Koronavirusi, Shqipëria njofton mbylljen e kufirit me Malin e Zi

13 Mars 2020, 21:09Sociale TEMA

Policia kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit per te gjithe shtetasit qe duan te shkojne ne Mal te Zi, për të parandaluar perhapjen e koronavirusit.

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19”, njofton policia.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

1 komente në “Koronavirusi, Shqipëria njofton mbylljen e kufirit me Malin e Zi”

  1. ARBEN ISMAIL says:

    Po pse nuk e keni mbyllur edhe doganen e hanit te hotit, kurse te tjerat i keni mbyllur.Cfare ndryshimit kane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje