Do të diskutohej për negociatat për Shqipërinë, koronavirusi shtyn mbledhjen e Këshillit Europian

18 Mars 2020, 17:51Politika TEMA

Anëtarët e Këshillit të Europës mbajtën një video konferencë gjatë ditës së mërkurë për situatën e krijuar nga Covid-19 gjatë së cilës vendosë të shtyjnë dhe mbledhjen e radhës së Këshillit që ishte parashikuar për t’u mbajtur më datë 26-27 mars.

Përmes një deklarate për shtyp u njoftua shtyrja e kësaj mbledhje, por nuk u caktua një datë tjetër.

Në këtë takim pritej të kishte një tjetër vendimmarrje në lidhur me çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E nëse herët e tjera ishin problemet e brendshme të BE ato që ndikuan në mos hapjen e negociatave, kësaj radhe është pandemia e Covid-19 ajo që po e pengon vendin tonë në rrugëtimin europian.

Gjatë video-konferencës, vendet anëtare diskutuan për çështjen e vënies në kontroll të koronavirusit, sigurimin e mjeteve të nevojshme mjekësore, promovimin e kërkimit shkencor. Hapa të cilat vendet do t’i ndjekin menjëherë në të gjitha nivelet.

Këshilli i Europës ra dakord që një tjetër konferencë e ngjashme të mbahet javën e ardhshme. Ata riafirmuan nevojën për të bashkëpunuar dhe për të bërë gjithçka të nevojshme për t’u përballur me këtë krizë dhe pasojat e saj. Prioritet mbetet jeta e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje