Vitamina C, mjekët italianë rrëzojnë “mitin” për mbrojtjen nga koronavirusi

14 Mars 2020, 10:39Sociale TEMA

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale pak ditë më parë në Itali se, në disa nga spitalet e Milanos, ku po kurohen pacientë me virusin e koronavirusit, po merret edhe vitamina C bëri që shumë qytetarë të dynden drejt farmacive për ta blerë atë. Një femomen ky që po ndodh edhe në Shqipëri.

Jo vetëm vitamina C, por me shpejtësinë e erës janë shpërndarë edhe video të tjera të fundit se në këtë situatë të pazakontë ndihmon edhe ngrenia e qepës sa më shumë, apo pirja dhe shpërlarja e gojës me ujë të ngrohtë. Videot e fundit të shpërndara nga njerëz jo kompetentë nuk janë marrë në konsideratë nga mjekët infeksionistë.

Por ajo që ka vënë në lëvizje vëmendjen e tyre është pikërisht marrja pa kriter e vitaminës C.  Aq sa drejtorë të reparteve të sëmundjeve të infektivit në Milano të dalin dhe të shpjegojnë një herë e mirë për mediat italiane se asgjë nuk është e vërtetë. Madje, marrja e vitaminës C (sic ndodh rëndom edhe në Shqipëri) pa recetë mjeku në mënyrë të pakontrolluar, sipas mjekeve infeksionistë, mund të cojë në dëmtim të shëndetit.

Mjeku virolog i Universitetit Shtetëror në Milano, Fabrizio Pregliasco nënvizon për mediat italiane se prej vitesh dihet që vitamina C ka funksion anti-oksidues dhe mund të ndihmojë, “por sigurisht që nuk mund të kurojë apo të parandalojë koronavirusin”.

Një tjetër ekspert, Massimo Puoti drejtor i repartit të Semundjeve Infektive të spitalit Niguarda në Milano, thotë gjithashtu se ndonjë portokall i shtrydhur nuk të bën keq, (sa kohë që nuk je diabetik). Në përgjithësi, vitamina C ka efekt mbrojtës nga infeksionet respiratore, dhe e marrë përmes ushqimit, sipas mjekut Puoti, është e mjaftueshme.

Por ai këmbëngul se, “marrja si suplement pa recetë mjeku, mund të provokojë dëme për shëndetin”. Edhe Andrea Gori, drejtor i Semundjeve Efektive në Poliklinikën e Milanos nënvizon të njëjtën gjë. Duke folur për kurën që po ndiqet ndaj të sëmurëve me koronavirus, mjeku infeksionist shprehet qartë se, vitamina C nuk është absolutisht e parashikuar në këtë proces.

2 komente në “Vitamina C, mjekët italianë rrëzojnë “mitin” për mbrojtjen nga koronavirusi”

  1. Bujar Kanapari says:

    Receta per te rritur imunitetin.
    1 – Per familjet e zakonshme.
    – Javen e pare, te pihen 2 kokrra veze ne dite.
    Pas javes se pare, mjafton 1 veze.
    Vetem veza, ploteson te gjithe kompleksin e vitaminave, lendeve minerale dhe aminoacideve.
    Ata qe e kane te veshtire ta pijne, mund ta perziejne me sheqer.
    Caji dafines, eshte me i miri per te pastuar mushkerite.
    Per cdo person, nevojitet 400 deri 500 gram caj ne dite duke hedhur 2 luge gjelle dafina te grira dhe konsumohet ne dy vakte.
    Caji pergatitet ne kete menyre.
    Per nje familje me 4 antare, zihen 2 litra uje derisa te vloje.
    Ujin e vluar e heqim nga soba dhe hedhim menjehere 4 luge gjelle me dafina te grira te thata, ose 6 – 8 te njoma.
    I veme nje kapak dhe e leme 20 minuta, pastaj e konsumojme sic eshte ose duke e embelsuar me pak sheqer.
    Pervecse pastron mushkerite, dafina ka edhe disa veti tjera antioksiduese, parandalon gripin ose zbut simptomat e gripit.
    Dafina nuk duhet te zihet njekohezisht me ujin.
    Caji dafines duhet te perdoret derisa te kaloje gripi dhe te gjithe ata qe vuajne nga bronkiti kronik dhe nga infeksionet e rrugeve te frymemarrjes.
    – Gjithashtu duke konsumuar agrume, portokalle kivi limona etj pa e tepruar.
    – 1 luge vaj ulliri ne dite.

    2- Per famijet aristokrate.
    – Mjalte te perzier me arra dhe vaj ulliri.
    -Cajin e dafines si me siper.
    -Agrumet.
    -Nje gote vere te kuqe.
    – Propolis. Per dozen konsultohesh me mjekun.
    Di qe nje gram ne dite nuk perben problem.

    Te gjithe ata qe kane probleme me diabetin zemren veshkat etj, duhet te konsultohen me mjekun specialist sa i takon konsumit te vezes dhe mjaltit.
    Femijet nen 5 vjec, nuk duhet te konsumojne mjalte dhe propolis, pasi shkakton probleme si myk dhe ngushtim te rrugeve te frymemarrjes.

    Te gjithe ata qe jane nen peshe trupore, qe punojne ne pune te rendomta, dubet te punojne me pak qe te arrijne peshen normale.

  2. tulla Kuksit says:

    Po per familje politikanesh a ke ndonje recete….mundesisht edhe per macen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje