I mbyllur në shtëpi, Kledi Kadiu tregon dramën e koronavirusit!

11 Mars 2020, 19:30Sociale TEMA

Italia u shndërrua brenda një kohe të shkurtër në vatrën e koronavirusit në Europë. Vendi ynë fqinj, ku jetojnë e punojnë shumë bashkëatdhetarë tanët, po përjeton momentet e tij më të vështira.

Balerini Kledi Kadiu, që jeton në Rimini, rrëfeu për Class sesi është mbyllur në shtëpi me familjen.

“Ne të izoluar në shtëpi jemi nga dita e premte, por prej dy javësh këtu nuk ka kopshte, shkolla, i kanë mbyllur të gjitha”, tha balerini. 

Më tej i pyetur për vajzën dhe bashkëshorten, ai shtoi me sinqeritet se e bija, ende nuk ka aritur ta kuptojë se çfarë po ndodh. 

“Goca është shumë mirë, por nuk e kupton akoma! Ja kemi shpjeguar sepse nga pyet vazhdimisht pse nuk po shkoj në kopësht, por i kemi thënë që po e pastrojnë kopshtin!

Po mirë ky kopshti, sa ditë do që të pastrohet? Kur të kthehem unë do të shkëlqejë nga pastërtia”, tha Kledi.

Në qytetin e tij, nga virusi kanë ndërruar jetë tetë persona e janë infektuar mbi 200 të tjerë.

2 komente në “I mbyllur në shtëpi, Kledi Kadiu tregon dramën e koronavirusit!”

  1. Liri says:

    NA PLASI OLSI SE PO RI KADIU NE SHTEPI.NE KEMI HALLIN E GREGUT.

  2. Dori says:

    Bravo, Kledi, po jetoke me dy engjej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje