Spartak Braho flet në këtë intervistë për Dita, për situatën aktuale politike dhe sociale.
– Më dukeni krejt i qetë, zoti Braho, kur kemi një situatë të jashtëzakonshme në vend si pasojë e koronavirusit. Si është e mundur kjo qetësi e juaja?
– Jo se nuk kam frikë nga koronavirusi. I përshëndes masat e marra për t’u mbrojtur nga ky virus, por unë mendoj se kjo epidemi do të kalojë dhe ne do ta kujtojmë këtë periudhë kalimtare se si u shfaq ky viros, si erdhi në Shqipëri dhe pasojat e tij që mendoj se nuk do të jenë aq të frikshme sa flitet. Kemi kaluar edhe situata më të rënda gripale dhe sëmundjesh epidemike. Pa dashur të largoj vëmendjen nga rreziku i këtij virusi të rrezikshëm them se realisht Shqipëria ka probleme më të mëdha dhe më shqetësuese se koronaviruse…
– Si është e mundur? Si mund ta argumentoni këtë?
– Miku im, këtë intervistë të radhës në Dita kish menduar ta titulloja “Berisha në gjunj të një spiuni”. Ju, siç e keni zakon, do të më pyesni ç’është ky titull thuajse absurd në një situatë epidemike? Keni të drejtë. Por mos harroni se Sali Berisha është më i keq se koronavirusi. Ideatori, frymëzuesi dhe zbatuesi i vitit të mbrapshtë 1997 është pikërisht ky njeri. E ai vit i zi mori mijëra jetë njerëzish të pafajshëm dhe vendi ishte realisht në pragun e një lufte civile që nxiti Sali Berisha. Pa përmendur më tej krimet e pafundme të këtij njeriu ende të pandëshkuar nga drejtësia shqiptare… Unë nuk jam profet, nuk mund të them dëmet e koronavirusit, por një gjë ua them me siguri: Dëmet e koronavirusit do të jenë shumë herë më të vogla se dëmet që i ka sjllë Sali Berisha këtij kombi në të gjitha aspektet. Madje edhe tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar do të duket lule para dëmeve të Sali Berishës.
– Sapo më thatë se këtë intervistë të radhës në DITA kishit dëshirë ta titullonit “Berisha në gjunj të një spiuni”. Pse?
Këtë e mendova pasi ndoqa një emision të shkëlqyer në TV Top Channel të gazetarit Marin Mema. Pa dyshim që gazetari Mema me temat dhe kronikat pikante që kap e transmeton ka tërhequr vëmendjen e opinionit tonë me një emision të posaçëm dhe me shumë audiencë, sepse ai është një patriot i vërtetë, kompetent dhe i kulturuar. E them këtë nisur nga emisioni i fundit “Gjurmë shqiptare” që i kushtohej një shovinisti antishqiptar grek, ndonëse i lindur në Dervician të Dropullit të quajtur Vasil Shahini.
Bazuar në argumente të dokumentuara dhe analiza historike etj, rezulton sipas se gati për më shumë se 15 vjet duke filluar nga 1928 deri 1943 kur u pushkatua V. Shahini mbart në biografinë dhe veprimtarinë e tij politike, njeriun e zi, ekstremistin shovinist antishqiptar, ithtar i teorisë së Vorio Epirit, përfaqësues i krahut ushtarak dhe i krijimit të organizatës terroriste famëkeqe, MAVI e krijuar me iniciativën e tij në tetor te vitit 1928. Ishte kjo organizatë autore e dhjetëra masakrave kundër popullsisë shqiptare dhe minoritare, por veçanërisht kundër popullsisë shqiptare me origjine çame. Ishte kjo organizate pro fashiste që bashkëpunoi me krahun ekstremist grek dhe pushtuesit gjermanë në vrasje dhe operacione ndëshkuese ndaj patrioteve, elementëve përparimtarë, lëvizjes partizane etj. Këto përfundime relaton në studimet e saj edhe historiania Sonila Boçi.
– Mos kishte ndonjë teprim në historinë e gazetarit Marin Mema dhe mos po i biem më qafë Vasil Shahinit?
– Jo nuk kishte asnjë teprim. Mema në atë emision tha aq sa mund të thuhet në një emision. Dhe unë nuk po i bie më qafë askujt kur them se ishte Vasil Shahini ishte një antishqiptar i tërbuar…
– Ku e mbështesni këtë që sapo thatë?
– Fare e thjeshtë. Po ju rendis disa fakte. Në përfundim të emisionit të dy studiusit, S. Boci dhe M. Mema e cilësojnë veprimtarinë e V. Shahinit të dallueshme e haptazi si agjenturore në shërbim të qarqeve jo zyrtare, por dhe sipas koniunkturave edhe zyrtare për të realizuar idenë shoviniste të Vorio Epirit për të vënë në jetë aneksimin e trojeve shqiptare etj.
Pra përcaktimi e figurës “historike” të Vasil Shahinit rezulton të jetë thjesht thjesht agjenturor, në rolin e një spiuni politik të qarqeve shoviniste greke. Unë do të theksoja më tej: Vasil Shahini ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij, shërbëtor i qarqeve më të errëta të shovinizmit ekstremist nacionalist grek dhe një antishqiptar i kulluar. Për këtë arsye Vasil Shahini pati edhe një fund të pa lavdishëm e tragjik. Në nëntor te vitit 1943 ai u kap nga forcat partizane dhe u pushkatua. Ky ishte koka e agjenturës greke në Shqipëri.
I skeduar nga qeveria e Sulejman Delvinës, Pandeli Evangjelit, Ahmet Zogut, italianëve dhe u vra nga partizanët shqiptarë. Strukturat policore për herë të parë tek shtëpia e këtij në vitin 1928 gjatë një kontrolli zbuluan edhe atë qe sot njihet si çështja e pensioneve. Ky e ka nisur shpërndarjen e tyre që në 1928. U dënua me internim nga qeveria e Pandeli Evagjelit për agjenturë greke. Nuk është pranuar nga shteti shqiptar si konsull në Sarandë sepse ishte agjent. Është themelues i organizatës terroriste Mavi fronti për çlirimin e Vorio Epirit. Ky e ka një CV antishqiptare pafund.
– Zoti Braho, unë prapë këmbëngul: Pse duhet ta fajësoni Sali Berishën për Vasil Shahinin? Ç’lidhje ka Berisha me një grek, qoftë edhe antishqiptar?
– Mos u bëni naiv. Më pyete, po të përgjigjem. Në 22 prill 1993, ish presidenti Sali Berisha i akordoi pikërisht Vasil Shahinit titullin “Martir i Demokracisë”. Por edhe më i çuditshëm është motivacioni i këtij dekreti: “I dalluar për bindje të thella patriotike e demokratike dhe i pa përkulur deri në fund të jetës së tij”. Ky ishte vlerësimi që i bëri këtij “patrioti” të madh Sali Berisha, por jo vetëm atij. Në këto vite, por edhe më pas S. Berisha dekretoi si patriotë të mëdhenj dhe rehabilitoi me dhjetëra kriminelë të tjerë të luftës së dytë botërore, bashkëpunëtorë të nazifashizmit etj.
– Ju mendoni se ky dekretim nga zoti Berisha ishte i qëllimshëm dhe me prapavijë politike?
– Pa asnjë dyshim që mendoj kështu. Pse ia bëri këtë vlerësim Berisha kësaj figure të diskredituar antishqiptare që s’kishte asnjë qelizë shqiptare. Çfarë lidhje kishte ky kriminel i luftës së dytë botërore me Martirët e demokracisë? Dokumentet dhe faktet e jetës së tij flasin haptazi ai u shërbeu qarqeve shtetërore greke dhe antishqiptare të atyre viteve. Sali Berisha ra në gjunj të një spiuni të mirëfilltë grek. Dhe vënien në gjunj ndaj shërbimeve të huaja të vendeve fqinje, Sali Berisha nuk e kishte për herë të parë…
– Pse jeni kaq i revoltuar Spartak me nderimin që i ka bërë Berisha Vasil Shahinit?
– Keni të drejtë. Akti i Sali Berishës i para 27 vjetëve do të ishte harruar si shumë bëma të këtij personi. Mirëpo, çfarë ndodhi para disa kohësh? Për të nderuar Vasil Shahinin, tani që janë socialistët në pushtet, ndodhi diçka e pangjarë ndonjëherë me vendosjen e bustit të tij në Dervician të Gjirokastrës. Ky akt më detyroi të flas, pasi u tha zyrtarisht nga Bashkia Dropull që e kanë bërë bustin sepse ai është martir i demokracisë. Është e nëjta gjuhë me Berishën e para 27 viteve dhe kjo është sa e papranueshme, aq edhe revoltuese.
– Dakord, Spartak, e kuptoj zemërimin tuaj në këtë rast. Por po i kthehem fillimit të bisedës: Pse e quani Sali Berishën më të keq e më të rrezikshëm se koronavirusi?
– Sepse i tillë është. Kam sjell aq shumë fakte e dëshmi për krimet e këtij personi, sa më duket sikur e mundoj lexuesin duke i përmendur sërish ato. Miku im, Xhevdet, ne kemi bërë shumë intervista bashkë dhe unë e kam shprehur botërisht bindjen time. Por ne jetojmë një kohë paradoksesh. Pse e them këtë? Ja, ne kemi folur vitin e kaluar për dëmin e madh që ka sjellë një person me emrin Agron Tufa në historinë e luftës sonë antifashiste nacionalçlirimtare. Po ju sjell sot këtu se çfarë ka thënë Agron Tufa, para studenteve të UET të Henri Çilit, më 3 prill 2019 (botuar ne “Panorama” 4 prill): “Nazistët vërtet i çonin hebrejtë në krematoriume, në gas, por duke vepruar kështu, ua shkurtonin vuajtjet”. E pra, ky është edhe një tjetër patriot i “madh” që i ka dalë në mbrojtje Sali Berisha njësoj si Vasil Shahinit, për të cilin fola më sipër…
– Megjithatë, duket se në ligjërimin tuaj merreni më shumë se duhet me Sali Berishën. Pse e bëni këtë? Ai tashmë thuajse nuk është në politikë dhe duket se nuk ka asnjë rol në ngjarjet aktuale…
– Më vjen keq që mendoni kështu. Kur të thashë pak më sipër se Sali Berisha është më i keq se koronavirusi, nuk ta thashë kot. Ai është koka e të gjithë krimeve që janë bërë dhe bëhen në këtë vend. Deri te protestat e Ilir Metës gjoja në mbrojtje të Kushtetutës. Kush do të na i mbrojë Kushtetutën? Sali Berisha? Ai që e bojkotoi votimin e saj në referendum në vitin 1998? Po kjo është për të vënë kujen! Kurrë nuk ka për të bërë hair ky vend po besoi në një demagogji të tillë kriminelësh dhe hipokritësh të paskrupullt.
– Gatë shumë intervistave që kemi bërë së toku, ju zoti Braho keni këmbëngulur te viti 1997 dhe keni sjellë shumë dëshmi tronditëse. Pse e keni bërë këtë?
– Për një arsye të thjeshtë: Ai ka qenë ndër vitet më të zinj të Shqipërisë, të paktën që nga shpallja e pavarësisë më 1912. Dhe autorët e asaj gjëme janë ende të pandëshkuar. Madje kërkojnë të bëjnë shpëtimtarin. E tmerrshme! Të besosh se Sali Berisha do të sjellë normalitetin në këtë vend! Jo. Kjo është e padurueshme. Mora këto ditë koleksionin e gazetave të vitit 1997 dhe pashë të shkruar gjëmat e atij viti.
Për këtë bashkëbisedim përzgjodha një poezi të mrekullueshme të poetit tonë të madh e të papërsëritshëm, Dritëro Agollit. Është botuar si rrallë herë në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” më 13 shkurt 1997. Unë po e sjell sot këtu, si pjesë të kësaj interviste, pasi ajo nuk është përfshirë në asnjë vëllim poetik të Dritëroit. Është një poezi e qartë që nuk ka nevojë për koment. Ndaj dhe unë nuk po e komentoj. Dritëroin e kam pasur mik dhe kam kujtime të mrekullueshme nga jeta parlamentare dhe jo vetëm me këtë personalitet të madh të kulturës sonë kombëtare. Me këtë poezi të Dritëroit po e mbyll sot këtë bashkëbisedim me ju.
Dritëro Agolli
Pikëllimi i Ismail Qemalit
Fill i vetëm Ismail Qemali
Ecën nëpër Vlorë I pikëlluar
Nata blu spërkatur me gurkali
Rruga gri me gjak njeriu trazuar.
Ecën plaku i Vlorës nëpër hënë
Zverdhur mjekra, zverdhur vrer këmisha,
“Djemtë e mi ç’mëkat të keq të bënë,
Ç’ke me djemtë e mi Sali Berisha!
Unë e di, flamurit tim në Vlorë
Iu grabit hajdutçe natën shtiza,
Shtizën mbanje ti si shkop në dorë
Dhe rreh djemt’ e mi Sali Berisha.
Rrahe djem me shtizën e flamurit,
Mbyte djem me bezen e bajrakut,
Shtiza u vërsul në vend të hurit,
Bezja u përdrodh në vend të lakut.
Leri djemtë e mi, se rrugë e malit
Është e gjatë e ka çudira shumë,
Shkon më këmbë e shkon shaluar kalit,
Kali shket, me kalin bie në lumë!
Lere shtizën time të flamurit
Në flamur! Atje ku pati nder!
Shtizën mos e ngri në vend të hurit,
Huri hyn dhe ndryshe ndonjëherë…
Ky flamur i madh u ngrit nga unë
Dhe kush tallet, dal nga varri vetë!
Dal dhe ndez pishtarin në furtunë,
S’ka ç’më bën skafandra me helmetë!”
Busti i terroristit vlleh jevg neo grek ( i bere grek para 100 vitesh, sepse greqia eshte njen komb fallco i shpikur ne 1835, perzierje etnish te ndryshme dhe mbetje perdhunimesh te shaiptareve dhe turqeve) duhet te hiqet sa me pare.
Partizanet shqiptare e vrane si qen kete bir kurve qe bejleret shqiptare e sollen si skllav nga thesalia.
Ndryshe shteti i Edi Rames ka rene dhe do shkojne djmte shqiptare dhe do e hedhin ne ere.
Sa per saktesi, perjashto rastin e Peshkepise, MAVI nuk ka bere sulme kunder shaiptareve.
E verteta duhet thene ashtu sic eshte.
pse,,
Nuk e shikon asnje aty ,
ga kta Patriotet Shqiptare
bustin e Karaputanes serbe Ahmut Zogun e Kurvave te matit ;
qe e vendosi sali rrahmut berisha ,si NJI pESHTYM sURRATIT TE sHQIPERISE ?
Kaq te veshtire e kan Patriotet shqiptare ti varnin ji Gjerdan Partizani me bomba dhe
zhdukur nga Tirana ate Kurve te Serbise qe eshte simboli i tradhetise Shqiperise
qe tallet gjithe Bota ?!
Bejei kto dite ne jeni burra ,
pastaj merrini me radhe bijt e Kurves Atishqiptare ,
qe sot jetojne ne miljona e Vila dhe tallen cdo dite medieve me ju ,
Eshte koha per te Pastruar Shqiperine nga fara e Djallit Antishqiptare
veproni sa nuk eshte vone bolle bet qurrashin para ca shkerdhatave
E dini ju kush eshte turkoshqiptari Braho? Kur te shkoni ne Durres, pyesni per ate diten kur djali i spiunit Braho nxorri pistoleten dhe qellpi ne mes te dites te komiteti.
Ky eshte hetuesi i sigurimi braho, keta jane turkoshqiptaret!
Edhe kur është e drejtë një çështje e artikuluar nga një bythëlëpirës i pështirë si ky, e humb vlerën. Vetëm një rast e bën këtë njeri një hipokrit model. Se ja ‘guxon’ sot dhe përmend Ilir Metën për metingun ogurzi në ‘mbrojtje’ të Kushtetutës. Po a nuk ishte ky Spartak që me çantën e zezë nën sqetull duke dalë nga dera e Gjykatës së Lartë, krenar deklaroi se fitoi gjyqin kundër hajdutit Ilir Meta, akuzë e ngritur nga prokuroria e shtetit, e cila për vidion Meta-Prifti, kërkoi për Metën, 2 vjet burg, pir që gjykata e Shpresa Beçajt të Metls e shfajlsoi 5-0. Dhe ja që avokat i çështjes ishte ky farë patrioti dhe sigurisht që mbrapa atij gjyqi në mbrojtje të Mutës, qëndronte dora vetë Salivirusi, aso bashkëqeverisës me Metën dhe Brahon, por sot njeriu që, sipas Brahos, është fatkeqësi kombëtare. Dhe është vërtet, por e thënë nga kjo vemje, duket si tallje. Kur të flasin për moral prostitutat si puna e këtij, thuhet me zë të lartë: ‘o tempora o mores!’.
Mbaju hoxhe armandi se burrat mbajne koburet e hoxha mban lesh
ky eshte ndryshimi mes djalit te Brahos dhe ty
por si nje hoxhe qe axheron para PD me mire mos komento dhe vazhdo ha supen qe te sjellin
O Braho o plak i rjedhur qe ben karier vetem duke luftuar (pa arsye) gjithcka Helene.
###
Marin Mema ka thene trillime dhe gjysem te verteta, duke i dhene me shume rendesi qellimisht gjysem genjeshtres … dhe po ju a faktoj.
###
Ne emisionin e Marin Memes eshte
1. degjuar c’do minut fjala “agjent, agjen, agjent …” duke i ber lavazh truri njerzve trupeshk si Brahos etj.
2. I vetmi aktivitet “armiqesor” qe permendet ne emision eshte vetem i asaj te hapjeve te shkollave Helene (nje iniciativ madhore, hyjnore …)
Per ate gjuhe te madherishme 3.5 mije vjecare qe gjithe Bota “perulet”, duke e festuar “9 shkurtin si Dita nderkombetare e gjuhes Helene”, me vendim te OKB-s dhe UNESCO-s.
3. Nuk eshte rastesi qe vet Zogu qe ndiqte si manjak, i dha pafajsin pas hetimeve te sterholluara.
Letra qe shkroj (paraqitet ne dokumentar) Vasil Shahini mbretit Zog eshte nje kryeveper, ku tregohet qarte pafajsia dhe kultura e Tij e lartesuar.
4. Vasil Shahini ishte nje njeri me Kultur dhe Fisnikeri te pa shoq, ishte anti-fashist dhe nje Demokrat i vetdijshem.
5. Poooo e vertet qe fliste me Nder per Vorio Epir, per kete term qe ju o Turk-Arnaut ju ze tmeri sa degjoni Epir, Thesproti, … Lashtesi.
Perse duhet groposur termi i lavdishem Epir, perse e fshihni dhe nuk e nderoni, perse nuk ka as nje Rruge dhe as nje shesh (ne Shqiperi) me emrin e lavdishem EPIRI, perse o “patriota te flakt” heqni dor nga toponimet e Lashtesis dhe ja falni te gjitha Grekut ??
###
Mjeranet e rjedhur Spartak Braho e Ngjela jane mbetje te pa riciklushme, jane brumosur ne nje periudhe te erret diktatoriale, plot komplekse, ligesi dhe dhune, nuk kane sensin e Demokracis, te fjales dhe ideve te lira, jane mallkimi i ketij vendi.
@Flm! Dinakërisë greke ka kohë që i ka rënë maska. Nuk jemi më në 1914! Me pavarësimin e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ëndërra e megallomanëve dhe kishës greke, për ta futur gjysmën e Epirit në shtetin grek, tashmë ka vdekur. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Epiri s’ka qenë kurrë grek. Por as shqiptar në kuptimin e sotëm të kësaj fjale. Ka qenë ashtu si Iliria, Maqedonia, Dardania, Peloponezi (Moreja), etj. Pra ka qenë thjesht një krahinë me enrin Epir i banuar historikusht në shumicë me shqiptarë (çamët e sotëm), por edhe grekë, vlleh etj. Kur u pavarësua Greqia, Epiri nuk u përfshi në të, sepse nuk ishte pjesë e saj, por ngeli nën perandorinë turke si gjithë trevat e banuara nga shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj, nën të. Rënia e Turqisë, mbas luftrave ballkanike u dha të drejtën edhe këtyre popujve të pavarësoheshin ashtu si dhe Greqia në vitin 1823, pra edhe shqiptarëve, pavarësisht padrejtësisht pazareve të Fuqive të Mëdha në Londër 1913, të cilët lanë jashtë më shumë se gjysmën e shqiptarëve dhe trojeve të tyre, duke i dhuruar edhe Greqisë atë që nuk u takonte, përfshirë perlën Çamëri. Edhe me gjithë këtë, orekset e shovinustëve grekë nuk kanë të sosur. Për këtë u sajua e ashtuquajtura “Republika e Vorio-Epirit”, u ngritën sillogje antishqiptare të kishës greke, dhe u themelua organizata paramilitare MAVI, etj. Për këto punoi dhe u pagua edhe ‘patrioti’ Vasil Shahini etj si ai. Hapja e shkollave greke, as ka qenë e as është problem dhe sot, ndaj alibia patriotike e mbrojtjes së filogrekut dhe antishqiptarit, në këtë aspekt, sado të lidhoni, është një broçkull.
Shume bukur me shkurt qart nuk bëhet.Trdhetar dhe spiun 24 karat i të gjithave. Marrëzitë dhe dinakerite e tija në dëm të popullit dhe Shqipërisë nuk kanë të mbaruar deri në fund. Antishqiptare I tërbuar. Por një gjë kam kuptuar që dhe ata që I shkojne mbrapa janë interesaxhijte të korruptuar hajdutet ganksteret dhe budallenjtë që skuptojne dhe smarin vesh se çfarë bëhet ose troç të trashet. Por me abstrakte është si nuk është arrestuar dhe burgosur ky fëlliqësira deri tani me gjithë këto maskarallëqe që ka bere dhe I bënë vendit akoma.
E shkelqyer Baba Taku.
Sali Berisha eshte serb çetnik bir i serbit dhe i ardhur ne pushtet nga serbet me grua serbe .Antishqiptare si shume shwiptare we per te share e fyer vendin e tyre nuk e paten problem te punonin kundra Shqiperise , Lulzim Basha eshte biri i sali serbit ne vepra e sjellje.
Sa histori trishtuese, sa ngjarje te kobshme, sa nena shami zeza, sa vajtojne te dashurit, ku te gjitha per kerrmen e gjalle dhe pse e duan te vdekur, sepse i vdekur eshte, ky quhet Sali Berisha.
Sali Berisha ne litar.
E tmerrshme, nuk kisha lexuar e s’dija gje me pare, por mbasi kam ndjekur ato emisione te te mrekullueshmit gazetar Marin Mema, me mbushet mendja plotesisht.
E TEMERRESHME.
Te gjithe katundaret qe mesoj historin nga TV-ja dhe Telenovelat Turke nga kanapeja keshtu reagojn (e tmerrshme).
Jeni mejmuna trushpelar qe nuk ka si te reagoni ndryshe, sepse nuk jeni mesuar me dialog dhe versionin ndryshe, por jeni brumosur me peralla me agjent dhe me mentalitet diktatorial.
Uaaaa e tmershme … ptuuuu debila.
Sali monstra me kèto veprime antishqiptare krijon vetèm urretje dhe nxitje ndaj vllehève gjysèm lèkurzinj qè grekèt na i dhanè shtetèsin greke .Shumè koka shqiptare tè nxehta pèrball njè ofendimi tè kèsaj natyre lenè tè kuptojn se nqse shteti nuk ndèrhyn urgjentisht i le rrugè hakmarrjes shqiptare gjè e cila nuk duhet tè ndodh sepse ekziston shteti dhe ligji .Braho na ka treguar dhe her tjetèr pèr bèmat e kriminelit por nqse ti si deputet nuk ngre padi ndaj njè tè ashtuquajturi vrasèsi ose nuk vendos si mazhoranc tè implikoj prokuror tè vendost pèrpara drejtèsis ai dhe pasuria e tij familjare.Sepse u ngopèm me tregime dhe janè fakte por çfar bèn magjistratura me prokuror?
do vije dhe koha e enverit, keto 30 vite i kaluam si ne enderr,si gjumi i gjarperit, mallkuar qofte sali berisha…..
Pyetjet dhe pergjigjet ne interviste jane per respekt, por nuk eshte vetem Sali Berisha me i keq se virusi KORONA, krah te cilit jane edhe lulevirusi, dumavirusi, megametavirusi dhe viruse te tjere qe po i vrasin shqiptaret me keq se koronaviruset… Situata eshte alarmante po edhe me e rende do te dale gjendja ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe kudo qe ka shqiptare sepse, viruse me te medhenj se KORONA virusi jane politikanet e hoxhavirusve, brahimvirusve, ismuteismetvirusve… deri te albinviruset KORONAserbe!…
Ruaje ZOT Shqiperine dhe popullin shqiptar qe po rrezikohen prej virusve te vet “shqiptare” edhe me keq se prej KORONAvirusit…
Shqiptaret ne Kosove dhe kudo rrezikohen prej LDKvirusit dhe kopilovirusve te saj si SALIvirusi…
Koronavirusi po ra brenda parlamenteve “shqiptare”, shpeton Shqiperia dhe populli shqiptar! Amen!…
DRENICA E KUQE
Plak matuf ,rrote Ka.. i komplet.
eshte edhe depumut pale.
o saLESHbisturidocikaraxh,po te kishe nje fije burrerie, me te gjitha keto qe ke bere dhe degjon :
DUHET TE KISHE VRARE VETEN!
KY baba Taku me duket baba Leshi.
KY Taku ishte avokati I Metes( njeriu me besnik) dhe na cante bythen qe Meta nuk eshte hajdut ,se “sovrani” foli dhe gjykata(Saliu) e nxorri Jo hajdut.
KY patriot hajdut dhe pa karakter.
Mund ta kishte pyetur gazetari për periudhën 2005-2009 kur LSI të cilës i përkiste Braho atëhere ishte në koalicion me Sali Berishën, pse nuk kishte të njëjtin mendim ky farë burri për Berishën? Braho është etaloni më i zi i sistemit komunist, njeri gjakatar, i paisur me një urrejtje të verbër ndaj të gjithë atyre që nuk kanë bindje komuniste. Urrejtja e tij për ata që ai i ka quajtur dhe i quan “armiq”, “reaksionar” është më e egër edhe se në periudhën e apogjesë së luftës së klasave në komunizëm.
Ti FLM. mos ha m…t kot se dhe ti si ata jevgjit Greke do jesh spiun si Vasili se e keni ne gjaske te prishur.
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: March 24, 2011 at 10:31:02 PM EDT
Subject: AS MILLOSHEVICI AS CHINCHIZKHANI E AS….
AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI AS CHINCHIZKHANI … AS TE GJITHE PUSHTUESIT DHE RRENUESIT E SHQIPERISE NUK IA KISHIN E NUK JA KANE BERE SHQIPERISE E SHQIPTAREVE ATE QE IA KA BERE SALEH RAMOLLAH AJATTOLLAH MURTAJA I VICIDOLIT DHE BANDA E GANGSTEREVE POLITIKE BIOLOGJIKE DHE MEDIATIKE TE TIJ
U HUMBTE FARA ! AMEN !
Mereni me mend se c’far gallofesh ka shqiperia deputet . Si mund te pranohet per deputet (ligj beres ) nje njeri qe i perket ,kohrave ,tash te harruara te perandorise islamike . Ky njeri nuk eshte islamik ,si perkatesi fetare , por islamik ne mendime dhe formim . Po me c’moral del ne media ,per te trajtuar problemin shendetesor , teper te frikshem ,per popullin qe e ka votuar ;dhe per habi ,injoron kete problem , dhe na flet per ca gjeagjeza me Berishen .Nuk kam ne mend te trajtoj zhvillimet e intervistave bajate, te ketij derdemeni ,por dua tju them politikaneve me ne ze ,;mos merrni ne qafe popullin me keta Don Kishoter te pa gdhendur e meskin ,duke i vendosur ne krye te institucioneve te popullit . Faleminderit .
SPARTAK BRAHO QUHESH … SPARTAK JE !
I missed You Mr. Bravo !
Jo per canten tende…
Ajo cante eshte deshmi e hapur e shqiptareve, e ligjit dhe drejtesise ne varret e mbi 4000 te vrareve, mbi 6000 te plagosurve te pranveres se brishte e te trishte te 97-es, ne shkermoqjen si kocan misri te krejt Shtetit Shqiptar nga komplotet Berisha- Miloshevic per “ paqetimin” e Kosoves njehere e pergjithmone ne 2 miliarde euro e plackitura shqiptare e rreth 2.5 miliarde euro te tjera armatim e pasurive te bera shkrumb e hi prej tij, ne nxjerrjen ne prite per se gjalli e ekzekutimin per se vdekuri te Azem Hajdarit dhe grusht shtetin fashisto-cetnik te Milloshevic- Berishes te 14 shtatorit 1998,ne 27 kufomat e bebeve te lindura e te palindura, ne varrezat e femijeve e nuseve, grave e pleqeve te Gerdecit, ne bulevardin me gjakun e pathare ende te 4 viktimave paqesore, te qindra te plagosurve e te rrembyerve e torturuarve nga “ Xhuponet e Zinj” te faqeziut te Vicidolit ne masakren nazi- fashiste te 21 janarit 2011 ne bulevardin “ Deshmoret e Kombit” ku nuk pat guxuar te ekzekutonte as nazi- fashizmi e as komunizmi…. ne 25 miliarde euro te plackitura e vjedhura shqiptareve e Shqiperise nga kjo Bande Gangsteresh e SaLikekracise….ne gati 20 SaLikekraci !
Per kurajon tende qytetare e demokratike per te denoncuar e fshikulluar kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
Per guximin e kurajon atdhetare per te denoncuar dhe bere gjyqin publik ketyre banditeve e kryemafiozeve perballe te cileve edhe Al Capone e Escobari, Genoveze e Toto Rina … jane lilipute!
Per ate qe je e qe perfaqeson popullin e memedheun tend !
E se fundi falenderoj Berishen e Gazideden qe me detyruan te largohem me ngut e para se te mbaja nje premtim e angazhim qe te pata dhene …
Guri i rende peshon ne vend te vet, thote sovrani Spartak !
Spartak e ke emrin !
Spartak je !
Jo vetem Spartak por edhe Spartan i vertete ne mbrojtje te popullit e vendit tend, te lirise dhe demokracise shqiptare !
Je nga te rrallet politikane shqiptare qe parti mbi partine ke Shqiperine edhe Lirine!
Jeto per te treguar e luftuar
! From: Alban Dega
Date: February 21, 2019 at 8:31:42 PM EST