Kryeministri Edi Rama lajmëroi mbylljen e transportit urban nga dita e nesërme, në Tiranë dhe Durrës, si një nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Rama tha se po mbyllet transporti urban në këto dy qytete, për shkak se kanë regjistruar një numër më të madh të të prekurve, në krahasim me vendet e tjera.
“Kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin.
Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin.
Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera.
Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë.
Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne.
Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni” tha Rama.
Shume mire e ben!
Po tregu industrial te rruga 5 maji afer Medreses qe eshte i mbyllur ka 1500 dyqane perse nuk mbyllet ? Aty ka edhe te semure se eshte shume ftohte sepse pronaret LAHI nuk te lene te vebdosesh ngrofie plus qe aty vijne tregetare nga durresi edhe nga te gjitha rrethet. Mbylleni sa me shpejt te jet e mundur pa u bere nami.