Korça nuk pyet për koronavirusin: Zjarrfikësja ndërhyn t'i shuajë zjarrin e Natës së Verës

13 Mars 2020, 20:23Sociale TEMA

Edhe pse e gjithë Shqipëria është izoluar në mënyrë që të frenohet përhapja masive e koronavirusit, duket se në disa qytete nuk zbatohen rregullat e dhëna nga autoritetet.

Disa persona të paidentifikuar në qytetin e Korçës kanë ndezur zjarre për të festuar ditën e verës.  Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin e vendosur nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 33 ndërsa së fundmi janë konfirmuar edhe dy raste të prekurish në shtetin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje