Apeli i kryebashkiakut të Sarandës si mjek: Qëndroni në shtëpi, bëjeni në emër të jetës

13 Mars 2020, 19:36Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka bërë një apel mjaft të rëndësishëm qytetarët e qytetit të tij.

Si mjek, Gurma ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të shmangnin frekuentimin e bareve e restoranteve, për ta fituar të gjithë së bashku këtë betejë

Postimi Adrian Gurmës.

Vazhduam me desinfektimin në tregun e fruta perimeve, e më tej në të gjithë territorin e Bashkisë dhe do të jemi në këmbë 24/24 për përballimin e situatës!

Është ndërprerë transporti publik urban, ka rënë ndjeshëm qarkullimi i këmbësorëve në rrugë dhe shumë bisnese shërbimi i janë përgjigjur apelit tonë për të qëndruar të mbyllur???
Faleminderit për mirëkuptimin e ndërgjegjësimin?

POR ka ende subjekte dhe individë që sillen me INDIFERENCË karshi situatës së krijuar!!

Si Qytetar i Parë,por në të njëjtën kohë edhe si MJEK bëj apel për KUJDES:

QYTETARË:

Qëndroni në shtëpi!

Kufizoni lëvizjet pa arsye dhe konsumojeni kafen apo çajin në ambientet e shtëpisë e shmangni frekuentimin e bareve e restoranteve!
Kthejuni traditës familjare në këto ditë jo të zakonshme!

PRONARË:Mbyllini baret e restorantet këto ditë,në të mirë të stafeve,por edhe të klientëve tuaj,në të mirë të të gjithëve!
Jeta vlen shumë më tepër se sa disa të ardhura financiare të shtuara në këto ditë të vështira!

STUDENTËT DHE QYTETARËT që janë kthyer deri në mëngjesin e sotëm nga Tirana dhe Durrësi të vetëizolohen,të shmangin sa më shumë lëvizjet,e të mos përballemi me të njëjtën situatë që Italia fqinje hasi me zhvendosjen e qytetarëve nga Veriu në Jug!

Bëjeni për veten,për fëmijët e për prindërit.
Bëjeni për këdo!
Bëjeni në emër të jetës?

Panik jo,kujdes po!

#Sëbashkudoiadalim??

/Sarandanews/

3 komente në “Apeli i kryebashkiakut të Sarandës si mjek: Qëndroni në shtëpi, bëjeni në emër të jetës”

  1. Xha Teme says:

    Bravo e madhe Kryebashkiakut dhe doktorit profesionist Adrian Gurma.

  2. Saranda says:

    Bravo e madhe zoti gurma,,, njeri i mire dhe me vlera per saranden

    1. Shqiponja says:

      Sarandes i erdhi e keqia nga “njerezit e mire ” dhe nga djemt sarandiote qe zgjodhem per kryebashkiake , te ti kujtoj me emra ?????
      Qe te gjithe bene ceshte e mundur dhe me vetedije te plote per ate cfare ben , dhe me e lezetshmja po ata sot dalin dhe e “qajne ” sot Saranden …….si i thone fjales se urte : te vrasin naten dhe te qajne diten …….shpresojme , edhe pse eshte vone te beje dicka ky doktori ….ka nje fillim te mire , me vrull , dhe deshire per te punuar, fillim i mbare , gjysma e punes … tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje