Ilir Meta dekretoi të mërkurën emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës si anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke i hapur rrugën ringritjes së kësaj gjykate.
Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca deklaroi se dekretet u firmosën pasi Meta shqyrtoi propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes.
Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda do të ngjiten në Gjykatën e Lartë si gjyqtarë të zgjedhur nga rrethi i juristëve të spikatur, pas një procesi të zgjatur vlerësimi në KLGJ. Sokol Sadushaj është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, Ervin Pupe është pedagog ndërsa Ilir Panda ka mbajtur postin e nënkryetarit të KLD-së deri në mesin e viteve 2000.
Në garën për Gjykatën e Lartë ndodhen aktualisht edhe disa kandidatë të tjerë, të cilët janë në proces verifikimi nga KLGJ. Mes tyre gjenden edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, pedagogja Kestrin Katro si edhe juristët Ardita Buna Alsula, Jetmira Rragami dhe Rezarta Melo (Cenaj).
Më 11 shtator 2019, KLGJ skualifikoi 14 kandidatë për vendet vakante të Gjykatës së Lartë, pasi nuk plotësonin kriteret formale, që përfshijnë shkollimin dhe vjetërsinë në punë.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”;
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;
Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;
Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:
Zotit Sokol Sadushaj;
Zotit Ervin Pupe;
Zotit Ilir Panda.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.
Pirdh pirdh o like edhe kalamojt e vegjel kuptojne levizjet e tua , pasi more garancine qe nuk ka per te te ndodhur gje , na ben te ndjeshmin per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese.
Deri dje ngulje kembe si gomari , tani komplet restesisht u bere i ndjeshem …….
A thuaj shqipo hesapi , na ra ne dere President i pocaqisur , hajdut , dhe paskrupull , fati jone , gjitandej te poshteruar , pasi gjithe bota e ka mare vezh se cpolitikane kemi na perbuzin gjithandej dhe na shikojne si dru me pre
Zagart e Meros, ku eshte komenti im?
Eshte per gjykaten e larte o RILINDAS, as Te lexoni nuk dine rilindasit…
ti je Majmini i ri zbritur nga pema
dhe dike me lexúeeeeeeeeee !
auuu
Te afroj ji vend pue e Cirkun Majmuni Qirko
na u ba President ,
ne rolin kryesor
Cfare turpi Ilir Panda anetar i Gjykates se Larte. Ish minister i PS. Sekser i njohur. Hajde veting hajde. Hoqen Lenen vune Prenen
NUK I SHPETONI DOT VENDIMIT TE ZOTIT
Theodhori Sollaku eshte shkualifikuar nga gara ndaj lajmi duhet korrigjuar se nuk eshte i sakte.