Mesazhi i Pandeli Majkos: Nuk është çështje ditësh, mos dil, mos lëviz. Rikthe e zbato këshillat e shkollës fillore

14 Mars 2020, 12:43Sociale TEMA

Nga Pandeli Majko

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!

Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.

Kjo situate nuk eshte ceshtje ditesh!

Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

Mos u “lodhni” nga e perditshmja e ndryshuar! Kjo eshte prove per cilindo dhe jo nje situate qe mund te kalohet me “sportivitet”!

Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja dhe komunikimi rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!

Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë.

Mos dil e mos lëviz! As me kembe, as me biciklete,, as me makine, as me motor, as me urban, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare. (Për Leje: [email protected])

Ul ne zero frekuentimin e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale.

Lejohet të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër.

Trajto me përgjegjshmëri çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja fatale.

Lufta ndaj Covid-19 ☎ 127. Për nevoja reale, urgjenca, policia☎ 112.

Kjo do te jete nje beteje qe zgjat! Ajo fillon nga vetja! Durim dhe kurajo!

4 komente në “Mesazhi i Pandeli Majkos: Nuk është çështje ditësh, mos dil, mos lëviz. Rikthe e zbato këshillat e shkollës fillore”

  1. Mjeku says:

    Je ca vone or Gjino Pandua, sepse para teje doli e na dha recetat e radhes koka tas e mjekrra pras e Rames duke urdheru njerezit te konsumojne jo 3 vakte por 2 sic na u konsumokan ne keshtjellen e tij ne Surrel dhe Covid 19 eshte sprapsur. Nuk eshte cudi te dale serish te flase per 1 vakt ne dite e pse jo, dhe per greve te pergjithshme urie si mjet efikas per ti mbajtur njerezit brenda. Vazhdoni e nxirreni Ramen neper ekrane, ashtu po e diskretitoni krejtesisht injorancen e tij kur flet per simptoma , kurim, trajtim te koronavirusit thua ka mbaruar per mjekesi.

  2. komisar tepelene says:

    q..rropt te japi mend edhe Pandi mafishtja…ku u katandisem

  3. Lani says:

    Edhe ti mos dil Pandi? Apo do na thuash se ke pune shume?!

  4. Ethem Lalaj says:

    FLM P.MAJKO PER KESHILLAT E VLEFSHEME PER NJERZIT E MIRE.ATA QE NUK TE PREFEROJNE..NE TE …LE TE VENE..!
    -Ju pershendet, shoku i babit tend te mire AU-1964-66.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje