Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson masat që janë marrë në Shqipëri ndaj COVID-19: Janë mjeti më i fuqishëm, mirënjohje ndaj punonjësve të shëndetit

17 Mars 2020, 17:49Sociale TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë një mesazh inkurajues për mjekët dhe qytetarët shqiptarë.

OBSH shkruan se masat e qeverisë janë mjeti më efikas ndaj luftës me koronavirusin, ndaj duhen respektuar.

Institucioni në fjalë i përgjigjet edhe akuzave të PD, se nuk po kryhen testimet. Në deklaratë thuhet se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë.

Mesazhi i plotë:

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror.

Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar.

Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

3 komente në “Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson masat që janë marrë në Shqipëri ndaj COVID-19: Janë mjeti më i fuqishëm, mirënjohje ndaj punonjësve të shëndetit”

  1. Adi says:

    Duhet te bazohet ne faktore klinike, dmth me shenja te shfaqura si kolle e thate, dhimbje fyti, dhe temperature nga 38grade C e siper. Gjithashtu testi qe te behet duhet te bazohet edhe ne faktorin epidemiologjik, pra te linkut apo kontaktit qe mund te kesh patur me nje te ardhur nga Italia, Spanja, pra te vatrave te medha te virusit. Pa zhviillim te shenjave apo pa kontakte me te ardhur nga zona problematike nga jashte nuk ka pse te behet testi.

  2. XXXL says:

    Pershendetje.
    Kete mesazh inkurajues dergoja Sali Kerme Serbit, Lul Dezhurnit, Tranvestites Kokemadhi, Koqes Like dhe mos harro te pjerdhurin kokerrjepurin Vasili.

  3. ben says:

    Me nje fjale, hani mut juve te SHQUP-it qe jeni bere si goret duke llomotitur lart e poshte me demek se ju dogj barku per popullin.
    Kur ishit ne pushtet e vodhet dhe e vrate sa deshet popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje