Heronjtë e këtyre ditëve, doktorët që kanë lënë familjet për t’i shërbyer pacientëve në karantinë

13 Mars 2020, 22:30Sociale TEMA

Padyshim heronjtë e këtyre ditëve aspak të zakonta dhe të vështira janë ata që vazhdojnë të qëndrojnë në linjën e parë të detyrës dhe i shërbejnë atyre që kanë nevojë. Doktorët, infermierët, policët, zjarrëfikësit, ushtarakët, gazetarët dhe të tjerët që gjenden në spitale apo në terren, ndërkohë që shumica e njerëzve jane izoluar në shtëpi së bashku me familjen.

3 doktorët e vetëm që lejohen të futen në karantinën e ngritur në Spitalin Infektiv dhe që kurojnë të prekurit nga Koronavirusi janë Entela Kolovani, Ergys Ramosaco dhe Nevila Gjermeni. Heronjtë me bluza të bardha, si pasojë e rregullave të karantinës dhe izolimit për t’u mbrojtur vetë por sidomos për të mbrojtur të tjerët nga shpërndarja e virusit, qëndrojnë larg familjes këto ditë.

Entela dhe Ergysi janë çift dhe kanë një djalë 10-vjeçar Johanin, të cilin nuk e takojnë prej ditësh dhe e kanë çuar të qëndrojë me tezen e tij. Ndërkohë që Nevila Gjermeni, në kohën kur nuk ndodhet në spital pranë të sëmurve nga Covid19-ta, qëndron në hotel, e shkëputur nga dy fëmijët e saj të vegjël dhe familjarët e tjerë. Doktorët janë aq të kujdesshëm në masat që kanë marrë dhe shmangien e kontaktit fizik me të tjerët, sa dhe rrobat që ndërrohen i mbajnë në makinë.

Vetëm falenderime dhe mirënjohje për heronjtë tanë, ata të cilët sakrifikojnë më tepër se të gjithë kur më se shumti kemi nevojë! /News31.al

4 komente në “Heronjtë e këtyre ditëve, doktorët që kanë lënë familjet për t’i shërbyer pacientëve në karantinë”

  1. Arber iliri says:

    Respekt per mjeket infermieret dhe gjithe te tjeret qe jane ne linjen e pare.do i kalojme keto kohe te veshtira.

  2. Komentuese says:

    Pa fund respekt per Ergysin, Entelen, shoket e mi. Per gjithe ata qe sot me shume se asnjehere tregojne se cilet jane vertete. Heronjte e thjeshte ne madheshtine e tyre. Zoti ju bekofte e ju dhente da me shume force. ??????

  3. Veterani says:

    Nderime dhe Respekte. ? ? ?.

  4. Rei says:

    Zoti i ndihmofte.

    Mirenjohje te thelle.

    Mirenjohja me e madhe do ishte mga qeveria qe tju ngreje rrogat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje