Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot asaj pjesë të popullsisë që kritikon masat e marra nga qeveria për shkak të koronavirusit dhe u bën thirrje ta kuptojnë se vendi sot është në luftë.
“O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e zotit!
A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është:
Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do ti bënit ato lloj pyetjesh?
Presidenti i Francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: Jemi në luftë! Ju lutem ndajeni mendjen:
Jemi në luftë! Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë!
Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim!
Ne po bëjmë e do bëjmë gjithçka që është e mundur mbi këtë tokë, po nuk jemi zoti dhe nuk zgjidhim dot me magji probleme e halle që janë reale, por që janë pjesë e të qenit në luftë!
Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime!
Me mish e me shpirt!” –shkruan Rama. (TemA)
?????????
Z. Kryeministêr! Jam plotēsisht dakord që masat e marra nga ju janë tē domozdoshme për situatēn ku ndodhet vendi,por nuk është e qartë se si duhet tē veprojê biznesi i vogël i shitjes me pakicê ( dyqane) jo ushqimorē , sepse po abuzohet disa punojnë e disa respektojnë karantinën, disa lejohen të punojnē nga policia e disa shantazhohen nga civilë me fotografim të biznesit e mbyllje nga uniformat ! Duhet ta ndash se si do vijojë biznesi i vogēl, hapur apo mbyllur !.
Oo Z Rama: Shqiptaret jane koke gdhe dhe te pa civilizuar,injorant ata mendojne se : do ti dhe qeveria qe kjo te ndodhi!!!!
Gjithe bota lufton kete lufte , Vetem Shqipetaret Jo Jo ,flasin budallalliqe,japin mendime te cmendura per Boten,bejne te kunderten e te tjereve
e ku ti numuroj te tjerat
Prandaj vazhdo ate qe e ke nisur si gjithe bota e zhvilluar