Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter përsa i përket nivelit të diskutimit në studiot televizive.
Dervishi shkruan ndër të tjera se epidemologët, virologët, infeksionistët janë në punë paradite dhe pasdite por përpos kësaj duhet të fitojnë betejën me studio televizive.
“Epidemologët, virologët, infeksionistët janë në punë paradite dhe pasdite.
Paradite luftojnë korona virusin, pasdite e kanë më keq: duhet të fitojnë betejën në studiot televizive!
Kur arrijnë të dalin gjallë nga studiot nisen me gëzim në spital!”, shkruan Dervishi.