E quajti “virusi kinez” dhe flet për masa ndëshkuese, Trump: Nuk është racizëm

18 Mars 2020, 22:35Bota TEMA

Në konferencën për mediat të mbajtur si çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë që prej shpalljes së pandemisë së koronavirusit, presidenti Trump la të kuptohej se mund të ndërmerrte masa ndëshkuese kundër Kinës.

Më herët ai e ka quajtur koronavirusin e ri si “virusi kinez” në komunikimet e tij, diçka që mohoi të jetë një etiketim racist. Ai tha se po e përdorte termin, pasi Kina u përpoq të fajësonte Shtetet e Bashkuara duke thënë se virusin në Kinë e çuan ushtarët amerikanë.

“E quaj kështu sepse vjen nga Kina. Nuk është fare raciste, aspak. Vjen nga Kina, prandaj e quaj kështu. Dua të jem i saktë”, tha Trump. “Siç e dini Kina u përpoq të thoshte se u shkaktua nga ushtarët amerikanë. Kjo nuk mund të ndodhë, për sa kohë të jem unë President. Virusi vjen nga Kina”.

I pyetur nëse tema e sanksioneve është në diskutim, pasi ishte përmendur më parë nga senatori republikan Tom Cotton. “Nuk mund të them se e ka fajin Kina, por virusi vjen nga Kina. Askush nuk duhet ta vërë në dyshim këtë. Kam shumë respekt për senatorin Tom Cotton, shumë njerëz e kanë thënë këtë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

3 komente në “E quajti “virusi kinez” dhe flet për masa ndëshkuese, Trump: Nuk është racizëm”

  1. fat man says:

    Po si te thote Presidenti Trump, kur vurusi vjen nga Kina te thote qe eshte virus Rus.
    I rruni trapin.

  2. Elba says:

    Virusi eshte Pure Kinez.Une do te shtoja’Virusi Kinez Komunist.Akuza Kineze drejtuar Ushtrise Amerikane eshte shume e rende dhe e pa pranushme.Ne luften e 2Boterore ,ShB.A.ja e tregoi veten,iu bashkua Koalicionit,kunder Gjermanise Hitlerjane.Ne te bente pjese Rusia Komuniste me Angline.Gabimi?Ti kthehesh Stalinit e ta shkaterronte.Mos te linte Komunizmin ne Kine.Mbase ishte e pamundur.Por duhet themi me te madhe.Komunizmi,virusi me I madh I te gjitha kohrave.Dikur,nje grup Sindikalistesh Shkuan ne Amerike.Iu afruan nje Fabrike.Perfaqesues te saj I priten.E kujt eshte Fabrika,pyeten Ata?E aksionereve,pergjigja.Po ato Makina?Te punetoreve shtuan ata.Me pas do te shkonin ne Rusi,prane nje Fabrike.E kujt eshte Fabrika? E punetoreve!!!Po ajo Makina atje? E Drejtorit! Por ka dhe Shofer Personal,per ti bere Pazaret.

  3. Elba says:

    Virusi eshte Pure Kinez.Une do te shtoja’Virusi Kinez Komunist.Akuza Kineze drejtuar Ushtrise Amerikane eshte shume e rende dhe e pa pranushme.Ne luften e 2Boterore ,ShB.A.ja e tregoi veten,iu bashkua Koalicionit,kunder Gjermanise Hitlerjane.Ne te bente pjese Rusia Komuniste me Angline.Gabimi?Ti kthehesh Stalinit e ta shkaterronte.Mos te linte Komunizmin ne Kine.Mbase ishte e pamundur.Por duhet themi me te madhe.Komunizmi,virusi me I madh I te gjitha kohrave.Dikur,nje grup Sindikalistesh Shkuan ne Amerike.Iu afruan nje Fabrike.Perfaqesues te saj I priten.E kujt eshte Fabrika,pyeten Ata?E aksionereve,pergjigja.Po ato Makina?Te punetoreve shtuan ..Me pas do te shkonin ne Rusi,prane nje Fabrike.E kujt eshte Fabrika? E punetoreve!!!Po ajo Makina atje? E Drejtorit! Por ka dhe Shofer Personal,per ti bere Pazaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje