Koronavirusi, Rama publikon video-mesazhin e Ardit Gjebreas: Të mbrohemi nga lajmet, që krijojnë shkurajim. Duhet t’i mbyllim derën e shtëpisë, të evitojmë daljet në vende publike

11 Mars 2020, 08:30Sociale TEMA

Të shumtë janë personazhet e njohur, që janë sensibilizuar me situatën alarmante të koronavirusit në Shqipëri.

Më i fundit është producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea, i cili i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kufizojnë sa më shumë kontaktet fizike.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, që e ka publikuar videon e Gjebreas në ‘Facebook’, shoqëruar bashkë me mesazhin e tij.

Ndërsa Rama ka shtuar se duhet të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim.

Statusi i plotë:

Mesazhi i Ardit Gjebreas

FRIKË JO, KUJDES PO!

DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! 

Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! 

Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! 

Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!

Faleminderit për këtë kontribut

1 komente në “Koronavirusi, Rama publikon video-mesazhin e Ardit Gjebreas: Të mbrohemi nga lajmet, që krijojnë shkurajim. Duhet t’i mbyllim derën e shtëpisë, të evitojmë daljet në vende publike”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Dhe une jam dakort qe TELEBINGO te mbyllet deri ne fund te Prillit..apo jo Z. Gjebreja ?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje