Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se parashikohen qindra të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa bëri edhe njëherë thirrje për zbatimin e masave të marra nga qeveria.
Manastirliu tha se neglizhenca ndaj këtyre masave do të vendoste në rrezik sistemin shëndetësorë, pasi mund të çojë në pikën që spitalet nuk do të përballojnë dot fluksin e të infektuarve.
“Parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, dhe ne duhet të sigurohemi që ata të marrin kujdesinë duhur.
Por nëse nuk i zbatojmë rregullat, vendos në rrezik sistemin shëndetësorë sepse nuk arrin dot të përballojë fluksin që do të shkojë në spitale.
Sistemi nuk duhet të jetë i përgatitur vetëm për rastet e koronavirus, por edhe rastet e tjera, sa më shumë të zbatojmë masat që qeveria merr, aq më me pak kosto do ta kalojmë këtë.
Një thirrje edhe për mjeket dhe infermierët, kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse.
Një personel që do të na duhet shumë, por secili nga ne duhet ta ruaj dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor.
Ne do të bëjmë çështë e mundur që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të pacenuar”, tha Manastirliu.
nuk ka se cfar i bo qeverria KORONAVIRUSIT
pervecse te sensibilizoj qytetaret si te mbrohen .
Korona virusi ka pushtuar gjithe boten moderrne .
Rrespektoni rregullat e Higjenes dhe mos dilni nga shtepite
mbrojtja me e mire
dhe Dhisni mbi politikanet e krimit Opozite
#bande Antishqiptare .
Dilni jashte me maska cfaredo maske ju mbron edhe zhele me pas
para