Rama përshëndet vendimin e myslimanëve të Shqipërisë: Zbatoi porositë e Profetit Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të, respekt, respekt, respekt

11 Mars 2020, 16:52Politika TEMA

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se falja e namazit të Xhumasë do të anullohet për shkak të situatës në vend.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar kryeministri Edi Rama ku ka falenderuar KMSH-në.

“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të?

? Respekt, respekt, respekt për Komunitetin Musliman që vendosi anullimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami?

Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar?
Faleminderit?”, shkruan Rama.

Statusi i KMSH-së:

Të nderuar besimtarë dhe besimtare!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19.
Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste.

Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon nga myftinitë e qyteteve marrjen e masave të mëposhtme:

1- Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrë fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

2- Anullimi i tubimeve masive si ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme dhe sipas rrezikshmërisë në zonën tuaj të anullohet edhe falja e namazit të xhumasë.

3- Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.

4- Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët.

Pasi të marrim të gjitha masat e nevojshme, t’i lutemi Zotit me lutjen e Profetit Muhamed (a.s.): “O Zot më ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.”

Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të kalojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

8 komente në “Rama përshëndet vendimin e myslimanëve të Shqipërisë: Zbatoi porositë e Profetit Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të, respekt, respekt, respekt”

  1. Neutrino says:

    ….na ruaj dhe nga Sali Berisha……ish-komunist

    1. KujtimnVadha says:

      o gamore kamunista te djallit….. keni kohe per fe ne demokraci pale?!
      o ramush gamori qe nuk rri pa i lepire bithen shqipfolseve…

    2. Gent says:

      Turp qe keto komente banale lejohen, ne nje gazete qe mendon se eshte serioze

  2. Lani says:

    Injorente njorente po kur u ka frike bytha e harrojne prrallat e muhametit.

  3. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    baba mondi a tu bo thirrje myslove sunite: qafirat e mi,nese ju doni virgjereshat mos degjoni bojkotin e muhametit[sipas rames]por hajdeni m’teqe te baba mondit,aty ku corona ska shanc me t’kap,kjo pasi ne e lajme sumen me alkool dhe fshijme me gjethe fiku…………allah uakbar!

  4. ai atje. says:

    Po leri te mblidhen zagaret e te bien me bythe perpjete, ndoshta nuk cohen me pastaj.
    Nuk i gjen gje nga virusi keta, jane virusi vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje