Stërvitje mes koronavirusit. Vrapimi në natyrë, i lejuar, por ka rregulla

14 Mars 2020, 09:00Sociale TEMA

Në kohën e koronavirusit, të ecësh apo të vraposh në natyrë është e lejueshme, por ka rregulla. Për shqiptarët, ende të pandërgjegjësuar, fatkeqësisht ato nuk vlejnë.

Në Itali, një nga vendet më të prekura me Covid-19, vrapimi lejohet me dekret të qeverisë. Aktiviteti fizik mund të ushtrohet me kujdes, duke respektuar distancën me një metër nga të tjerët.

Nga shëtitjet e thjeshta dhe deri te vrapimi, në Shqipëri kjo rregullore nuk zbatohet. Të gjithë ecin në grup, madje ka edhe nga ata që ecin të kapur për dore.

1 komente në “Stërvitje mes koronavirusit. Vrapimi në natyrë, i lejuar, por ka rregulla”

  1. Parku liqenit says:

    Mos shaj shqiptaret kaq rëndë! Madje përdor edhe fjalën… “TË GJITHË,”. ME ç’të drejtë ofendon të Gjithë bashkkombesit,madje fare lehtësisht. Ja të them unë një emër që del i vetëm nga kodrat e liqenit:
    Zëvendës Kryeministri Braçe.
    E keni bere Shqipërinë si kosh që mban plehrat e GJITHË BOTËS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje