Pronari i CureVac, që u përplas me Donald Trump: Ja kur e pres vaksinën kundër COVID-19

19 Mars 2020, 08:39Bota TEMA

Miliarderi gjerman Dietmar Hopp, pronar i kompanisë farmaceutike CureVac, njëherësh presidenti i klubit të futbollit Hoffenheim, tha se ai e priste në vjeshtë një vaksinë të fortëndërruar e fort të dëshiruar kundër koronavirusit.

Ditët e e fundit Hopp kundërshtoi një ofertë të presidentit amerikan Donald Trump për të blerë kompaninë e tij, duke shpjeguar se do të bënte një vaksinë në të gjithë botën.

Kjo është arsyeja pse dy ditë më parë Bashkimi Evropian i dha atij një kredi prej 80 milion eurosh.

“Gjëja e parë që duhet të them është se, edhe nëse shpikja jonë do ketë sukses, njerëzit e sëmurë nuk mund të kurohen me këtë vaksinë. Sidoqoftë, vaksina mund të parandalojë që njerëzit e shëndetshëm të sëmuren nëse, për shembull, pandemia intensifikohet dimrin e ardhshëm, siç thonë disa ekspertë”, tha Hopp për Bild.

Ai deklaroi se nëse kursi i tanishëm i kërkimit mbetet pozitiv, provat klinike do të fillojnë në fillim të verës.

“Presioni është i madh, por miratimet nga autoritetet do të arrijnë më shpejt se në raste të tjera sepse çështja është delikate. Unë pres që vaksina të jetë gati në vjeshtë,” tha Hopp.

1 komente në “Pronari i CureVac, që u përplas me Donald Trump: Ja kur e pres vaksinën kundër COVID-19”

  1. dashamiresi says:

    Po ky kur eshte milardier, perse i duhen 80 miljone euro per te bere vaksinen?! Kjo eshte konomi e tregut kategorikisht e rrenjesisht jo humane, njerezore por skllaveruese. Jeta jo ne dore te shoqerise njerezore, por te privatit manjak qe te gerryen dhe kocken. Prandaj ndodhin keto katastrofa se shteti, dmth shoqeria, ka ne dore ushtrine dhe policine dhe keto te ndervarura nga privati per kompletimin e tyre qe me dyfeqe e qofte me breke. Keshtu qe shoqeria ngelet ne doren e coronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje