Nga Sokol Balla
Tashmë jemi në luftë. Me një armik që s`i njohim forcën dhe as armët. As fytyrën dhe as erën. I njohim vetëm pasojat. Covid-19 po kthehet në një sfidë reale të shtetit dhe asteve të tij, po teston limitet, jo thjesht të shërbimit shëndetësoror.
Që prej vitit 1997, ushtria nuk kishte zbritur në rrugë, por sot ajo është aty së bashku me të gjitha llojet e uniformave të policisë, për të imponuar një shtetrrethim dhe një karantinë totale, fillimisht në zonat e prekura, por me gjasë shpejt, ashtu si Italia, në gjithë vendin.
Shqipëria nesër futet në një ngrirje totale, ku janë të ndaluara makinat, lokalet, shërbimet, dhe po të ishte e mundur, edhe funeralet. Ndryshe nga qetësia një mujore, dje dhe sot autoritetet janë në një gjendje alarmi të dukshme dhe të prekshme. Një gjendje alarmi që për shumë është e vonuar. Ndaj sot, deri diku e kemi fatin në duart tona. Duhet të respektojmë rregullat, jo për shenjë respekti ndaj qeverisë, por ndaj vetes, të afërmeve, shëndetit dhe larg qoftë rrezikut për jetën tonë.
Nuk janë rregullat e Edi Ramës, janë të OBSH, janë rregullat që po i zbatojnë të gjithë e që po nxjerrin Kinën nga Kriza e virusit që ajo tani ja ka transmetuar botës mbarë. Prej javësh në komunikime publike por dhe private me kryeministrin dhe publikun, kam përcjellë mesazhin e emergjencës me të cilën mund të përballemi me koronavirusin, për dy arsye: e para për shkak të Italisë dhe kontakteve pa fund që kemi me të, e dyta për shkak të vulnerabilitetit të njohur të shërbimit tonë shëndetësor. Sot në Shqipëri janë 23 raste infeksionesh me Covid-19 dhe një rast vdekjeje, por frika është se virusi mund të jetë në fazë inkubacioni te shumë prej nesh.
Nëse në Shqipëri numri i të infektuarve do të shkonte në 1000, në bazë të logaritmeve rreth 200 do të kërkonin trajtim intensive dhe kjo do të kapërcente limitet e kapaciteteve të shërbimit shëndetësor dhe do ta fuste vendin në një krizë të thellë. Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, Italia sot është tërësisht e paralizuar, ndërkohë që Greqia po regjistron numra në rritje eksponenciale dhe të vdekurit e parë. Maratona televizive e Edi Ramës në ERTV e më pas në televizionin e tij të preferuar, “KLAN” sot, është padyshim një sinjal i fortë se ndërsa lufton panikun në radhët tona, qeveria ka vetë shenja paniku Brenda saj dhe për këtë, po kërkon ndihmën tonë.
Ne duhet t`ja japim, siç e thash më herët, jo asaj, por familjarëve tanë. E kemi bërë këtë gjithmonë, si njerëzit e vetëm në botë që paguajnë taksat kryesisht që të mbahet shtetit në këmbë e me makina, por jo që shteti të kujdeset për ne. Sërish ju kujtoj vitin 1997. Njerëzit, bizneset mbijetuan vetë. Ka ardhur koha ta bëjmë vetë sërish. Kryeministri ju sugjeron të hapni dritaret e të mbyllni mediat. Unë them, t`i mbani hapur të dyja. Ajri i freskët duhet çdo mëngjes, ashtu siç duhet dhe transparenca. Shpesh një transparencë e tepruar, edhe e gabuar, bile edhe e orientuar politikisht.
Këtu kryeministri mund të këtë të drejtë. Por unë besoj se ju jeni aq të aftë të ndani propagandën nga informacioni, “fake neës” nga realiteti dhe gazetarët nga tellallët. Ne sot kemi të drejtën të dimë neë, na thonë të mbyllemi në shtëpi, të mbyllim makinat, të mbyllim bizneset dhe paraprakisht të burgosim jetët tona, çfarë ndodhë të hënën? Çfarë do të ndodhë në datën 23?
Vallë do jetë mjaft kjo që ne bëjmë dhe taksat që ne paguajmë, për të shmangur skenare katastrofike? A poi përgjigjet sistemi shëndetësor krizës, apo ka patur vonesa dhe mendjelehtësia? A kemi nxjerrë ndopak mend nga gabimet e fqinjëve italianë dhe nga gabimet tona të shkuara? Siç thotë kryeministri, vend për panic nuk ka, por për kujdes shumë. Kujdes edhe nga gabimet e mundshme, të qeverisë. Pasi nëse makinat janë në garazh dhe njerëzit në shtëpi, nëse Berisha mbyll gojën dhe Basha hundën, në rrugë do jetë vetëm virusi dhe qeveria. Atëherë kur lufta të mbarojë, do ketë vetëm një fitues dhe një të mundur. Në cilën prej anëve do të jemi ne populli i thjeshtë?
Shtat vjet ja kam dhene besimin por me vjen keq per veten time dhe njerezit e mi ty qe se ke problem dhe po u shuajt ky vend jepja. Elitat bejne nje komb dhe nje shtet, ketu elitat bejne gojore nje i pa afte eshte me i rezikshem se nje kriminel dhe ky palla i gjate me gjithe shpuren e tij eshte jo vetem i pa afte por dhe dallkauk. Jepja besimin o Kol kyci mblidh dhe te tjeret qe japin jeten per partine dhe udheheqesin se fitorja eshte afer
Je vetë superpallë o mik, i gjatë a i shkurtër ska rendesi. Qenke nga ata më hyp se të vrava, më zbrit se rë vrava. Jemi kurioz se çdo bënte Lulja yt në këtë situatë.
në cilën anë jo në cilën prej anëve
shqipe e denatyralizuar ….
në cilën anë jo në cilën prej anëve
shqipe e denatyralizuar ….
çfare me nder komentuesi shpirtkataran! Do kete plot te tille; komentuesi eshte prekur se Balla i ze ne goje gojen e Saliut! Sa keq u vjen per Saliun, nuk u vjen per vete; kuptohet jane pjesa tjeter e Shqiperise qe deri me sot i kane sjelle vuajtje, e kane perçunduar e perdhunuar se keshtu u tha Saliu. Do bejne punen e tyre dhe keta bile me shume edhe se virusi se ashtu kane bere, po jeta do vazhdoje . Seicili ta peshoje nga i anon me shume ana dhe atje ta vere furkaçen. Edhe keta si komentuesi me larte , i degjoni se jane te pa bese e kerkojne bese se ai qe es’ ka s’e kerkon. Por zbatono porosite e thjeshta dhe jetesore te keshilluesve specialiste!
Masturbimi nuk te ndalon korona virusin or Koli
Per “Dashamirin! Komentuesi,qe ju e quani me shume te drejte, shpirtkatran, nuk eshte komentues i thjeshte, ai eshte ose S Berisha, ose A Malltezi, ose Sh Berisha, ose nje prej njerzeve te vegjel, qe jane nene urdherat e LSI, dhe te Ç Pekes, A Bushatit, apo E Vasilit.
O ZOTNI RAMA NXIRR NJE URDHER PER ZYRAT E SIGURACIONEVE SE PO NA NXJERRIN NE PUNE
Ceshte ky injorant servil qe ve kete titull !?
E tregove veten qe je xheloz pse Rama preferoka me shume TV Klan. Po a e ke pyet veten se ne c’hale TV ke shkuar. Nje TV qe i ben temena Ilir Metes dhe shpures se tij. Ke punesuar aty njerezit me te poshter si Lubonja dhe Gjekmarkaj dhe per kete aresye je bere i neveritshem per publikun. Aha, ty te intrereson vetem paraja e Hysenbelliut. i pafsh hajrin.