Për herë të parë asnjë rast i ri me koronavirus në Kinë

19 Mars 2020, 09:51Bota TEMA

Për herë të parë që kur nisi kriza e koronavirusit, Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se për herë të parë që prej Dhjetorit nuk është shënuar asnjë rast i ri i infektuar brenda vendit.

Të mërkurën janë raportuar 34 raste të reja, por autoritetet kineze shprehen se ata janë persona që kanë ardhur të infektuar nga vende të tjera.

CNN shkruan se Ëuhan, epiqendra e koronavirusit, do duhet që të mos ketë asnjë rast të ri për 14 ditë rresht që të lirohet nga karantina. Ndërkohë në provincën Hubei, kanë filluar të zbuten masat që pati marrë qeveria.

Nga ana tjetër, duke parë edhe rastet e reja të importuara, Kina dhe Hong Kongu po përgatiten për një valë të dytë infeksionesh. Ata frikësohen se njerëzit që vijnë nga vendet e huaja mund të risjellin edhe virusin me vete.

1 komente në “Për herë të parë asnjë rast i ri me koronavirus në Kinë”

  1. Analize says:

    Pirdh pirdh o kinezo. E dime si funksionojne te dhenat dhe sa jane reale ato ne Kine.
    Prandaj presidenti kinez u zhduk nga te gjitha mediat qe mos e asociojme me turpin dhe pamundesine e perballimit te epidemise
    Ne sitin worldometer jane te dhenat e koronavirusit dhe per Kinen ku po vazhdojne ye shtohet numri i te infektuarve dhe ai i te vdekurve. Ky optimizem nuk ka vend persakohe qe burimi i vetem eshte regjimi kinez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje