Sensibilizimi/ Pas thirrjes së ministres Manastirliu, mjekët e infermierët përgjigjen në kohë rekord: Duam të jemi pjesë e ekipeve në terren

14 Mars 2020, 17:31Sociale TEMA
Sensibilizimi/ Pas thirrjes së ministres Manastirliu, mjekët e

Pas thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndaj të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre në luftën ndaj coronavirusit duke u bashkuar me ekipet mjekësore në terren, reagimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm.

Në Facebookun e ministres, mjekë, infermierë e studentë mjekësie kanë treguar gatishmērinë e tyre të menjëhershme.

Ministrja dhe stafi i saj i ka falenderuar dhe i ka orientuar që të vazhdojnë procedurën në https://mjeke.shendetesia.gov.al/ dhe http://infermierepershqiperine.al/ .

Më poshte po ju sjellim disa nga reagimet qe shprehin gatishmerine. Janë emocionuese keto momente solidarizimi e bashkimi.

Më herët ministrja beri thirrjen:

“Na jepni një dorë” – THIRRJE PUBLIKE të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre, t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren! SOT ËSHTË DITA për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’a përballuar së bashku luftën me COVID-19!

Apliko ?
https://mjeke.shendetesia.gov.al/

http://infermierepershqiperine.al/

1 komente në “Sensibilizimi/ Pas thirrjes së ministres Manastirliu, mjekët e infermierët përgjigjen në kohë rekord: Duam të jemi pjesë e ekipeve në terren”

  1. Timi says:

    Bravo! Dhe falemnderit. Se bashku do ja dalim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje