Mos merrni anti-inflamatorë (ibuprofen, kortizon…) për të parandaluar koronavirusin! Vetëm ulni iminitetin e trupit!

15 Mars 2020, 09:32Sociale TEMA

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht mund të përkeqësojnë koronavirusin.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Olivier Véran, i cili është një mjek dhe neurolog i kualifikuar, ka postuar këtë mesazh në Twitter:

“Marrja e anti-inflamatorëve [ibuprofen, kortizon …] mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit.

Në rast ethe, merrni paracetamol. Nëse tashmë po merrni ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshillat e mjekut tuaj”.

Sipas kesaj teorie perdorimi i antiiflamatoreve ul rrezistencen e imunitetit tek i semuri.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paracetamolin sepse “kjo do të zvogëlojë ethet pa kundërsulmuar me inflamacionin”.

Jean-Louis Montastruc, drejtuesi i farmakologjisë në spitalin e Toulouse, i tha radios RTL: “Ilaçet anti-inflamatore rrisin rrezikun e komplikimeve kur ka ethe ose infeksion”, pra duke ndihmuar coronavirus pa e kuptuar sepse ul imunitetin e trupit, shkruan gazeta britanike The Guardian

2 komente në “Mos merrni anti-inflamatorë (ibuprofen, kortizon…) për të parandaluar koronavirusin! Vetëm ulni iminitetin e trupit!”

  1. Kor+ca says:

    Ju thoni anti -inflamatore , por cilat jane shenjat klasike te nje gjendje inflamatori ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje