Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me korona viruzi.
Në një video nga zyra e tij Rama u kërkoi qytetarëve që të jenë të disiplinuar dhe të rrinë në shtëpi duke evituar daljet e panevojshme.
“Shumë nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit.
Na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket sikur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shkojmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremoni mortore.
Si mundeni ne që t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë.
Mos luani me zjarrin. Korona nuk bën shaka. Ja prish gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr frymën, i ha fytin dhe i përdor për të kapërcyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Korona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë.
Duhet të rrinë në shtëpi, mbani dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të moshuarit apo të mësuarit kronikë.
Të shohin sa më pak lajme dhe sidomos ato debatet që janë vatrat e infodemisë. Ndiqni informacionet zsyrtare dhe ndiqni këshillat. Sa më të disiplunuar dhe sa më shumë të shtrëngohemi në këto masa, nuk po vjen fundi i botës, dhe as jemi thirrur të çajmë rrethimin me armë por të izolohemi nga kontaktet e përditshmërisë. ”- shprehet Rama. (TemA)
Ku eshte ai Zigur Trimi ku eshte me ate dieten mesdhetare dhe me gjakun 0.
O Gandi i madh nuk merr vesh injoranca por kerbaci ne gjuhen e popullit ben pune ne keto kohe.Duhet nje Enver tjeter se au i vinte punet ne vije.Se cka jane sot jane thjesht blogera.Follow me Facebook intstagram dhe what’ up.Keta jeni ju lideret e te sotmes.