Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

14 Mars 2020, 11:05Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 38.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur! (TemA)

1 komente në “Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri”

  1. Gazetari says:

    Nje sqarim per ju gazetar leshi:

    Pyetja kryesore eshte sa raste jane shtuar sot, nga cili rreth jane, cfare moshe kane dhe a kane lidhje me te prekurit e tjere.

    Nuk e imagjinoj dot se si mund te quhesh gazetar a gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje