish tradhetar dhe armik i Shqiperise,te tjerat derdellit ti sa te duash dhe ha mut kot!
Se keshtu thone edhe ballisto-zogistet per pushtuesit nazi-fashiste,qe kane qene per te miren e shqiptareve,se ishin kali,tare e jo pushtues etj!
Edhe femijte e kurves,meqenese ajo u bie miliona ne shtepi,keshtu thone:
-Kemi mamane me te mire ne bote!
E mire eshte,por….KURVE!
Mora pushken dola malit !
Te luftoja per Atdhe !
Nga ta dija une i gjori ?
Se armiku ishim Ne !!!
Ti edhe tani nuk e kupton qe armiku i vetvetes je ti, o Koqi ? ? ?
I shkreti ti qe je “kaps”!